Benachrichtigungen
Alles löschen

Thenie te mira

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
852 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1625]

Thënie të Zgjedhura

Në kohë trazirash sillu si ajo deveja ende e pa rritur, që s′e ka shpinën të fortë, sa t′ia hipësh, as gjinjtë të zhvilluar, sa ta mjelësh.
Kush e bën zakon lakminë, ia mpak vlerat vetes; kush qahet se vuan, jep shkak të përbuzet; kush e lë gjuhën të livadhisë, ndot shpirtin e tij me të.
Kopracia është turp; frika është mangësi; skamja ia ul vlerën fjalës së mençur; i mjeri është i huaj në vend të tij.
Paaftësia është dështim, durimi trimëri, përkorja pasuri, vetpërmbajta mburojë, dhe përkushtimi - shoqëruesi më besnik.
Dija është kamje që s'merr njollë, logjika pasqyrë që s'njeh shtrembërim, mirësjellja veshje që s'ka vjetrim.
Zemra e të urtit është fortesa e të fshehtave të tij; çiltërsia është arë që rrit miqësi; kontrolli mbi vetveten është vdekje për të metën.
Harmonia i fsheh mangësitë. Kush e do veten përherë e më shumë, i shton armiqtë e tij përherë e më shumë.
Kurat më të mira janë lëmosha dhe mëshira; njerinë e pret në ahiret ajo që bën në këtë jetë.
Ç′qenie e mahnitshme është njeriu! Sheh përmes një mase të squllët, flet përmes një cope mishi, dëgjon nëpër një kockë dhe frymëmerr nëpër një brimë.
Kur kjo botë të miklon, të jep dhe të mirat e të tjerëve; po kur të kthen kurrizin, të merr dhe të mirat që ke hak.
Bëhu me njerëzit në mënyrë të atillë, që të të qajnë, kur të vdesësh, e t′i marrë malli, sa je gjallë.
Fale kundërshtarin, kur ke pushtet mbi të. Kjo është mirënjohja ndaj Zotit për fuqinë që të dha për mposhtjen e tij.
Më i pazoti nga të gjithë është kush s′mund të bëjë miq në jetë; por edhe më i pazotë akoma është kush e humb mikun, pasi e ka bërë.
Mospranimi i të mirave nga që s′janë të mëdha dëshmon mungesë të mirënjohjes.
I braktisuri nga të afërmit bëhet i afërt për të huajt.
Çdo gjë i shtrohet fatit, aq sa dhe vdekja vetë vjen shpeshherë në sajë të përpjekjes për t′iu shmangur.
Kush ecën galop me frerët lëshuar, pengohet dikur me vdekjen dhe rrënimin.
Faluani të metat njerëzve fisnikë, sepse është vetë Zoti që i ngre, sa herë që bien në gabim.
Zhgënjimi pason frikën si dështimi drojën. Rasti i mirë largohet si retë në behar. Mos e lini të iki kot, por përdoreni për mirë.
Kush meritoi vend të ulët me punët e tij, s′mund të prijë vetëm me prejardhjen e tij.
Zbutja e helmit të të helmuarit dhe lehtësimi i fatit të fatkeqit falin mëkate të mëdha.
O bir i Ademit: kur sheh që Zoti po të jep të mira, ndërkohë që ti i mosbindesh, atëherë frikësoju më shumë!
Kur zemra fsheh diçka, atë e shfaq gjuha dhe fytyra.
Përkorja më e mirë është fshehja e saj.
Kur ndahesh nga bota dhe është vdekja në afrim, nuk ka më shpresa për vonesa në takim.
Kini frikë nga Zoti! Kini frikë nga Zoti! Sepse jua ka mbuluar aq shumë mëkatet që i keni bërë, sa duket sikur jua ka falur!
Feja mbahet mbi katër shtylla: qëndresën, besimin, drejtësinë dhe xhihadin.
Bërësi i së mirës është më i mirë se vetë e mira dhe bërësi i së keqes është më i keq se vetë e keqja.
Ji bujar, por jo dorëshpuar; ji i kursyer, por jo koprac.
Pasuria më e madhe fitohet kur braktis ambicjet.
I shpejti në thënien e gjërave që s′u pëlqejnë të tjerëve, bëhet shumë shpejt shënjestër e shpifjeve të tyre.
Ç′i zgjat ambicjes, ia shkurton veprimit.
Faljet vullnetare s′ta sjellin dot Zotin më pranë, nëse me to përligj mosbërjen e faljeve të detyrueshme.
Të urtit gjuha i rri pas zemrës, ndryshe nga të marrit, që i rri përpara.
I bekuar është njeriu që mban parasysh jetën tjetër, që bëhet gati me punë të mira për të dhënë llogari, e që lumturohet dhe mbetet i kënaqur nga Zoti me aq sa i mjafton.
Zoti mban për më të pëlqyer mëkatin që s′jep kënaqësi, se virtytin që ngjall krenari.
Njeriu ka aq vlerë sa guxim e vendosmëri, aq sinqeritet sa baraspeshë në gjykim, aq trimëri sa respekt për vetveten, dhe aq dëlirësi sa ka të zhvilluar ndjenjën e turpit.
Fitoren e sjell qëndrimi i vendosur, qëndrimit i jep vendosmëri kudhra e mendimit. Kur mendimi bëhet plan, duhet ruajtur mirë sekreti i tij.
Druaju nga sulmet e fisnikëve të uritur dhe të alabakëve të nginjur.
Zemra e njeriut është si egërsira, që i shkon pas vetëm zbutësit të saj.
Për sa kohë ecën fati, të metat mbeten në hije.
Falësi më i pëlqyer është ai që ka më shumë mundësi për të ndëshkuar.
Bujari është ajo që bëhet vetiu. Kur jep se të kërkojnë, këtë e bën nga turpi ose për t′iu shmangur qortimit.
Nuk ka pasuri si intelekti, mjerim si padija, trashëgimi si edukata dhe mbështetje si këshillimi.
Qëndresa është dy llojesh: Qëndresa ndaj asaj që mundon, dhe qëndresa ndaj asaj që lakmon.
Me pasuri bëhet atdhé dhe një dhé i huaj; me mjerim edhe atdheu bëhet dhé i huaj.
Qenia i kënaqur është pasuri që s′shter.
Pasuria është burimi më i parë i pasionit.
Ai që ju paralajmëron është si ai që ju sjell lajme të mira.
Gjuha është si bisha; po e zgjidhe, kafshon.
Ndërmjetësuesi është krahu i kërkuesit.
Njerëzit e kësaj bote janë si udhëtarët që i afrohen destinacionit, edhe pse mund të jenë duke fjetur.
Mungesa e miqve të bën të panjohur.
Të mos kesh atë që të duhet, është më e lehtë se t′ia kërkosh një të padenji.
Mos u turpëro që jep pak, sepse mosdhënia është më pak se pak.
Nderi është stoli e skamjes dhe mirënjohja stoli e kamjes.
Nëse s′ndodh ajo që prisje, mos u pikëllo pse mbete ku ishe.
Padija është bota e njeriut ekstremist.
Kur shtohet urtësia, mpaket të folurit.
Koha drobit trupat e rrit shpresat, ndërkohë që vdekja avitet dhe dëshirat fashiten. Kush pati sukses, druhet se e humb, e kush pati humbje, druhet mos nuk reshtin humbjet.
Ai që kërkon të prijë, edukon veten përpara të tjerëve; se njerëzit binden më mirë me sjellje se me gjuhë. E drejta për respekt e njeriut që edukon vetveten është më e madhe se e atij që vetëm sa mëson të tjerët.
Sa herë që merr e lëshon frymë, hedh një hap më afër vdekjes.
Çdo gjë e fundme do ta gjejë njëherë fundin e saj, ashtu si do të ndodhë njëherë ajo që është premtuar.
Kur gjërat ngatërrohen, fundi i tyre duhet vlerësuar nga fillimi i tyre.
Pranoje fjalën e urtë nga kushdo që e thotë. Ajo flatron sa kohë që është në zemra hipokritësh dhe s′gjen qetësi, veçse kur del prej tyre dhe zë vend në zemrën e besimtarit, krahas me shoqe të tjera të saj.
Fjala e mençur u takon besimtarëve të vërtetë; po humbi ndonjë, duhet gjetur dhe marrë, qoftë edhe nga një i pafé.
Vlera e çdo njeriu matet me arritjet e tij.
Kush resht së thëni “s′e diâ€


 
Veröffentlicht : 28/01/2009 4:16 p.m.
Teilen: