Benachrichtigungen
Alles löschen

Historia e sakrifices së Ibrahimit a.s

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
174 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#622]

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Historia e Sakrifices se Ibrahimit

Shume prej nesh e dine historine e Ibrahimit dhe sakrifices se tij, dhe e shohim ate si nje test apo prove per Ibrahimin nga Allahu i Madheruar. Por a mund ta kuptojme ne në të vertete se çfare perjetoi Ibrahimi (as)? A mundet truri jone ta mendoje se cfare ndodhi? Pse konsiderohet Ibrahimi si babai i fese?

Ibrahimi, alejhi selam (shkurt as. -paqja qofte mbi te), dallohet ne Kur'an me titullin Halil-ul-Allah (shok e afert e Allahut). Ne Sura En-nisa, Allahu thote: "Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë." (Kur'an, 4:125)

Po ashtu ne Suren e Bletes (An-Nahl) pershkruhet Ibrahimi (as) si shembull/model: "Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët." (Kur'an, 16:120).

Ibrahimi (as) u lind ne mes te njerezve qe adhuronin yjet dhe idhujt - fisi Kaldej. Azari, babai i Ibrahimit ishte mjeshter per pregatitjen e idhujve dhe adhurues i tyre. Ibrahimi ishte ndermjet jobesimtareve por ai nuk ishte si ata. Nga ai vend i politeizmit / shirkut çeli monoteizmi / Teuhidi. Ne Kur'an ne suren El-An'am: "Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha babait të vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt." (Kur'an, 6:74)

Nga kjo revolte ne shtepine e Azarit, babait te tij, Ibrahimi vazhdoi te sfidoje politeizmin e fisit te vet. Ibrahimi njihet si prishesi i idhujve dhe themeluesi i monoteizmit dhe luftues i injorances.

Ne disa sure ne Kur'an pershkruhet sesi Ibrahimi ka argumentuar logjikisht me adhuruesit e idhujve dhe te trupave qiellore, dhe sesi komunikoi ai me jobesimtaret e sesi i mesoi njerezit. Per shembull, ne suren El-Bakara Allahu thote: "ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 16/09/2008 5:43 p.m.
Teilen: