Benachrichtigungen
Alles löschen

SUREJA “EL FIL”

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
358 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3140]

SUREJA “EL FIL”

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

1. A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me zotëruesit e elefan­tit?
2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë.
4. Dhe i gjua­nin ata me baltë të gurëzuar.
5. Dhe i bëri ata si gjethi i grimcuar.

PËRMBAJTJA E SURES

Kjo sure flet për pronarët e elefantit dhe për dënimin që All-llahu u dha atyre.

KUPTIMI I FJALËVE

Pronarët e elefantit - Ebreheja dhe ushtarët e tij.
Kurthi i tyre - Mashtrimi i tyre.
Humbje - Shkatërrim, poshtërim.

KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES

Ibrahimi (paqja e All-llahut qoftë mbi të) ndërtoi Qaben e nderuar sipas urdhrit të marrë nga All-llahu i Madhërishëm. Populli arab e respektonte Qaben, bënte Haxh në të, por në të njëjtën kohë i bënte shok All-llahut të Madhërishëm.
Ka qenë në Jemen një mbret që quhej Ebrehe El Eshrem. Mbre­ti ndërtoi një kishë të madhe, që njerëzit ta bënin një vend adhurimi. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ebreheja urdhëroi që të prishej Qabja e Nderuar, kështu që arabët ta linin atë dhe të ktheheshin nga kisha që ai ndërtoi.
Pasi përgatiti një ushtri të madhe, Ebreheja iu afrua Mekës nga anët e saj. Në ushtrinë e tij ishte edhe një elefant shumë i madh. Kur ushtarët iu afruan Mekës, elefanti ndaloi dhe nuk eci më drejt Qabes, sepse All-llahu i Madhërishëm e ndaloi atë.
Në çastin kur ushtria e Ebrehesë u bë gati për të sulmuar drejt Mekës, All-llahu i Madhërishëm dërgoi mbi ta shpendë që i godis-nin me baltë të gurëzuar nga xhehenemi, derisa i shndë­rruan trupat e tyre në gjethe të grimcuara. Kafshët i shkelën me këmbë dhe hëngrën prej tyre sa deshën. All-llahu i Madhërishëm i ndaloi hapat dhe ua vrau shpresat atyre. Pra, All-llahu i Ma­dhërishëm e shkatërroi në një mënyrë të tmerrshme ushtrinë e Ebrehesë, duke siguruar kështu Qaben e nderuar prej këtyre të këq'ijave.
All-llahu i Lartësuar ua përmend arabëve këtë ndodhi, që t’i sqarojë ata se është Ai që mbrojti Qaben dhe që e shkatërroi ushtrinë e Ebrehesë dhe jo idhujt, të cilët ata i adhuronin, që janë gurë. All-llahu kujton kështu mirësinë e Tij ndaj tyre dhe ndaj etërve të tyre.
All-llahu iu kujton banorëve të Mekës, se vërtet, Ai është gati të shkatërrojë jobesimtarët, që luftojnë Islamin, ash­tu siç veproi me zotëruesit e elefantit.

Ç’NA MËSOJNË AJETET

1. All-llahu i Madhërishëm e mbron Qaben e Nderuar prej çdo të keqeje.
2. All-llahu i Madhërishëm e shkatërroi ushtrinë e Ebrehesë në një mënyrë sa të habitshme aq edhe të frikshme dhe të tmerrshme.
3. Sureja u kujton banorëve të Mekës të mirat e All-llahut ndaj tyre, kur i shkatërroi armiqtë e tyre.
4. Kjo sure i nxit muslimanët dhe i ndërgjegjëson ata se All-llahu i Madhërishëm do t’i mbrojë gjithmonë ata në fenë e Tij.


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 11:44 a.m.
Teilen: