NUHU a.s. DHE SHKAQET E TUFANIT (PËRMBYTJES
Nuhu a.s. ështe një ndër pejgamberët e përmendur në Kur'an madje në 43 (dyzet e tri) ajete. Edhe një kaptinë e tërë quhet "Nuh". Populli shumohej dita-ditës dhe shmangej nga rruga e drejtë. Ky popull, pas vdekjes së Idrisit a.s., u largua prej ligjit të besimit hyjnor dhe filloi të adhurojë idhuj të ndryshëm. Perëndia e zgjodhi Nuhun a.s. prej atij populli që t'ua tërheqë vrejtjen dhe t'i drejtojë ata njerëz që ta adhurojnë vetëm një Zot.
Nuhu a.s. u përpoq për një kohë të gjatë që t'i largonte nga besimi në idhuj të ndryshëm, mirepo të gjithë përpjekjet e tij shkuan kot. populli nuk iu përgjigj ftesës së Nuhit, por përkundrazi, e përbuzi dhe e nënçmoi ate. Nuhu thërriste popullin duke i thënë se Perëndia e ka zgjedhur atë vetë qe t'i drejtojë njerëzit në rrugë të drejtë dhe se nuk kërkonte kurrfarë shprëblimi prej tyre. Ai u përpoq t'ua vërtetonte qenien e Perëndisë, duke u treguar shembuj bindës mbi krijimin e foshnjës ne bark të nënës pastaj jetën në këtë botë, vdekjen, krijimin e qiellit, të Tokës, ushqimin, si edhe të gjitha gjërat që shihen mbi tokë. Ata iu përgjigjen duke i thënë se po e tepronte qortimin dhe se nuk largoheshin prej rrugës që ndiqnin, meqë edhe etërit e tyre kishin adhuruar ata idhuj. Pra, nëse je i dërguar nga Perëndia i thoshin t'u sillte ndonjë të keqe që do t'i frikesojnte, Nuhu a.s. iu përgjegj: "E keqja për ju është në duart e perëndisë e jo në duart e mia. Edhe unë jam vetëm i dërguar i Tij, dhe jeta ime është në duar të Tij".
Ai e thërriste popullin në besim të vërtetë kur ishin në ndonjë tubim të haptë, ndërsa ata mbulonin veshët me gishta ose e mbulonin fytyrën me lecka që të mos degjonin se çka e luti Perëndinë që të dënojnte atë popull të padëgjueshëm.
Perëndia e urdhëroi Nuhun a.s. që ta ndërtojë një anije dhe kush kishte fatin të hynte ne të, do të gjente shpëtimin. Ky qe rasti i fundit për shpëtimin e atij populli. Nuhu a.s. ia filloi ndërtimit të anijes dhe po i tregonte popullit se ata që do të vijnë dhe të kërkojnë strehim në të, do të shpëtojnë. Ata që nuk besonin, nisën të talleshin edhe më tepër me të, duke i thënë se ishte çmendur. Ku është deti, e ti ku po e ndërton anijen?!
Kur e përgatiti anijen, Perëndia e urdhëroi Nuhu a.s., që të fuste në të farniljen e vet si dhe besimtarët e tij dhe prej çdo lloji shtazësh e egërsirash të merrte nga dy sosh, femër e mashkull, kurse bashkëshorten e tij iu urdhërua ta linte në tokë, sepse ajo i takonte grupit te pabesimtarëve. Numri i besimtarëve ishte i vogël, por sa ishin nuk dihet. Në një vend në histori përmendet se ishin gjashtë veta, përpos Nuhut a.s., kurse diku tjetër thuhet se ishin dyzet burra e dyzet gra.
Menjëherë pas mbylljes së anijes, filloi të bjerë shi dhe të shpërthejë ujë nga toka e të mbushej sipërfaqja e saj, derisa anija zuri të lundronte. në Tevrat thuhet se uji është ngritur 15 kutë2 mbi tokë. Vetërn Perëndia e di se ç'sasi uji ka pasur, po dihet se anija ka lundruar mbi uje dhe se është ndalur në kodrën e quajtur Xhudije.
Nuhu a.s, para se të hynte vetë në anije, e thirri edhe të birin, por ai rrinte anash dhe kundërshtonte. Këtë qëndrim të tij na e dëshmon Kur'ani, ku ceken fjalët e Nuhut a.s.:
"O biri im, eja me ne e mos u bëj me ata që nuk besojnë!"
Por ai s'e pranoi thirrjen e babait.
Mospranimi i thirrjes që i beri babai të birit qe shkak i mosbesimit të fjalëve të Nuhut se kush nuk hyn në anije, do të zhdukej. Ai i tha babait: "Unë do të dal në maje të kodrës dhe do të shpëtoj". Mirëpo, kur vërshoi uji,edhe ai u zhduk. Nuhu a.s. dëshironte që fjala e Perëndisë lë shkojë në vend, sepse Perëndia e pat premtuar atij se ai bashkë me familjen e tij do të shpëtonte. Në Kur'an janë të cekur fjalët e tij:
"O Zoti im, djali ësht'ë prej familjes sime dhe premtimi yt është i plotfuqishëm, e Ti je gjykatësi më i drejtë
Perëndia i tërhoqi vërejtjen Nuhut duke i thënë se ai nuk është prej familjes së tij dhe të mos kërkonte një gjë të tillë. Ai që do të dilte jashtë anijes, nuk është prej atyre që u kam premtuar shpëtimin. Pastaj Nuhu a.s. kërkoi falje dhe mëshirë nga Perëndia.
Pas ndaljes së anijes në kodrën Xhudije, dolën që të gjithë nga anija dhe, me bekimin e Perëndisë, u shtuan dhe prej tyre u mbush toka me njerëz.
Thuhet se bijte e Nuhut u shtuan, ndërsa të tjerët, që ndodheshin në anije, jo. Njerzimi u shtua përsëri prej bijve të Nuhut. Prej Samit rrjedhin arabet, hebrenjtë, asirianet, babilonasit dhe feni-kasit, prej Hamit zezakët dhe prej Jafethit raca mongole.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
bruna me intereson shumë ta di a ka shku Muhammedi nat jeten e gjat dhe a u taku me Pejgamberet e tjere.
un ekom lexu ni liber dhe aty tregon se muhameti ka shku nat jeten e gjat utaku mete gjith Pejgamberet dhe u kthy ne këtë jetë.
bruna me intereson shumë ta di a ka shku Muhammedi nat jeten e gjat dhe a u taku me Pejgamberet e tjere.
Ngritja e Pejgamberit ne qiell
Falënderimet i takojnë All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë, Udhëzuesit të njerëzimit, kursepërshëndetjet mbi Muhammedin a.s. i cili është dërguar si mëshirë për mbarë njerëzimin!
Në vitin e 12-të të pejgamberisë, i dëshpëruar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe
bashkëshortes së tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet që ia bënin mushrikët e Mekkes e të rrethit të saj, Muhammedi a.s. qetësohet e ngushëllohet me ftesën që ia bëri Allahu xh.sh. për t"u takuar me të në hapësirat e larta qiellore. Kjo është njëra prej muxhizeve (ngjarjeve të jashtëzakonshme) të Muhammedit a.s., krahas muxhizes më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur"anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet i paarritshëm e i papërsëritshëm. Sipas shumicës së historianëve, kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 27-të të muajit Rexhep, një vit para se Muhammedi a.s. të shpërngulej prej Mekkes për në Medine. Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhëtim nate prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore), përmendet si në Kur"an ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Në Kur"an një kaptinë e tërë quhet el-Isra, në ajetin e parë të së cilës All-llahu xh.sh. thotë: “Pa të **** është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t"ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesiâ€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
flm bruna shum zoti te bekoft publikisht pote them qile ni forum per fen islame un shum besoj ki mej ba me qinda mija antar.