Benachrichtigungen
Alles löschen

Ndërroi jetë si analfabet duke thirrë në shkrim-lexim

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
315 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#870]

Ndërroi jetë si analfabet duke thirrë në shkrim – lexim
Ai gjatë 23 viteve urdhëroi njerzinë në shkrim-lexim ndërsa vet ndërroi jetë si analfabet ...

Shumë pjestarë të feve tjera, si krishter, hebrej, por edhe musliman të përbetuar parashtrojnë pyetjen: Ju muslimanët pohoni se pejgamberi juaj Muhammedi gjatë 23 viteve predikoi Kur'anin tek njerëzit, duke ua shpjeguar atyre se ky libër është udhërëfyes për të gjithë, madje edhe për vetë Muhammedin si pejgamber, ju po ashtu pohoni se ai dallon nga Buda ose Konfuçio që kanë përpilu urdhëra, i kanë obligu njerëzit t'i zbatojnë ato urdhëra ndërsa vet kanë qenë të paprekshëm, kurse Muhammedi ka pranu urdhëra nga Zoti, së pari vetë i ka praktiku pastaj i ka urdheru tjerët për zbatim. Ai gjatë 23 viteve urdhëroi njerzinë në shkrim-lexim ndërsa vet ndërroi jetë si analfabet, mirë, kjo a nuk bie ndesh me ajetin Kur'anor: "Po i urdhëroni tjerët, e veten tuaj po e harroni"? (Bekare 44 )

Së pari të analizojmë domethënien e fjalës "Analfabet". Para 1400 vitesh, kur nuk ka qenë e zhvilluar teknologjia, analfabet nënkuptonte njeriun i cili nuk ka ditur vetëm shkrim-lexim, ndërsa në këtë shekullë, ku teknologjia ka arriturë kulminacionin, analfabet mund ta quajmë personin që gjatë jetës së tij si ka të lexuara së paku 50 libra, ose personi që nuk di të përdor PC (kompjutor) lirisht mund ta quajmë analfabet.

Muhammedit s.a.v.s i`u shpall Kur'ani në moshën 40 vjeçare, ai i urdhëronte as'habët t'i shkruajnë ajetet që i shpalleshin, po ashtu shokët të cilët ishin analfabet i urdhëronte të mësojnë shkrim – lexim, ndërsa vet ndërroi jetë si analfabet.

Po të kishte qenë Muhammedi a.s. njeri i mësuar, sikur të kishte ditur të lexoj e të shkruaj, atëherë njerëzit mund të kishin ndonjë arsye të dyshojnë në konstatimin e tij se Kur'ani është fjalë e Zotit. Sikur të kishte qenë i arsimuar atëherë dyshimet e armiqëve të tij se ai ndoshta ka shfrytëzuar tevratin, zeburin dhe inxhilin, dhe se ato të tëra i ka përzier në një gjuhë të bukur, në një përmbledhje siç është Kur'ani, ndoshta do të kishin vlerë.

Kur'ani këtyre skeptikëve iu pergjigjet kështu: "Ti nuk e ke lexuar asnjë libër para këtij, as që e ke shkruar me dorën tënde të djathtë, sepse do të dyshonin ata që flasin gënjeshtra" (Ankebutë 48)

Megjithëse Pejgamberi s.a.v.s nuk dinte të shkruaj, mushrikët përsëri nuk besonin se Kur'ani është vepër hyjnore, dhe se posedon forcë mrekulluese.
Edhe këtyre Kur'ani ju thotë: "A nuk mendonjë ata për Kur'anin? Të ishte ai prej tjetërkujt e jo prej Allahut, me siguri në të do të gjenin shumë kundërthënie". (4/82)

Njerëzit që kanë mend, dhe që janë të sinqertë ndaj vetvetes e kanë pranuar dhe përqafuar Kur'anin si mrekulli e vërtetë. Në Kur'an thuhet: "Këto janë argumente të qarta në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria, argumentet tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve." (Ankebut 49)

Edhe vetë armiqtë e Islamit i bëjnë nderin e merituar kur është fjala për natyrën mrekulluese të këtij libri hyjnorë.

- R. Bos Worth- Smith i njohur. Në librin e vet " Muhammedi dhe Muhammedanizmi " për Kur'anin shprehet se është mrekulli e stilit të pastër, urtësi dhe realitet.
- Një tjetër Anglez A.i. Arberry në parathënien e përkthimit të vet të kur'anit thotë: "Sa herë që e dëgjoj leximin e Kur'anit më duket se dëgjoj muzikë, dhe sikur ajo melodi është e përcjellur me të rrahura të përhershëm të lodrave, dhe kjo, sikur po kërset zemra ime ". Në bazë të këtyre fjalëve nga parathënia e tij dikush mund të mendonte se ai është musliman, por ai vdiq si krishterë. Sidoqoftë miqtë dhe armiqtë i shprehin rrespekt shpalljes së fundit të Zotit, Kur'anit Famëlartë.

Njerëzit që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit s.a.v.s e kanë parë fisnikërinë e thirrjes dhe shpirtëgjerësinë e shpalljes si argument dhe mrekulli kreative të Zotit, dhe kanë pranuar fenë islame. Mirëpo shumë të tjerë shprehen: "Unë nuk e mohoj bukurinë e filozofisë së tij, të moralit të lartë praktik, unë jam i gatshëm të pranoj se Muhammedi ka qenë njeri i sinqertë dhe se ka dhënë shumë norma dhe rregulla të bukura për të mirën e njeriut, por ajo që s'mund ta pranoj është ajo se ju muslimanët deklaroni për autoritet mbinatyrorë të urdhërave të tij".

Me fjalë të tjera, kundërshtari thotë se nuk mund ta beson se Kur'anin e ka shpallë një fuqi mbinatyrore d.m.th. Zoti, por beson se vet Muhammedi e ka shkruar, përpiluar dhe falsifikuar Kur'anin. Këtu mund të kuptohet urtësia e asaj pse Muhammedi ndërroi jetë si analfabet.

Një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar Tomas Carlye në librin e tij "Trimat dhe adhurimi i Trimave" nëntitullin "Trimi si profet" për shpalljen e Muhammedit a.s. shprehet me entuziazëm: "Fjalët e njeriut të tillë janë thirrje e drejtpërdrejtë nga vetë zemra e natyrës. Njerëzit e dëgjojnë, dhe doemos do ta dëgjojnë atë zë edhe në mos paçin dëgjuar asnjë tjetër, tëra të tjerat janë sikur era", d.m.th. tëra të tjerat i ka marrë uji në krahasim me këtë që flet ky njeri- Muhammedi. Por edhe ky mendimtar i madh vdiq si krishter.

Michael Hart i cili konsiderohet astronom, historian dhe matematikan amerikan, botoi librin 572 faqe me titullin "100 njerëzit më të mëdhej në histori" pasi studioi njerëzit prej Ademit e deri sot ai zgjodhi 100 më autoritativët.. Ai e vë Muhammedin a.s. në rend të parë, ndërsa Zotin e vet personal, shpëtimatrin Jezu Krishtin e vë në rend të tretë.

Ky është Pejgamberi ynë s.a.v.s, Analfabet, hafidh i kur'anit, amvis i mrekullueshëm, themelues i kushtetutës së parë, luftëtarë strategjik, triumfues...

E për ata që edhe pas përgjigjes vazhdojnë të jenë skeptik ju themi: "Robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqe!" (el-Furkan, 63 )


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 22/10/2008 5:51 p.m.
Teilen: