Benachrichtigungen
Alles löschen

ALL-LLAHU xh.sh. E din me se miri.

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
191 Ansichten
(@aderim)
Beiträge: 13
Active Member
Themenstarter
 
[#5174]

Ne nji vendbanim vdesin 3 njerez 2 mashkuj dhe nji femer.
Si zakonisht njerezit jan te prirur te pretendojn se din, U mbledhen ne nji kuvend ( maxhlis ) dhe te nxitur nga shejtani filluan te i bejn vend te vdekureve ne boten tjeter ( Edhe pse ne kete bote nuk e shfrytzon njeriu me i mencur as 6 % te kapacitetit truror ).
Ne mesin e njerezeve ishte nji Engjull i shendruar ne forme te plakut.
Filloi debati rreth njerit nga mashkullit te vdekur...Dikush tha se Rahmetliu mbante Namaz te rregullt, i thirrte njerzit e tjere ne Namaz Jepte zeqat dhe ndihmonte skamnoret....Shumica than Ky njeri e ka vendin ne Xhehnet...Por kur Kryetari i vendbanimit e pyeti Plakun Jabanxhi ( Engjullin ) se cfar Ai mendon...I urti tha:Ky njeri veprat qe beri...i beri per syrin e njeriut....dhe nuk i beri ne emrin e ALL-LLAHUT xh.sh., keshtu qe Une dyshoje se ky njeri e fitoi xhehnetin, megjithate ALL-LLAHU xh.sh. e din me se miri.
Filloi debati per mashkullin tjeter te vdekur...Shumica e lavdruan se ishte : i pasur, puntor, bamires, dhe kishte shkuar disa here Qabe. Keshtu qete gjithe menduan se i njejti kishte fituar Xhehnetin, perseri plaku Jabanxhi tha se Veprat e mira behen ne emer te ALL-LLAHUT xh.sh. dhe se dora duhet te futet ne xhep pa e shikua sa para mer dhe ti jipet dijuht por sa me pak te jete para syve te njeriut qe mos ta perkul Jetimin dhe skamnorin. Shkuarja e disa herave ne Qabe nuk eshte e dobisheme nese vllau nuk ka pas kafshaten e bukes... Megjithate ALL-LLAHU xh.sh. e din me se miri...
Kur filloi debati rreth Personit te trete qe ishte Femer...shumica than : nuk duhet diskutuar per ket njeri...Ishte shume e poshter...Ju merrte njerezve flori ( para ) per sherbime sexuale, jetoi neper shtepija publike dhe kjo ma se e sigurt do te gjindet ne zjarrin e Xhehnemit...
Kur te gjithe perfunduan ate qe kishin per te thanun, u kerkua mendimi i Plakut jabanxhi ( Engjullit ) i cili iu drejtua mases : A ka ndonji njeri qe din qe kjo e vdekur beri ndonji veper te mire ?
Nji Bari the Une dua te them dic nese me lejoni...
Plaku jabanxhi i tha : Urdhero.
Bariu: Une kam dashtur disa here te shkoje te kjo...Por me mungonin parat dhe njiher e percjolla dhe ajo nuk me verente...Ecte dhe afer nji Bunari u ndal...aty ishte nji qen i cili ishte shtrir dhe vetem sa nuk i kishte dal shpirti... Kjo Hoqi fustanin edhe kepucen, Fustanin e futi ne uje dhe mbasi e nxorri e shtrydhi mbi kepucen e vet...Ia afroi qenit.. qeni mbasi piu Uje u ngrit dhe shkoi...
Plaku jabanxhi ( Engjulli ) : Mire bari ! E dinte Kjo se Ti je duke e shikuar ?
Bariu : Jo, une isha prapa nji therre, dhe Ajo asnjiher nuk me hetoi se une e vezhgoja..
Plaku jabanxhi ( engjulli ) une mendoje se kjo femer pasi ti vuaj denimet per veprat e liga, vendin e ka ne Xhehnet...sepse vepren qe beri e beri ne emer te ALL-LLAHUT xh.sh. dhe shpetoi nji shpirt qe po ashtu e fali ALL-LLAHU xh.sh.


Kur njerzit nuk me kuptojn Une nuk shqetsohem, Une filloje te shqetsohem kur nuk arrij ti kuptoj njerzit!

 
Veröffentlicht : 31/10/2010 11:18 p.m.
Teilen: