Benachrichtigungen
Alles löschen

JA SIN (sureja e 36 ne Kur'an Jasini)

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
389 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#977]

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim (sureja 36 Jasin- 83 sjete)

1. JA -SIN

2. WEL-KUR"ANIL-HEKIMI

3. "INNEKE LEMINEL-MURSELINE

4. "ALA SIRATIN MUSTEKIMIN

5. TENZILEL-"AZIZI ER-REHIMI

6. LITUNDHIRE KAWMÆN MA "UNDHIRE "ABA"UUHUM FEHUM GAFILUNE

7. LEKAD HEKKAL-KAWLU "ALA "EKTHERIHIM FEHUM LA JU"UMINUNE

8. "INNA XHE"ALNA FI "A"NAKIHIM "EGLALÆN FEHIJE "ILAL-"EDHKANI
FEHUM MUKMEHUNE

9. WE XHE"ALNA MIN BEJNI "EJDIHIM SEDDÆN WE MIN HALFIHIM SEDDÆN FE"EGSHEJNAHUM FEHUM LA JUBSIRUNE

10. WE SEWA"UN "ALEJHIM "E"ENDHERTEHUM "EM LEM TUNDHIRHUM LA JU"UMINUNE

11. "INNEMA TUNDHIRU MENI ETTEBE"A EDH-DHIKRE WE HASHIJE ER-REHMENE BIL-GAJBI FEBESHSHIRHU BIMEGFIRETIN WE "EXHRIN KERIMIN

12. "INNA NEHNU NUHJIL-MEWTA WE NEKTUBU MA KADDEMU WE "ATHAREHUM WE KULLE SHEJ"IN "HSEJNAHU FI "IMAMIN MUBININ

13. WE EDRIB LEHUM METHELÆN "ESHABEL-KARJETI "IDH XHA"EHAL-MURSELUNE

14. "IDH "ERSELNA "ILEJHIMU ETHNEJNI FEKEDHDHEBUHUMA FE"AZZEZNA BITHALITHIN FEKALU "INNA "ILEJKUM MURSELUNE

15. KALU MA "ENTUM "ILLA BESHERUN MITHLUNA WE MA "ENZELE ER-REHMANU MIN SHEJ"IN "IN "ENTUM "ILLA TEKDHIBUNE

16. KALU REBBUNA JA"LEMU "INNA "ILEJKUM LEMURSELUNE

17. WE MA "ALEJNA "ILLAL-BELAGUL-MUBINU

18. KALU "INNA TETEJJERNA BIKUM LE"IN LEM TENTEHU LENERXHUMENNEKUM WE LEJEMESSENNEKUM MINNA "ADHABUN "ELIMUN

19. KALU TA"IRUKUM ME"AKUM "E"IN DHUKKIRTUM BEL "ENTUM KAWMUN MUSRIFUNE

20. WE XHA"E MIN "EKSAL-MEDINETI REXHULUN JES"A KALE JA KAWMI ETTEBI"UL-MURSELINE

21. ETTEBI"U MEN LA JES"ELUKUM "EXHRÆN WE HUM MUHTEDUNE

22. WE MA LIJE LA "A"BUDUL-LEDHI FETERENI WE "ILEJHI TURXHA"UNE

23. "E"ETTEHIDHU MIN DUNIHI "ALIHETEN "IN JURIDNI ER-REHMANU BIDURRIN LA TUGNI "ANNI SHEFA"ATUHUM SHEJ"ÆN WE LA JUNKIDHUNI

24. "INNI "IDHÆN LEFI DELALIN MUBININ

25. "INNI "AMENTU BIREBBIKUM FASMA"UNI

26. KILE EDHULIL-XHENNETE KALE JA LEJTE KAWMI JA"LEMUNE

27. BIMA GAFERE LI RABBI WE XHE"ALENI MINEL-MUKREMINE

28. WE MA "ENZELNA "ALA KAWMIHI MIN BA"DIHI MIN XHUNDIN MINE ES-
SEMA"I WE MA KUNNA MUNZILINE

29. "IN KANET "ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE"IDHA HUM HAMIDUNE

30. JA HESRETEN "ALEL-"IBADI MA JE"TIHIM MIN RESULIN "ILLA KANU BIHI JESTEHZI"UN

31. "ELEM JEREW KEM "EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI "ENNEHUM "ILEJHIM LA JERXHI"UNE

32. WE "IN KULLUN LEMMA XHEMI"UN LEDEJNA MUHDERUNE

33. WE "AJETUN LEHUMUL-"ERDUL-MEJTETU "EHJEJNAHA WE "EHREXHNA MINHA HEBBÆN FEMINHU JE"KULUNE

34. WE XHE"ALNA FIHA XHENNATIN MIN NEHILIN WE "A"NABIN WE FEXHXHERNA FIHA MINEL-"UJUNI

35. LIJE"KULU MIN THEMERIHI WE MA "AMILET/HU "EJDIHIM "EFELA JESHKURUNE

36. SUBHANEL-LEDHI HALEKAL-"EZWAXHE KULLEHA MIMMA TUNBITUL-"ERDU WE MIN "ENFUSIHIM WE MIMMA LA JA"LEMUNE

37. WE "AJETUN LEHUMUL-LEJLU NESLEHU MINHU EN-NEHARE FE"IDHA HUM MUDHLIMUNE

38. WE ESH-SHEMSU TEXHRI LIMUSTEKARRIN LEHA DHALIKE TEKDIRUL-"AZIZIL-"ALIMI

39. WEL-KAMERE KADDERNAHU MENAZILE HETTA "ADE KAL"URXHUNIL-KADIMI

40. LA ESH-SHEMSU JENBEGI LEHA "EN TUDRIKEL-KAMERE WE LAL-LEJLU SABIKU EN-NEHARI WE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE

41. WE "AJETUN LEHUM "ENNA HEMELNA DHURRIJETEHUM FIL-FULKIL-MESHHUNI

42. WE HALEKNA LEHUM MIN MITHLIHI MA JERKEBUNE

43. WE "IN NESHE" NUGRIKHUM FELA SERIHA LEHUM WE LA HUM JUNKADHUNE

44. "ILLA REHMETEN MINNA WE META"ÆN "ILA HININ

45. WE "IDHA KILE LEHUMU ETTEKU MA BEJNE "EJDIKUM WE MA HALFEKUM LE"ALLEKUM TURHEMUNE

46. WE MA TE"TIHIM MIN "AJETIN MIN "AJATI RABBIHIM "ILLA KANU "ANHA MU"RIDINE

47. WE "IDHA KILE LEHUM "ENFIKU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE "AMENU "ENUT"IMU MEN LEW JESHA"U
ELLAHU "ET"AMEHU "IN "ENTUM "ILLA FI DELALIN MUBININ

48. WE JEKULUNE META HADHAL-WA"DU "IN KUNTUM SADIKINE

49. MA JENDHURUNE "ILLA SEJHETEN WAHIDETEN TE"HUDHUHUM WE HUM JEHISSIMUNE

50. FELA JESTETI"UNE TEWSIJETEN WE LA "ILA "EHLIHIM JERXHI"UNE

51. WE NUFIHA FI ES-SURI FE"IDHA HUM MINEL-"EXHDATHI "ILA RABBIHIM JENSILUNE

52. KALU JA WEJLENA MEN BE"ATHENA MIN MERKADINA HADHA MA WE"ADE ER-REHMANU WE SEDEKAL-MURSELUNE

53. "IN KANET "ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE"IDHA HUM XHEMI"UN LEDEJNA MUHDERUNE

54. FALJEWME LA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ"ÆN WE LA TUXHZEWNE "ILLA MA KUNTUM TA"MELUNE

55. "INNE "ESHABEL-XHENNETIL-JEWME FI SHUGULIN FAKIHUNE

56. HUM WE "EZWAXHUHUM FI DHILALIN "ALEL-"ERA"IKI MUTTEKI"UNE

57. LEHUM FIHA FAKIHETUN WE LEHUM MA JEDDA"UNE

58. SELAMUN KAWLÆN MIN RABBIN REHIMIN

59. WE EMTAZUL-JEWME "EJJUHAL-MUXHRIMUNE

60. "ELEM "A"HED "ILEJKUM JA BENI "ADEME "EN LA TA"BUDU ESH-SHEJTANE "INNEHU LEKUM "ADUWUN MUBINUN

61. WE "ENI A"BUDUNI HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN

62. WE LEKAD "EDELLE MINKUM XHIBILLÆN KETHIRÆN "EFELEM TEKUNU TA"KILUNE

63. HEDHIHI XHEHENNEMU ELLETI KUNTUM TU"ADUNE

64. ESLEWHAL-JEWME BIMA KUNTUM TEKFURUNE

65. EL-JEWME NEHTIMU "ALA "EFWAHIHIM WE TUKELLIMUNA "EJDIHIM WE TESH/HEDU "ERXHULUHUM BIMA KANU JEKSIBUNE

66. WE LEW NESHA"U LETEMESNA "ALA "A"JUNIHIM FASTEBEKU ES-SIRATE FE"ENNA JUBSIRUNE

67. WE LEW NESHA"U LEMESEHNAHUM "ALA MEKANETIHIM FEMA ESTETA"U MUDIJÆN WE LA JERXHI"UNE

68. WE MEN NU"AMMIRHU NUNEKKIS/HU FIL-HALKI "EFELA JA"KILUNE

69. WE MA "ALLEMNAHU ESH-SHI"RE WE MA JENBEGI LEHU "IN HUWE "ILLA DHIKRUN WE KUR"ANUN MUBINUN

70. LIJUNDHIRE MEN KANE HEJJÆN WE JEHIKKAL-KAWLU "ALEL-KAFIRINE

71. "EWELEM JEREW "ENNA HALEKNA LEHUM MIMMA "AMILET "EJDINA "EN"AMÆN FEHUM LEHA MALIKUNE

72. WE DHELLELNAHA LEHUM FEMINHA REKUBUHUM WE MINHA JE"KULUNE

73. WE LEHUM FIHA MENAFI"U WE MESHARIBU "EFELA JESHKURUNE

74. WE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI "ALIHETEN LE"ALLEHUM JUNSERUNE

75. LA JESTETI"UNE NESREHUM WE HUM LEHUM XHUNDUN MUHDERUNE

76. FELA JEHZUNKE KAWLUHUM "INNA NA"LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU"LINUNE

77. "EWELEM JEREL-"INSANU "ENNA HALEKNAHU MIN NUTFETIN FE"IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN

78. WE DEREBE LENA METHELÆN WE NESIJE HALKAHU KALE MEN JUHJIL-"IDHAME WE HIJE REMIMUN

79. KUL JUHJIHAL-LEDHI "ENSHE"EHA "EWWELE MERRETIN WE HUWE BIKULLI HALKIN "ALIMUN

80. EL-LEDHI XHE"ALE LEKUM MINE ESH-SHEXHERIL-"EHDERI NARÆN FE"IDHA "ENTUM MINHU TUKIDUNE

81. "EWELEJSEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-"ERDE BIKADIRIN "ALA "EN JEHLUKA MITHLEHUM BELA WE HUWEL-HALLAKUL-
"ALIMU

82. "INNEMA "EMRUHU "IDHA "ERADE SHEJ"ÆN "EN JEKULE LEHU KUN FEJEKUNU

83. FESUBHANEL-LEDHI BIJEDIHI MELEKUTU KULLI SHEJ"IN WE "ILEJHI TURXHA"UNE


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/11/2008 4:02 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Përkthimi i sures Jasin .

1. Ja, Sin!
2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3. S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
4. Je në një rrugë të drejtë.
5. (Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10. Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.
12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit.
14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju".
15. Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
16. Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
17. Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë".
18. Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh".
19. Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!"
20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!"
21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22. E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.
23. A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
26. Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,
27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"
28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
29. përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30. O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36. I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
38. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
39. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.
43. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
45. E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
47. Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".
48. Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"
49. (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
55. Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63. Ky është xhehennemi që juve u premtohej.
64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
66. E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
67. Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë.
70. Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
71. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë.
72. Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
74. Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
75. Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
76. E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.
78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "
79. Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".
81. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.
82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.
83. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/11/2008 4:09 p.m.
Teilen: