Titulli i orgjinalit
EL-HIZBUL-A"-DHAM VEL-VIRDUL-EFHAM.
(PËRMBLEDHJE DUASH TË ZGJEDHURA NGA KUR"ANI DHE HADITHI)
PËRMBLEDHJE
DUASH TË ZGJEDHURA
(NGA KUR"ANI DHE HADITHI)
HYRJE
Duaja (nga fjala arabe dua" që do të thotë lutje, kërkesë) është një gjë tejet e rëndësishme në jetën e njeriut. Sipas shkencës supreme islame, duaja i drejtohet vetëm Allahut, Krijuesit të botëve. Prandaj, duaja është bisedë me zë të ulur me Krijuesin tënd. Duaja është rrugë sekrete, përmes cilës fitohet fuqia shpirtërore nga burimi kryesor. Duaja ringjallë shpirtin e njeriut dhe e orienton atë në rrugë të drejtë. Duaja është mbështetje, kur të gjithë mbështetjet dobësohen, kur humbet shpresa nga të gjithë. Madje edhe ai i cili në kohë të mirë me gojë e mohon Krijuesin e Gjithëfuqishëm, kur nevoja e shtyn në ngushtësi, i qaset duasë dhe fshehet prapa saj. Ka mjaftuar të shikohet në kohën e periodave të egra të luftrave, gjatë kohës së bombardimeve, se si secili i është qasur duasë, dhe se si edhe gjuhët më të ngurta lëvizin me shkathtësi duke iu lutur Zotit dhe duke u fshehur pas mëshirës së Tij. Prandaj Kur"ani i ka urdhëruar muslimanët që t"i luten Zotit dhe atij t"i drejtojnë dua, ndërsa Ai në bazë të premtimit të vet do t"i përmbushë kërkesat dhe dëshirat e tyre.
Duaja është sunet dhe praktikë e pejgamberëve të Allahut. Kur"ani përmend duatë e tyre në raste të ndryshme. Gjatë duasë duhet pasuar shembullin e tyre, ngase ata, si shërues hyjnorë të shpirtrave, e dijnë më së miri si dhe çka duhet njeriu të kërkojë nga Zoti, ta forcojë shpirtin vetanak, ta sigurojë fuqinë misterioze shpirtërore nga burimi i vërtetë i saj. Pejgamberi i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. në këtë për ne është modeli më i mirë. Duatë e tij nuk janë vetëm numër lutjesh të zakonshme, por në to shprehet edhe realiteti dhe esenca e jetës, rruga e përsosmërisë njerëzore dhe çdo e mirë në të dy botrat. Duatë e tij nuk duhet recituar vetëm më gjuhë, por do duhej të mësohen dhe shqyrtohen mirë, pastaj të rregullohet tërë jeta shpirtërore dhe fisnike sipas tyre. Sa mirë deklaron dijetari i shquar Ali el-Kariu në hyrjen e El-Hizbul-a"dhamit të tij, në të cilin ka tubuar një përmbledhje të mirë të duave të Alejhisselamit: “Mësoji përmendësh fjalët e kësaj përmbledhje, shqyrto mirë përmbajtjen e tyre, shiko që të sillesh dhe të veprosh në bazë të asaj që ajo përmban, ngase vërtet ka përmbledhur gjithë atë që shpie në shpëtim dhe ka paralajmëruar për atë që shpie në shkatërrim, ngase Pejgamberi i Allahut a.s. nuk e ka lënë asnjë cilësi të lavdëruar as ndonjë cilësi të mirë, e që të mos e ketë kërkuar dhe dëshiruar nga Zoti në duatë e tij, as ka lënë asnjë vepër të papëlqyeshme as cilësi të ulët, e të mos ket kërkuar mbrotjen e Zotit prej tyre, qoftë përgjithësisht apo individualisht.â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
:respekt: zoti ju shperbleft per keto shkrime
Amin inshAllah edhe juve ju shperblen All-llahu xh.sh me te miraa
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous