Benachrichtigungen
Alles löschen

Fjalëkalimi universal – “password”

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
464 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6017]

Sipas hulumtimit të kompanisë Trustwave të cilin e ka publikuar
në raportin e tyre “2012 Global Security Report”, madje 5% e të gjithë
fjalëkalimeve sistemore në vete përmbajnë fjalën “password”, e
fjalëkalimi më i shpeshtë në punë është “Password1”.Numri
dhe shkronja e parë e madhe sipas të gjitha gjasave vijnë nga kërkesa
automatike që për fjalëkalim të kombinohen karakteret alfanumerike dhe
shkronjat e vogla dhe të mëdha, ashtu që edhe budallenjtë të kenë
fjalëkalimin e sigurt, por ja që edhe përkundër restrikcioneve
budallenjtë u treguan si shumë të zhdërvjelltë.

Në hulumtimin e vet Trustwave kishte përdorur një kompjuter të
zakonshëm për zyra dhe veglat në dispozicion publik për të thyer rreth
2.5 milion fjalëkalime dhe për rreth dhjetë orë i kishte shkuar për dore
të thyej rreth 200,000 sosh. Në të njëjtin stil, sipas të dhënave nga
Verizon në një të tretën e rasteve të thyerjes së masave të sigurisë te
shfrytëzuesit faktori përjashtues ishte gjetja e fjalëkalimeve banale..


 
Veröffentlicht : 07/03/2012 6:47 p.m.
Teilen: