Benachrichtigungen
Alles löschen

Shkruani nga një hadith

15 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
910 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#655]

Transmetohet nga Muadh Ibën Xhebeli se Resulullahi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk do të lëvizin dy këmbët e robit (njeriut) Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij ku e harxhoi, rininë ku e kaloi, pasurinë nga e fitoi dhe si e shpenzoi dhe diturinë e tij, çfarë punoi me të.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/09/2008 12:25 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Kadi Ijad –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë në lidhje me përqendrimin: “Kjo është nga thëniet përmbledhëse (universale) të Profetit (salallahu alejhi ue selem), e cila është në përputhje me fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلائِكَةُ أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ﴾
“Me të vërtetë, atyre që thonë: 'Zoti ynë është Allahu', e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t"u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t"u thonë: 'Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni Xhenetit që ju është premtuar'.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 21/09/2008 11:13 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

"Grupi i shpëtuar është në xhennet, dhe ai grup është në atë që ka qenë Muhamedi alejhi selam dhe shokët e tij radijall-llahu anhum,"


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 23/09/2008 4:46 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

HADITHI 9.

Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), All-llahu a.xh. do t"u thotë (melekëve):

“Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t"ia kisha plotësuar farzin.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 14/10/2008 3:58 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

tregimi i fëmijës i cili foli në djep që të mos ta bëj All-llahu si i Padrejt

Nga Ebu Hureja r.a., ky nga Pejngamberi s.a.v.s. i cili ka thënë :
Një grua israelite i jepte gji të birit . Pran saj kaloi rastësisht një kalors i bukur , ajo tha :

“O Zoti im birin tim bëje që t"i përngjaj këti kalorsi . Djali e lëshoj gjirin , u kthye ka kalorsi dhe tha:
“O Zoti im , mos më bën si ky “ pastaj përsëri vazhdoi të pinte .
Ebu Hurejra r.a.thot se sikur e shoh Pejngamberin a.s. si e thith gishtin e vet . Pastaj e sollën një robresh, ndërkaq ama e djalit tha : “O Zoti Im , mos e bën djalin tim si kjo “! Ai e lëshoi gjirin dhe tha : “ O Zoti im , më bën sikur ajo “ !
Pse?Epyeti e ama , ndërkaq ai u përgjigj :
Kalorsi është një nga gjakpirsit, kurse për robëreshen thon se ka vjedhur , ka bër zina , kurse ajo nuk ka bërë kurgjë .


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/11/2008 2:03 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Tregimi i dy grave të cilave ia rrëmbeu ujku fëmijën njënës prej tyre

“ Kan qenë dy gra të cilat kishin nga një fëmijëâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/11/2008 2:04 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Kush shikon prej jush një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet le ta ndryshojë me gjuhën (gojën) e tij, e nëse nuk mundet le ta ndryshojë me zemrën e tij


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 20/11/2008 6:19 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

"O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend Allahun, Allahu do te te ruaje ty. Kije ndermend Allahun, do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej Allahut. Nese kerkon ndihme, kerkoje prej Allahut. Dije se sikur tere populli te tubohej qe te te ndihmoje ne dicka, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar Allahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka Allahu tashme te ka caktuar. Jane ngritur lart pendat dhe jane thare faqet (dmth cdo gje eshte caktuar e mbaruar)." (Tirmidhiu)


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/11/2008 6:35 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Muhamedi a.s. ka thene: "Pasha Ate qe ka ne dore shpirtin tim, do te urdheroni per te mire dhe do te ndaloni nga e keqja ose perndryshe Allahu do te dergoje mbi juve denim, pastaj do t'i luteni Atij dhe nuk do t'ju pergjigjet." (Tirmidhiu)


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/11/2008 6:36 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Shembulli i shoqërisë së mirë është si shembulli i shitësit të erërave të mira; nëse nuk merr gjë prej tyre, përfiton nga era e mirë

Transmetuar nga Ebu Jaë'la nga Enesi (r.a).


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 20/11/2008 8:40 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Hadith : Udhëzim për jetuar

Enes ibn Malik transmeton se një beduin erdhi në xhami dhe pasi që u përshëndet, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e pyeti: - Prej nga na vjen, o njeri i mirë? – Vij nga larg dhe jam në kërkim të disa përgjigjeve për disa pyetje të rëndësishme – iu përgjigj beduini. Atëherë Pejgamberi, a.s., i dha shenjë dhe ai filloi me parashtrimin e pyetjeve në të cilat i Dërguari, a.s., iu përgjigj:

-Dëshiroj të jem inteligjent, çfarë të bëj?-

Frikësoju Zotit!

-Dëshiroj të jem rob besnik ndaj Zotit dhe të bëj çdo gjë që Zoti më urdhëron?-
Lexo dhe mëso Kur"anin!

-Dëshiroj të jem i arsimuar dhe të kem qetësi në zemër?-
Kujto vdekjen!

-Dëshiroj të jem i siguruar nga armiku?
-Mbështetu në Zotin!

-Dëshiroj ta pasoj rrugën e drejtë?
-Bëju mirë të tjerëve për dashurinë ndaj Zotit!

-Çfarë të bëj në mënyrë që t"i shmangem zemërimit të Zotit?-Frenoji epshet trupore!

-Si të jetoj gjatë?

-Kujto Zotin dhe falënderoju Atij gjithmonë!

-Dëshiroj të përparoj?
-Ji gjithmonë me abdes!

-Si të mbrohem nga xhehenemi – zjarri?
-Mbroji sytë nga pamjet e shëmtuara; ruaje gjuhën nga fjalët e shëmtuara; ruaji duart nga punët e shëmtuara; dhe ruaju nga prostitucioni!

-Si të çlirohem nga mëkatet?
-Lotët le të të rrjedhin nga pendimi dhe betohu se më nuk do ta përsërisësh gabimin të cilin e ke bërë!

-Dëshiroj që bota të më respektoj?
-Nga askush mos kërko asgjë!

-Dëshiroj të jetoj me nder?
-Mos flit për të metat e njerëzve të tjerë!

-Si bëhesh i pasur?

-Lexo dhe mëso suren kur"anore Muzemmil! (73)-

Si ta pushtoj frikën nga Dita e Gjykimit?
-Kujto Zotin para hajes dhe para gjumit!

-Çfarë duhet të bëjë që ta arrij afërsinë e Allahut gjersa falem?-Merr abdes sipas rregullave dhe orvatu që gjithmonë të jesh i pastër dhe i rregulluar!

Përktheu: Mehas Alija


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 05/12/2008 5:24 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Hadith : Disa hadithe të zgjedhura nga Pejgamberi a.s

ABDESI

A t"ju tregoj se me çka mund të hyni në Xhennet?

Të luftosh me shpatë (kundër armikut),
Ta mirëpresish (udhëtarin, mikun),
Të përkujdesesh ndaj namazit dhe kohëve të namazit,
Të marrish abdes ne netët e ftohte dhe
T"u ndajsh ushqim të uriturve për hir të dashuris ndaj Tij.

Cilido imam që me harresë e falë me xhematin xhunub (i pa pastër), namazi i xhematit është me vend, kurse ai, kujt t"i bjen ndërmend, duhet të lahet dhe ta përsërisë atë namaz.
Në të njëjtën mënyrë, vepron nëse është falë pa abdes.

Hidhërimi është punë shejtani, e shejtani është krijuar nga zjarri. Meqë zjarrin e shaun uji, atëherë kur dikush prej jush hidhërohet, le të marrë abdes.

Ruajuni lakuriqësisë (shpalimit të pjesëve intime të trupit), sepse ka edhe aso krijesash të cilat s"ndahen prej jush, vetëm atëherë kur shkoni në abdes"hane (WC) dhe kur bëni marrëdhënie intime me gratë tuaja. Turpërohuni prej tyre e bëniu respekt atyre. (Ato krijesa janë melekët).

Mua më janë dhënë pesë ni"mete (mirësi) të cilat s"i janë dhëne asnjë të dërguari të mäparshëm :
Armiqtë më frikësohen një muaj larg me të ecur ;
Më janë dhëne çelsat e Tokës (do të thotë : Islami do të përhapet në tërë botën) ;
Toka më është bërë e pastër për namaz dhe tajmum (gjithkun, në çdo pllëmbë të tokës, muslimani mund të falet, të marrë abdes, mare tejemum) ;
Pasuesit e mij janë të zgjedhur në mesin e pasuesve të pejgamberëve tjerë ;
Më është dhënë e drejta e shefaatit, do të thotë, të mund të lutem dhe t"u ndihmoj gabimtarëve, nga mesi i tyre.
Para meje, pejgamberët u janë dërguar ca popujve të veçantë, kurse unë jam i dërguar për mbarë njerëzinë.

Te cili do të gjenden këto tri cilësi, All-llahu do ta vendojë në fllad, nën Arshin e Tij - Fronin e Tij - atë ditë kur nuk do të ketë mbrojtje tjetër përveç të Atij :
Marrja abdes nën kushte të vështira (p.sh. kur është ftohtë),
Shkuarja në xhami nëpër errësirë dhe
Ushqyerja e të uriturit.

Largoni nga xhamia fëmijët e vegjël dhe mendjelehtët ; tregtinë, armiqësinë dhe të folurit me zë të lartë ; ekzekutimin e dënimit dhe çdo qërim hesapesh. Para dyerve të xhamisë bëni vende ku do të merret abdes dhe ku njeriu do të mund të pastrohet.
Të xhumave xhamit parfymosni me erë të këndshme.

Alejhisselami shërbehej me dorën e djathë në të ngrënë dhe në të pirë, madje edhe kur merrte abdes ose kur vishej, si dhe kur jepte ose merrte diçka. Kurse me të majtën - në raste tjera.

Kush merr abdes si i ka hije në kohë shumë të ftohtë, për atë do të ketë shprblim të dyfyshtë.

Kush i hy natës i pastër (me abdes) dhe brenda asaj nate vdes, vdes si shehid.

Namazi nuk pranohet nëse e falni pa abdes, e as sadaka nëse ndahet nga pasuria e fituar në mënyrë të palejueshme.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 23/12/2008 10:24 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

A t'ju tregoj për adhurimin më të lehtë dhe më të papërfillshëm për trupin? Heshtja dhe morali i mirë".[1]

"A t'ju tregoj për më të fortin ndër ju? Ai që e zotëron veten kur nervozohet".[2]

"Agjërimi dhe Kur'ani i ndërmjetësojnë robit tek All- llahu ditën e gjykimit. Agjërimi thotë: O Zot, unë ia ndalova ushqimin dhe epshet gjatë gjithë ditës, prandaj më prano mua për të! Ndërsa Kur'ani thotë: O Zot unë ia ndalova gjumin gjatë natës, prandaj më prano mua për të dhe i ndërmjetësojnë".[3]

"Agjërimi është gjysma e durimit".[4]

"Agjërimi është mburojë nga dënimi i All- llahut".[5]

"Agjërimi është mburojë, nëse nuk prishet me gënjeshtra apo duke marrë nëpër gojë të tjerët".[6]

"Agjëro sepse nuk ka si agjërimi".[7]

"Ai që merr përsipër të mos kërkojë nga njerëzit, marr përsipër të jetë prej banorëve të xhennetit".[8]

"Arma më e fortë e besimtarit është durimi dhe lutja".[9]

"Ata që duhen vetëm për hatrin e All- llahut, do ulen në karriga prej smeraldi, ditën e Kijametit".[10]

"Atë që e fsheh diturinë e mallkon çdo gjë, edhe balenat në det e zogjtë në qiell".[11]

"Atyre që mblidhen për të përmendur All- llahun, u zbret qetësia, i rrethojnë melaiket, i mbulon mëshira dhe i përmend All- llahu në Arshin e Tij".[12]

"Besimtari është pasqyrë e besimtarit".[13]

"Besimtari, prej robëve të Zotit, nuk bëhet i keq e zullumqar ndaj atij që urren, as nuk i hyn në hak atij që do, as nuk e humbet amanetin, as nuk ka mëri, as nuk shan, as nuk mallkon, e pranon të vërtetën edhe po s'ju kërkua, është i bindur me atë që ka, nuk pretendon atë që s'është e tija dhe nuk e kap kopracia kur është koha për të dhënë".[14]

"Çdo grua që vdes duke qenë i shoqi i kënaqur prej saj, do të hyjë në xhennet".[15]

"Çdo musliman për muslimanin është haram: malli i tij, nderi i tij, gjaku i tij dhe i mjafton e keqe muslimanit të urrejë vëllanë e tij musliman".[16]

"Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe nuk i di askush perveç All- llahut (svt): Askush se di se çfarë do të bëhet nesër perveç All- llahut, askush se di se çfarë ka në mitra përveç All- llahut, askush se di se kur do të bëhet kijameti përveç All- llahut, asnjeri se di se ku do të vdesë përveç All- llahut dhe askush se di se kur do të bjerë shi përveç All- llahut".[17]

"Çelësi i xhennetit është namazi dhe çelësi i namazit është pastërtia".[18]

"Dijetarët janë besnikët e All- llahut në robët e Tij".[19]

"Fjalët më të mira janë katër: Subhanall- llah, Elhamdu lil- lah, La ilahe il- lall- llah dhe All- llahu ekber".[20]

"Gjëja më e mirë që i është dhënë njeriut është morali i mirë".[21]

"Gjëja më e mirë që lë njeriu pas vete është: Një fëmijë të mirë që lutet për të, një mirësi e vazhdueshme dhe dija nga e cila përfiton dikush pas tij".[22]

"Habitem me atë që kërkon këtë botë ndërkohë që vdekja e kërkon atë, habitem me të hutuarin ndërkohë që All- llahu nuk është i hutuar për punët e tija, habitem me atë që qesh me të madhe ndërkohë që se di se a është hidhëruar All- llahu me të apo jo".[23]

"Habitem me muslimanin: Kur e kaplon ndonjë e keqe duron, ndërsa kur e kaplon ndonjë e mirë e falenderon All- llahun. Muslimani shpërblehet për çdo gjë, deri edhe për kafshatën që e ngre deri në gojën e tij".[24]

"I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesa e tij është e mjaftueshme dhe ai është i kënaqur me këtë".[25]


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 02/01/2009 8:33 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Transmetohet nga Xhabiri r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka urdhëruar që gjatë ngrënies të lëpihen gishat dhe të fshihet ena me ushqim dhe ka thënë:

" Vërtet ju nuk e dini se ku është bereqeti"


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 28/01/2009 12:26 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

"Kur t'i vjen momenti i vdekjes një besimtari, i vijnë atij melaiket e mëshirës me një mëndafsh të bardhë dhe i thonë: Dil me një kënaqësi, transferohu tek Allahu se Allahu është i kënaqur me ty, dhe nuk është i hidhëruar në ty. Dhe del shpirti me një erë sikurse misku (parfumi), dhe kështu shkon lart derisa arrin me shpirtin e tij tek dera e qiellit, dhe pyesin se çfarë është kjo erë e mirë me të cilën keni ardhë nga dunjaja. Pastaj do të vinë shpirtrat e besimtarëve për ta takuar atë, dhe ata do të gëzohen më shumë për këtë takim se sa njeriu që gëzohet kur ti vjen ndonjë i afërm i tij nga udhëtimi. Pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit? Ai ju përgjigjet: Lere atë sepse ai është në ankth, në mashtrim të dunjasë."[Nesaiu 1833, Albani ka thënë se Hadithi është Sahih, shih Silsile es-Sahiha, 2758]


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 10:15 a.m.
Teilen: