Shpallja përfundoi, detyra e të dërguarit u krye me sukses. Rregullat islame u shpjeguan me fjalë dhe vepër të Muhammedit a.s. U themelua shteti I ri dhe u vu themeli I fortë për ndërtimin e shoqërisë së re islame. Erdhën gjeneratat e reja të bashkëluftëtarëve të pejgamberi, të kalitur me Kelimei Shehadet dhe të gatshëm që me ndihmën e Kuranit dhe hadithit të pranojnë të gjitha punët që I presin në ardhmëri.
PARALAJMËRIMI I PEJGAMBERIT PËR SHPËRNGULJE NGA KJO BOTË
Muhammedi a.s. përgatitjen ngadalë që të shpërngulet te Zoti I tij,sepse misioni I tij si I dërguar dhe si njeri në këtë botë ishte gati në përfundim. Në disa raste, Muhammedi a.s. ka paralajmëruar shkuarjen e tij nga kjo botë, duke dashur që në këtë mënyrë tua bëjë me dije sahabëve se dita e ndarjes është afër dhe për këtë duhet të jenë të gatshëm. Së pari herë kjo ndodhi në vitin e dhjetë të hixhretit, kur Muadh Bin Xhebelin e dërgoi në Jemen, dhe ndër të tjera I tha: Muadh, ndoshta pas këtij viti nuk do të takohemi më, me siguri ti do të kalosh përskaj kësaj xhamie dhe përskaj varrit tim. Kjo deklaratë e pejgamberit e pikëlloi shumë Muadhin, sepse nuk mund ta paramendonte ndarjen prej Muhammedit a.s. Vitin e njëjtë, në muajin Ramazan, u tërhoq në Itikaf 20 ditë, edhe pse viteve të tjera tërhiqej në Itikaf vetëm nga 10 ditë. Me atë rast, me Xhibrilin dy herë e ka përsëritur Kuranin në tërësi.
Shpërnguljen e tij në ahiret, Muhammedi a.s. e ka paralajmëruar edhe në haxhin e lamtumirës para një numri të madh të haxhinjëve, duke u thënë se pas atij viti në atë vend nuk do të takohen më. Fjalë të ngjashme Muhammedi a.s. ka thënë edhe në vitin e 11 sipas hixhrit në Uhud, dhe pas tij në një vizitë të varreve Xhennetul Bekije.
FILLIMI I SËMUNDJES
Të hënën, më 29 të muajit sefer të vitit të 11 hixhri, Muhammedi a.s. mori pjesë në një xhenaze në varret Xhennetul Bekije. Duke u kthyer nga ky rast, ndjeu lodhje dhe temperaturë të shtuar. Fytyra I kishte marrë ngjyrë pembe ndërsa sytë iu kishin skuqur. Ishin këto shenjat e para të sëmundjes.Muhammedi a.s. edhe njëmbëdhjetë ditë ka falur namazet si imam duke udhëhequr xhematin e tij,ndërsa ka lënguar gjithsejt 13 apo 14 ditë.
JAVA E FUNDIT E SËMURJES SË MUHAMMEDIT a.s.
Sëmundja përparonte. Muhammedi a.s. ndjente më shumë lodhje të trupit. Me lejen e grave tjera, pejgamberi javën e fundit e kaloi në dhomën e Aishes. Në dhomën e saj e kanë bartur El Fadl Bin Abas dhe Aiu Ebi Talibi.
Aisha kujdesej për Muhammedin a.s. dhe në të njëjtën kohë shfrytëzoi rastin ta pyesë për shumë këshilla për të cilat mendonte se I janë të domosdoshme pas vdekjes së tij.
PESË DITË PARA SHPËRNGULJES
Ishte e mërkurë, pesë ditë para vdekjes. Gjendja shëndetësore e Muhammedit a.s. keqësohej. Temperaturën e kishte të lartë, ndërsa dhimbjet të shtuara, saqë nganjëherë humbte vetëdijen. Kërkonte tI sjellin ujë të puseve afër shtëpive. E kanë freskuar me atë ujë dhe ndjehej më mirë. Kërkoi që ta çonin në xhami, hypi në minber dhe u fliste sahabëve të cilët ishin ulur rreth tij. Dëshiroi të japë këshillat e fundit dhe foli për shumë gjëra të cilat më herët I kishte thënë. Posaçërisht thëksoi që Zotit mos tI përshkruhet shokë,që varret mos tI shpallin vende të shenjta, që të ruhen nga pasuria e huaj dhe që të jenë në ujdi mes veti. Me atë rast pyeti se mos I ka borxh dikujt apo mos mos e ka ofenduar dikë. Posaçërisht theksoi që të kapen për Kuranin dhe për sunnetin si dy burime kryesore të islamit.
Fjalët e Muhammedit a.s. u dëgjuan me gojë të hapur, nganjëherë ndërprehej me zërat e miklueshëm të sahabëve të cilët nuk mund të përmbaheshin. Edhe ata e kishin të qartë se këto janë fjalët e fundit të të dashurit të Allahut, Muhammedit a.s.
KATËR DITË PARA SHPËRNGULJES
Në ditën e katërt para vdekjes së Muhammedit a.s. sëmundja u shtua edhe më shumë. Shtëpia e tij ishtë përplot me sahabë, në mesin e tyre ishte edhe Umeri I cili lexonte Kuran dhe shikonte Muhammedin a.s. I cili ishte dobësuar shumë. Deri në këtë ditë edhe pse shumë I sëmurë, pejgamberi a.s. I ka falur të gjitha namazet si imam, kështu që edhe këtë ditë e kishte falur akshamin, mirëpo para jacisë sëmundja kishte marrë më shumë hov, saqë nuk kishte mundur të dalë në xhami.
Aisheja përcjell se Muhammedi a.s. e kishte pyetur, se a janë falur njerëzimi, ndërsa ajo I ishte përgjigjur: Jo, presin ty o I dërguari I Allahut.
Kërkoi ujë për abdest dhe ne I dhamë ujë, pastaj doli te xhamia. Duke ecur ishte alivanosur dhe I kthyer në shtëpi prapë pyeti se a janë falur? Jo, iu përgjigja, ju presin juve. Tri herë ka tentuar Muhammedi a.s. që të falet dhe tri herë ishte alivanosur. Pas kësaj porosity Ebu Bekrin që të falë jacinë dhe ai prej atëherë ka falur si imam gjithsejt 17 namaze.
DY DITË PARA SHPËRNGULJES
Ditën e dytë para vdekjes së Muhammedit a.s. ishte e shtunë, ai e ndjente veten më mirë dhe me ndihmën e dy sahabëve, doli të falë drekën. Ebu Bekri ishte në mihrab dhe pasi që e vërejti Muhammedin a.s. dëshiroi tia lëshojë vendin. Mirëpo, pejgamberi me gjest I dha shenjë të vazhdojë, ndërsa vetë ishte ulur në anën e majtë të tij dhe kështu e fail drekën.
NJË DITË PARA SHPËRNGULJES
Një ditë para vdekjes ishte ditë e dielë dhe kishte ardhur një grup I të rinjëve që të pranojnë islamin. Muhammedi a.s. u dhuroi disa para të cilat I kishte me veti. Pastaj sahabëve ua ndau armët. Aishes I urdhëroi që të kthejë borxhet, pak vaj ulliri, një fqinje dhe një fqinji hebre, disa kilogram elb. Kishte shumë kujdes që mos tI mbetet kujt borxh.
DITA E FUNDIT E JETËS SË MUHAMMEDIT a.s.
Enes Bin Malik përcjell se muslimanët të hënën kanë falur namazin e sabahut me Ebu Bekrin dhe se Muhammedi a.s. ishte dalur në dritare të dhomës së tij dhe shikonte mirë duke u falur të radhitur në safe; ishte shumë I kënaqur dhe buzëqeshte.
Në këto momente sahabët menduan se është më mirë dhe u gëzuan, e pritnin të dalë, mirëpo ai I përshëndeti me dorë dhe u dha shenjë të vazhdojnë. Tjetrin vakt të namazit, Muhammedi a.s. nuk e priti.
Kur gdhiu ajo ditë, Muhammedi a.s. e thirri vajzën e tij Fatimenë dhe e lajmëroi për diçka, ndërsa ajo filloi të qajë, pastaj I tha prapë diçka e ajo buzëqeshi. Aisheja tregon se e ka pyetur Fatimenë për këtë rast dhe ajo ishte përgjigjur: I dërguari I Allahut më paralajmëroi se është shumë I sëmurë, dhe se së shpejti do të shpërngulet në ahiret, kështu që fillova të qaj, e pastaj më premtoi se unë e para nga familja ime do të shpërngulem, dhe për këtë buzëqesha.
Pas bisedës me Fatimen, pejgamberi kërkoi nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin, I përkdheli dhe I puthi, sepse shumë I donte, e pastaj I thirri gratë e tij dhe I këshilloi duke u folur për rolin e tyre pas vdekjes së tij.
Trupi I të dërguarit të Allahut dobësohej shumë e më shumë, ndërsa sëmundja përparonte shumë. Pasojat e helmit, e cila iu hodh në Hajber, ishin shumë prezente; rrahjet e fundit të zemrës së të dërguarit të Allahut dhe frymëmarrja e vështirësuar paralajmëronin ndarjen e shpejtë të shpirtit nga trupi I Muhammedit a.s., trupit të tij fisnik.
Edhe momentet e fundit të jetës së kësaj bote, ai I shfrytëzoi duke dhënë këshilla deri te ummeti I tij, dhe I lutej Allahut të Lartësuar që tu ndihmojë ithtarëve të tij në rrugën e tyre. Fjalët e fundit të Alejhiselamit ishin: Es-salatu es-salatu ve ma meleket ejmanukum dhe ajeti kuranor: Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun.
Pushoi të rrahë zemra e të dërguarit të Allahut më 12 rebiul-evvel të vitit të 11 të hixhrit, para se të vijë koha e namazit të drekës. Muhammedi a.s. jetoi 63 vjet e katër ditë.
PIKËLLIMI I SAHABËVE
Lajmi për vdekjen e Muhammedit a.s. edhe pse e pritur nga sahabët, shpejtë u përhap në Medine dhe I befasoi banorët e saj. Shumica nuk besonin apo thënë më mirë, nuk kanë mundur të besojnë se në mesin e tyre nuk është Muhammedi a.s. I gjallë. Pasoi pikëllimi I përgjithshëm, qahej në secilën shtëpi.
Enes Bin Malik në atë moment tha: Nuk kam parë ditë më të mirë dhe më të gëzuar se atë ditë kur na erdhi Muhammedi a.s. dhe nuk kam përjetuar ditë më të pikëllueshme se kjo ditë kur na la Muhammedi a.s. Fatimja atë ditë tha: O baba, Allahu I Lartmadhërishëm e pranoi lutjen tënde.
QËNDRIMI I UMERIT
Lajmi për vdekjen e Muhammedit a.s. shumë e goditi Umerin. Nxorri shpatën dhe ishte I gatshëm që të vrasë secilin që thotë se Muhammedi a.s. ka vdekur.
Muhammedi a.s. nuk ka vdekur, thoshte ai, por shkoi te Zoti sikur që shkoi Musa a.s. për tu kthyer pas 40 ditëve. Pasha Zotin, I dërguari I Zotit me siguri do të kthehet dhe do tia pres këmbët e duart atij që thotë se Muhammedi a.s. ka vdekur.
QËNDRIMI I EBU BEKRIT
Kur Ebu Bekri dëgjoi për vdekjen e Muhammedit a.s. menjëherë shkoi në xhami ku nuk foli asgjë deri sa hyri në dhomën e Aishes, ku ishte shtrire trupi I të dërguarit të Allahut. Iu afrua Muhammedit a.s. ia zbuloi fytyrën dhe duke qarë e puthi. Ishte shumë I tronditur me vdekjen e Muhammedit a.s. dhe I vinte keq pse ai nuk shkoi në ahiret para Muhammedit a.s.
Pastaj Ebu Bekri u kthye në xhami dhe u tha sahabëve që ishin aty: Kush prej jush e adhuroi Muhammedin a.s., ta dijë se Muhammedi a.s. ka vdekur, ndërsa kush prej jush e adhuroi Allahun, dine se Allahu me të vërtetë është I gjallë dhe nuk do të vdesë. Pastaj e tha ajetin kuranor: Ve ma Muhammedun il-la resul në të cilin flitet se Muhammedi a.s. është vetëm I dërguar dhe se edhe ai do të vdesë sikur që kanë vdekur të dërguarit e tjerë.
Këto fjalë nga kurani ndikuan për tu qetësuar situata, sahabët dhe shumicës iu duk se së pari herë I dëgjojnë këto fjalë. Në fund kuptuan se Muhammedi a.s. është njeri dhe se është më se e logjikshme që edhe ai të vdesë sikur qe vdesin edhe njerëzit e tjerë.
PËRGATITJA E TRUPIT FISNIK TË MUHAMMEDIT a.s. DHE FALJA E XHENAZES
Para se të përgatisnin trupin e Muhammedit a.s. sahabët u takuan që të zgjidhin çështjen e halifes. Mendonin se këtë çështje domosdo duhet zgjidhur menjëherë. Pas disa diskutimeve u pajtuan që të zgjedhet Ebu Bekri.
Të hënën në mbrëmje, pas zgjedhjes së halifit, sahabët përgatiteshin për xhenaze. Të martën trupin e Muhammedit a.s. e kanë larë: Abbasi, Aliu, El Fadl dhe Kasimi, djemtë e Abbasit, Shekrani, Usame Bin Zejd dhe Evsi.
Abbasi dhe djemtë e tij El Fadl dhe Kasimi e kanë rrotulluar, Usame dhe Shekrani e kanë larë me ujë, Aliu e ka larë ndërsa Evsi e ka mbajtur për gjoksi. Pas kësaj e kanë mbështjellë në qefinë. Në xhenaze erdhën shumë pauses të Muhammedit a.s. nga të gjitha pjesët e Arabisë. Falej shumë herë, deri në thellë si të natës.
Muhammedit a.s. I janë falur shumë namaze të xhenazes, ndërsa të parët kanë falur anëtarët e familjes së tij, pastaj muhaxhirët dhe ensarët. Është karakteristike të përmendet se edhe fëmijët dhe gratë kanë falur xhenazen. Muhammedi a.s. është varrosur në dhomën e Aishes në të cilën edhe vdiq. Varri I tij tani gjendet në përbërje të xhamisë së madhe të Pejgamberit në Medine.
Nga Boshnjakishtja Ejub Musa
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€