Kush janë dijetarët?
Shkoqitur nga një libër në pritje – Hadithi i transmetuar nga Irbad ibn Sarijeh, Allahu qoftë i kënaqur me të:"Juve ju takon ta ndiqni Sunetin [rrugën] tim dhe Sunetin e halifeve të udhëzuara drejt...", shpjeguar nga shejh Ubejd ibn Abdilah el-Xhabirij, ish-profesor në Universitetin Islamik të Medinës.
Shejh Ubejd el-Xhabirij thotë:
"Dijetar është ai që njihet për dije dhe që vendosmërisht është i rrënjosur në të. Tek ai muslimanët duhet të studiojnë, jo ta lënë atë për ndonjë që është nën të, përveç nëse ka nevojë për këtë. Ibn Mes'ud, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
"Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi, për sa kohë që marrin dijen nga shoqëruesit e të dërguarit dhe nga të vjetrit e tyre. Por, nëse e marrin dijen nga të rinjtë, do të shkatërrohen".
A e dini se kush janë të rinjtë? Ata janë njerëzit e tekave dhe të dëshirave. Ata e lënë tekstin pejgamberik dhe kapen pas opinioneve të veta, pas filozofisë dhe pas të folurit të zbukuruar, derisa t'i mashtrojnë njerëzit. Ata i mbajnë nën kontroll dhe i dërrmojnë me injorancë njerëzit.
Dijetarët e kishin zakon t'i provonin njerëzit e secilit vend me dijetarët e tyre. Kështu, në të kaluarën, thoshin:"Provoni banorët e Medinës me Malik ibn Enes, banorët e Shamit me el-Auzain, banorët Egjiptit me Leith ibn Sa'd, banorët e Kufës me Sufjanin dhe banorët e Mosulit me Mu'afeh ibn Imran".
Çfarë mendohet me këtë është që banorët e këtyre rajoneve pyeteshin për dijetarët e tyre. Nëse ata flisnin mirë për ta dhe i respektonin, ata [dijetarët] i nderonin dhe i respektonin [banorët]; nëse flisnin keq për këta dijetarë dhe i fyenin, dijetarët i mbanin larg ata, duke u tërhequr prej tyre. Kjo tregon që dijetarët janë një bekim për popullin islamik. Ata i edukojnë njerëzit dhe ua mësojnë fenë nga Kurani dhe nga Suneti, në metodologjinë e paraardhësve të devotshëm. Me anë të tyre, njerëzit forcohen, peshoret maten siç duhet dhe pronat e njerëzve mbrohen nga risitë në fe dhe nga çështjet e shpikura.
Nëse populli islamik nuk shfaq nevojë për dijetarët e vet dhe i vendosin në rend të dytë, pas vetes, atëherë këta njerëz konsiderohen të këqij. Përshëndetni ata, se, vërtet, djajtë nga xhinët dhe nga njerëzit do t'i pushtojnë.
O muslimanë, mos u bëni si ata, të cilët nuk shfaqin nevojë për dijetarët. Dijetarët që njihen tek të gjithë janë:
Imam shejh AbdulAziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë;
Imam shejh Muhamed ibn Salih el-Utheimin, Allahu e mëshiroftë;
Imam shejh el-Albani, Allahu e mëshiroftë, si dhe vëllezërit e tyre pas tyre, të cilët janë në të vërtetën, sipas gjykimit tonë - dhe Allahu është llogaritës i tyre -, me në krye Muftiun e Mbretërisë të Arabisë Saudite shejh AbdulAziz ibn Abdilah el-Shejh,
i nderuari shejh Salih el-Luhejdan,
i nderuari shejh Salih el-Feuzan,
i nderuari shejh Abdullah ibn el-Gudejan, dhe vëllezërit e tyre, që janë me ta në Sunet. Nuk i lavdërojmë tej lavdërimit të Allahut dhe Allahu është llogaritës i tyre.
O muslimanë, jini të kujdesshëm që mos t'u kaplojnë opinionet e të ngatërroheni nga të folurit verbues, sepse ky është fillimi i drejtimit të keq dhe i shkatërrimit. Allahu na mbrojt, juve dhe neve, në fenë tonë, në këtë jetë dhe në tjetrën..."
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€