Benachrichtigungen
Alles löschen

Studenti Perfundon ne Burg per shkak nderhyrje Jo ligjore

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
487 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5996]

Nderhyrja jo ligjore/hackim ne prone private te internetit eshte e ndaluar dhe konsiderohet si Krim shum i madh.
Ngulfatje personale apo jo ligjore jane ,hakimi i Msn,hakimi i pasave,hakimi i servere,hakimi facebook ..e me radhe

Britaniku sipas pohimeve dëshironte të ndihmonte Facebokoun në
përmirësimin e sigurisë, por në të vëretë shkaktoi panik të vërtetë në
këtë kompani.Glenn Mangham, studenti 26-vjeçar nga Britania e
Madhe tetë muajt e ardhshëm do ti kaloj në burg për shkak të – hakimit
të Facebookut!

Ai në muajin prill të vitit të kaluar hakoi llogarinë e një të
punësuarit në Facebook, dhe duke përdorur të dhënat e tija, vodhi kodin
sekret i cili Facebookut “ia jap sigurinë që e ka”, shkruan Daily Mail.

Kur në këtë kompani zbuluan se për çfarë bëhet fjalë u shkaktua një
panik i vërtetë për shkak se me përdorimin e atij kodi Mangham kishte
mundësi “të rrëzonte tërë Facebookun”, e sipas pohimeve paniku e kapi
edhe FBI-në në të cilin mendonin se bëhej fjalë edhe për një spiunim
tjetër industrial, por në vend të kriminelëve ndërkombëtarë në qershor
të vitit të kaluar ata arrestuan një student “të zakonshëm”.

Mangham në gjykatë tha se qëllimi i tij nuk ishte i keq, por se vetëm
dëshironte të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Facebookut –
diçka ngjashëm kishte bërë edhe më herët kur i pati tërhequr vërejtjen
Yahoosë për disa lëshime në sistemin e tyre, iu kishte ndihmuar atyre që
të riparojnë këto lëshime e madje edhe ishte shpërblyer për punën e
tij.

Avokati i tij tha se Mangham është një njeri i mirë i cili asnjëherë
nuk ka pasur kurrfarë problemi dhe se ai tregon disa shenja të sëmundjes
së aspergut (në Wikipedia shkruan se “kjo është një nga çrregullimet
nga spektri austik që karakterizohet me vështirësi në bashkëveprimin
shoqëror), e me veprimin e tij ai dëshironte ti linte mbresë babait të
tij për shkathtësitë e tija kompjuterike.

Gjykatësi tha se beson që Mangham nuk ia ka kaluar askujt
informacionet deri tek të cilat ka ardhur dhe se me ato nuk synonte të
fitonte para, por ia tërhoqi vërejtjen se ky nuk ishte vetëm “një
eksperiment i çamarrok” për shkak se ai ishte futur në zemrën e sistemit
të një kompanie të madhe ndërkombëtare.

Gjithashtu ai shtoi se ishte kokëfortë në aksionet e veta dhe se
kishte rrezikuar reputacionin e të punësuarit të pafajshëm të
Facebookut, ndërsa pohimin se Mangham dëshironte të lajmëronte këtë
kompani për lëshimin e quajti “arsyetim të vonuar”.

Nga Facebook kanë lavdëruar të gjitha orvatjet e policisë dhe
prokurorisë në zgjidhjen e këtij rasti dhe tërhoqën vërejtjen se nuk
janë të rrezikuar të dhënat personale të shfrytëzuesve të këtij rrjeti
shoqëror..


 
Veröffentlicht : 03/03/2012 11:55 p.m.
Teilen: