Benachrichtigungen
Alles löschen

Mesazh i një hadithi madhështor

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
316 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1325]

Mesazh i një hadithi madhështor

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: "Erdhi Xhibrili dhe më tha: "Muhammed, jeto sa të duash por do të vdesësh, duaje kë të duash do të ndahesh nga ai, puno çfarë të duash sipas veprave do të shpërblehesh ose dënohesh. Dije mirë që nderi dhe fama e një besimtari është në namazin e tij të natës, ndërsa fuqia dhe krenaria e tij është në jovarësinë nga njerëzit e tjerë." (Taberaniu në Evsat nga Aliu r.a., Albani e ka vlerësuar të saktë në Es-Sahih nr. 831).

Edhe pse meleku Xhibril ia kumtoi këto fjalë Muhammedit s.a.v.s., këtu para se gjithash na drejtohet neve. Nga këto fjalë të bukura ne jemi të obliguar që t'i përvetësojmë dhe përjetësojmë, sepse janë udhërrëfyes në lumturi dhe sukses në këtë dhe në botën tjetër. Sunneti i tij është një thesar i pashterur i diturisë, urtësisë dhe këshillave. Hadithi i përmendur përmban disa konstatime të vlefshme dhe udhëzime për të cilat duhet ndalur dhe medituar.

Dashuria dhe vdekja

"Duaje kë të duash . . ."
Pak ka emocione njerëzore të cilat aq fuqishëm dhe bindshëm kanë orientuar njeriun duke ia trasuar rrugën e meditimit dhe sjelljes ashtu siç ka bërë dashuria. Për shkak të dashurisë jetohet dhe vdiset, qetësohet dhe luftohet.

Për shkak të saj nga hiri kanë lindur imperatoritë botërore, ndërsa të tjera janë rrënuar, për çfarë dëshmojnë shumë ngjarje historike. Dashuria ka qenë inspirim për shumë shkrimtarë dhe poetë që nga zemrat e tyre t'i nxjerrin dhe shënojnë në letra mendimet më subtile dhe vargjet më të bukura për ata që i kanë dashuruar dhe për të cilët janë mallëngjyer. Por edhe poezia më subtile askënd nuk e ka bërë të përjetshëm përveç në mënyrë figurative. Trupat e të dashuruarve dhe atyre që janë dashur, që moti janë kalbur nën tokë, ndërsa ajo që ka qenë e shkruar ka mbetur që të dëshmojë për njerëzit që kanë dashur dhe kanë dëshiruar të jenë të dashuruar.

Të gjithë ne në botë e duam dikë. Nga fëmijëria deri në pleqëri ndiejmë nevojën që të dhurojmë ose marrim dashuri. Duam prindërit dhe familjen, miqtë, bashkëshorten, fëmijët, nipërit. Por, një fakt na mundon vazhdimisht dhe nuk na lë të qetë. Veç në mendimin për shkak të vdekjes sonë apo tjetrit duhet të ndahemi, tek njeriu lind pikëllimi dhe shqetësimi.

Për këtë, ata që nuk besojnë në botën tjetër, si dhe ata që janë aq shumë të lidhur për këtë botë shijojnë ëmbëlsirat e kësaj bote dhe që fare pak mendojnë në kthimin te Zoti i tyre, dashuria si emocion nuk ka sjellë lumturi të përhershme, ngase lumturia e tyre në masë të madhe zvogëlohet bile edhe zhduket tërësisht, atëherë kur mbesin pa personin e dashur.

Për këtë shumica e njerëzve në këtë botë dashurinë e përjetojnë si vuajtje dhe dhembje e jo si lumturi dhe kënaqësi. Pasi që e varros personin që e do, mbesin vetëm pikëllimi dhe kujtimet e dhembshme. Në të dashurinë e përkujtojnë edhe gjërat më të imëta.

Por kthim nuk ka. Mirëpo, besimtarët e sinqertë me të dashurit ndahen fare pak shkurtë. Pas ringjalljes dhe ditës së Gjykimit në xhennet përsëri takohen me të dashurit dhe nuk ndahen më kurrë. Me një rast një njeri e pyeti Pejgamberin s.a.v.s. për atë që kur do të ndodh dita e Gjykimit, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti: "Çfarë ke përgatitur për të?"

"Për ditën e Gjykimit nuk kam përgatitur as shumë namaze e as agjërim, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij." - u përgjigj njeriu. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Njeriu (pas ditës së Gjykimit) do të jetë me atë që donë dhe ti do të jesh me ata që i donë." (Tirmidhiu nr. 2385, nga Enes b. Maliku r.a.)

Allahu i madhërishëm besimtarëve në xhennet do t'iu bashkojë ata i kanë dashur: "E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre . . ." (Et - Tur, 21)

Për këtë vajza e Pejgamberit s.a.v.s., Fatimeja r.a. pasi i pëshpëriti herën e parë, qajti, ndërsa pas pëshpëritjes së dytë qeshi. Herën e parë Pejgamberi s.a.v.s. e lajmëroi që së shpejti do të vdesë, andaj qajti, e pastaj i tregoi që ajo do të jetë e para nga familja e tij e cila do t'i bashkohej në ahiret, andaj nga gëzimi qeshi duke ditur se pas kësaj do të takohet me të në xhennet, ku asnjëherë nuk do të ketë ndarje. (Tirmidhiun nr. 3881 nga Aisha r.a. me varg transmetues të saktë. Themeli i vërtetë i këtij hadithi është shënuar nga Buhariu dhe Muslimi).

Puno çfarë të duash . . .
Çdo ditë jemi më afër Kiametit, ndërsa shejtani me përsosmëri e ka ushtruar profesionin e tij të futjes së njerëzve në humbje, andaj numri i pasuesve të tij besnikë asnjëherë nuk ka qenë më i madh. Ka mobilizuar ushtri të madhe e cila moralisht dhe fizikisht shkatërron veten dhe të tjerët. E bukura është bërë e shëmtuar, ndërsa e shëmtuara e bukur.

Kështu që asnjëherë në historinë e llojit njerëzor nuk ka mbizotëruar anarki më e madhe morale sikurse sot. Shumicë e njerëzve bukfalisht bëjnë çdo gjë. Janë të bindshëm që asnjë "prangë" fetare, morale dhe tradicionale nuk duhet t'i dalë në rrugë, që nga jeta e tyre të b ëjnë çdo gjë që dëshirojnë. Provojnë çdo gjë nga fëlliqësira dhe perverzionet, bile edhe mundohen që të gjithëve t'u argumentojnë që kjo është normale dhe e natyrshme. Shembuj nuk duhet përmendur ngase jemi me këta të rrethuar. Ligjet laike që dominojnë sot në botë kanë legalizuar shumë shëmtime dhe amoralitete nga të cilat turpërohemi të gjithë njerëzit e moralshëm. Edhe ato (pa) vepra për të cilat para këtij ligji përgjigjet për fajësi, shpesh rezultojnë me gjykime tragjikomedike për të cilat mendja e shëndoshë stoepet. Kështu p.sh. personi i cili ka fshehur tatimin apo të hollat e besuara ka qenë i gjykuar në shumë decenie burgimi, ndërsa p.sh. sot vrasësit monstruoz të luftës në Bosnjë dhe Kosovë, shpallen të pafajshëm. Pra, drejtësia absolute është e pamundur të arrihet në këtë botë, por ajo është e rezervuar në botën tjetër. Edhe krimineli më i madh i verifikuar, i cili është fajtor për vdekjen e mijëra njerëzve edhe nëse dënohet me vdekje mund të vritet vetëm një herë.

Vetëm Allahu i Plotfuqishëm është Ai i cili është një gjendje të realizojë edhe padrejtësinë më të vogël dhe ta dënojë kriminelin më të madh me dënim meritor. Të gjithë punojnë çfarë dëshirojnë, por sipas veprave do të shpërblehemi.

"E kush punoi ndonjë të mirë, që peshoi sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshoi sa grimca, atë do ta gjejë." (El - Zilzal, 7 - 8)

Nderi dhe fama
"Nderi dhe fama e një besimtari është në namazin e tij të natës."

Mbretërit, kryetarët e shteteve njerëzve meritorë nga populli i dekorojnë me medaljet e nderit për merita të veçanta. Më së shpeshti për heroizmin e treguar në luftë apo gatishmërinë e individit për t'u sakrifikuar për kryetarin dhe atdheun. Të këtillë kanë qenë me famë dhe të njohur në popull. Shumë njerëz sot përpiqen të jenë me famë dhe afër udhëheqësve shtetërorë, bile edhe nëse përulen. Muslimani i vërtetë për këtë nuk ka nevojë. Ai ka rastin që në një mënyrë krejtësisht të thjeshtë të bëhet i famshëm te Sundimtari i sundimtarëve, te Zoti absolut i multiuniversit, Fuqia e të Cilit nuk shuhet kurrë por zgjat përherë.

Besimtari medaljen e nderit, krenarisë dhe lavdërisë te Zoti i tij e meriton me namazin e natës i cili është kulminacioni i sinqeritetit dhe devotshmërisë. Luftën për ta fituar këtë medalje, besimtari e arrin me vetveten. Me mundin dhe këmbëngulësinë e tij ngadhënjen përtacinë dhe gjumin, ndërsa me sinqeritetin e tij në vete e zhdukë edhe thërrmijën më të vogël të hipokrizisë eventuale, sepse e di që në natën e errët nuk e sheh askush pos Zotit të tij. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " . . . namazi më i vlefshëm pas namazeve të obliguara është namazi i natës." (Muslimi, nr. 1163)

Fuqia dhe krenaria
"Fuqia dhe krenaria qëndron në atë që besimtari të jetë i pavarur nga njerëzit tjerë."

Në këtë realitet madhështor të këtyre fjalëve më së miri janë bindur ata që kanë shijuar nënçmimin e varësisë nga tjerët.

Ndoshta shembullin më të mirë për këtë e hasim te njerëzit që janë detyruar ta fitojnë furnizimin e tyre te shefat e pandershëm, të ashpër dhe pa ndjenja, të cilët nga punëtorët e tyre kërkojnë maksimumin duke i trajtuar si kafshët, dhe duke u dhënë minimumin e pagës bile edhe duke u cunguar edhe këtë mizerabl që e kanë arritur me gjak. Këta persona shpesh përjetojnë nënçmime dhe poshtërime të mëdha, por nuk kanë zgjidhje tjetër ngase e kanë të vetmin burim për të mbajtur veten dhe familjet e tyre.

Ata që kanë sukses të bëhen të pavarur definitivisht ndiejnë lehtësim të madh dhe krenari, sepse askush më nuk i nënçmon.

Sa do të jetë njeriu në kuptimin financiar i pavarur nga tjerët, ndoshta kjo varet çfarë plane të tij i ka skicuar në këtë botë.

Mjerisht, shumica e njerëzve sot kanë shumë ambicie të mëdha për të arritur çdo gjë në këtë botë, ndërsa kur është në pyetje bota tjetër e cila është e përhershme, atëherë shumica kënaqen vetëm në atë që është e domosdoshme, gjegjësisht farze.

Shembujt më të bukur të modestisë i kemi tek të Dërguarit e Allahut, sahabët, tabi'inët dhe dijetarët e devotshëm islam.

Ata shumë lehtë kanë qenë të pavarur nga tjerët, sepse nga kjo botë kanë marrë vetëm minimumin, ndërsa energjinë e tyre, pasurinë dhe shëndetin e kanë shpenzuar në rrugën e arritjes së furnizimit për jetën e përjetshme. Bukur ka thënë Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë:

"Që modestia është kulminacioni i pasurisë,

këtë e kam parë.

Dhe për të jam kapur fuqishëm.

Askush para dyerve të tij nuk do të më shohë.

Dhe për askë për së tepërmi nuk preukopohem.

U bëra i pasur pa asnjë argjend.

Para njerëzve kaloj si mbret."

(divani i Imam Shafiut, faqe 95)

Pra në këtë muaj të vitit të ri islam, këto këshilla të Xhibrilit dhe udhëzime le të jenë udhërrëfyes kah vlerat e vërteta në dy botët. Pejgamberi ynë s.a.v.s. dhe të parët tanë të ndershëm të na bëhen fanar të ndritshëm që do t'i pasojmë. Edhe pse kurrë nuk do t'i arrijmë, të mundohemi që së paku t'i imitojmë.

Allahu i madhërishëm na udhëzoftë, në praktikimin e sunnetit!


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 29/12/2008 5:31 p.m.
Teilen: