Si te shihni nese emaili juaj eshte hakuar?
A keni dashur ndonjëherë të dini nëse ndonjë llogari e juaja online është vjedhur? Dy hulumtues në DVLabs kanë lëshuar një uebfaqe që ua mundëson kontrollimin në çast dhe falas.
Në PwnedList.com, ju mund të shkruani email adresën ose emrin e përdoruesit në rrjetin përkatës dhe faqja e kontrollon atë kundër ndonjë vrime në të dhënat e vjedhura. Për momentin, kjo faqe ka afër 5 milionë hyrje, 70% të të cilave janë email adresa dhe 30% emëra të përdoruesve.
Faqja nuk i ruan të dhënat tuaja, megjithëse ju mund ta rregulloni për të pranuar një cicërimë nga ata nëse paraqitet më vonë. Nëse nuk i besoni asaj, faqja gjithashtu pranon hyrjen #SHA-512, të cilat mund t’i krijoni në Online-convert.com ose Shell-tools.net.
Kontrollimi nuk kryhet tërësisht, por kryesisht pasi që një bazë e të dhënave është rrezikuar, fajtorët do të postojnë informacionin personal në faqe si Pastebin ose nëpërmjet torrentëve që të përdoren si maska për botën kibernetike për ngacmime.
Nëse emaili ose emri i përdoruesit tuaj paraqitet në Pwnedlist, gjëja e parë që duhet të bëni është që të qetësoheni dhe ta ndërroni fjalëkalimin tuaj. Në fakt, ju duhet ta bëni atë rregullisht sipas ndonjë parimi të caktuar./