Benachrichtigungen
Alles löschen

Hollivudi xhiron film për Muhamedin a.s.

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
904 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#901]

Hollovudi përgatit një film të ri për Profetin Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi te) dhe mbi ardhjen e Islamit.

Filmi nuk ka indikacione t'i paraqesë ndarjet dhe konflikte por i tëri është i fokusuar në virtute të pasura, gjëra të përbashkëta për tërë muslimanët, si mëshira dhe tolerance, ka thënë producenti i filmit Oscar Zoghbi në një komunikatë.

Filmi "Lajmëtari i Paqes" do të paraqesë sekuenca nga jeta e të Dërguarit Muhamed për ta portretizuar ardhjen e Islamit dhe do të xhirohet në vendet e shenjta, në Meke dhe në Medine.

Zoghbi, i cili ka kontribuar edhe në fimin e vitit 1976 "Mesazhi", vlerësoi se si një portretizim epik i Islamit, ai e kupton ndjeshmërinë dhe sfidat që ndërlidhen me këtë subjekt.

Ai potencoi se nuk do të ketë paraqitje të imazhit të Profetit Muhamed në ekran.
Islami ndalon personifikimin e të gjithë profetëve të Zotit nëpër filma dhe drama.
"Në shekullin e 21 është nevoja reale për një film të këtillë që do ti mundësonte publikut një udhëtim emotiv në periudhën që ndërlidhet me ardhjen e Islamit" tha drejtori i Holloiwudit Ramsey Thomas, personi i cili do ta shkruaj skenarin.
Producenti ekzekutiv i filmit të ri, Hajja Subhia Abu Elheja, poashtu potencoi se për gati tri dekada, vetëm një film i Hollivudit, filmi "Mesazhi", ka pasë karakter Islam.

"Vetëm një film historik është xhiruar me tematikë Islame, një religjion me 1.5 miliardë përfaqësues, përderisa krishterimi është subjekt për 30 e më shumë filma" tha ajo.
Sikur Thomas, edhe Abu Elheja pajtohet se media dhe industria e kinemasë veçanërisht mund të ndihmojnë në tejkalimin e hendekut që ekziston ndërmjet botës muslimane dhe shoqërisë perëndimore. "Që nga 11 shtatori imazhi i Islamit ka pësuar tmerrësisht" tha ajo.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 29/10/2008 8:50 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

A seshte Tv me kshyr Haram a :?:


 
Veröffentlicht : 29/10/2008 9:19 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

ne Tv jan haram senet e ndyta
se nese esht film si jeta Muhamedit s.a.w.s qa ka te keqe me kan haram


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 29/10/2008 9:34 p.m.
Teilen: