Benachrichtigungen
Alles löschen
Teknologjia & Interneti
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
413
Ansichten
Themenstarter
KINE – Grupi i hakerave “Anonymous” sulmoi rreth 500 faqe interneti në Kinë, midis të cilave edhe faqet zyrtare të institucioneve qeveritare, agjencive zyrtare të lajmeve dhe grupeve të biznesit.
Piratët e internetit bënë të ditur se ky sulm është një formë proteste ndaj kontrollit të rreptë dhe kufizimeve që autoritetet i kanë vendosur përdoruesve të internetit në vend.
“E dashura qeveri e Kinës, ju nuk jeni të pamposhtshëm. Faqet e internetit sot janë rrëzuar. Nesër, do t’i vijë radha regjimit tuaj”, -shkruhet në mesazhin e “Anonymous”.
Ndër të tjera hakerat publikuan në faqet e sulmuara edhe disa mënyra se si njerëzit mund t’i shmangen kontrollet dhe kuzifimet e vendosura nga autoritetet.
Veröffentlicht : 09/04/2012 2:21 a.m.