Historia e Ibrahimit (a.s)
H. Ibrahimi (a.s) gjithmonë mendonte për udhëzimin e njerëzve në rrugë të drejtë e cila është besimi tek një Zot, Krijuesi i gjithë krijesave.
Erdhi stina e pranverës. Lulet filluan të lulëzojnë, ujërat filluan të shtohen në lumenj. Njerëzit u gëzuan shumë dhe filluan të përgatiteshin për festat e sezonit të pranverës, i cili është sezoni i prodhimtarisë dhe i rritjes. Në ato kohëra njerëzit i organizonin festat jashtë qytetit dhe shkonin në vende të bukura ku atje hanin, pinin, kërcenin dhe luanin. Mbasi mbaronte festa, ata ktheheshin në qytet me qëllim që të dërgonin dhuratat zotave dhe dijetarëve të tyre. Kur njerëzit përgatiteshin për të festuar jashtë qytetit, Profet Ibrahimi (a.s) as që mendonte për këtë gjë. Ata i thonin atij: Përse nuk shkon për të festuar o Ibrahim? Ai iu përgjigj: - Unë jam i sëmur. Ai (a.s) ishte i shqetësuar prej njerëzve sepse ata nuk e dinin rrugën e vërtetë. H. Ibrahimi ka qenë i ndryshëm nga të tjerët në të gjitha gjërat. Ai vishte rroba të pastra, shkurtonte flokët dhe priste thonjtë.
Të gjithë njerëzit shkuan në festë dhe bashkë me to shkoi Nemrudi dhe Kahanet. H. Ibrahimi mbeti i vetëm në qytet. Ai mori sopatën dhe shkoi ne ma"bedin e madh, në të cilën ndodheshin shumë idhuj të gdhendur prej guri. Disa ishin të vegjël e disa të mëdhenjë. Ndër to ishte një idhull shumë i madh të cilin e quanin Merduh (zoti i zotërave). H. Ibrahimi u ngjit në shkallët e ma"bedit dhe vendi ishte i zbrazët nga njerëzit,. Në të gjindeshin vetëm idhujt. Në ma"bed kishte erë gjaku dhe mishi për shkak të kurbanëve që bënin njerëzit për idhujt.
H. Ibrahimi i hodhi një vështrim të gjithë idhujve që ndodheshin në ma"bed dhe tha me veten e tij: -Si i besojnë njerëzit këtyre gurëve që nuk sjellin as dëm e as dobi?!... Idhujt e ngurtë qëndronin në vendet e tyre. Ato as nuk lëviznin, as nuk flisnin, dhe as nuk vepronin asgjë.! H.Ibrahimi i zemëruar iu drejtua atyre dhe i tha: Përse nuk flisni?! Ky zë u përhap në të gjithë ma"bedin e zbrazur. H. Ibrahim thirri përsëri me zë të lartë duke thënë: Përse nuk flisni?! Ky zë u përhap në të gjithë ma"bedin. H. Ibrahimi me thirrjen e tyre donte ti tregonte njerëzve se zotat e fallsifikuar nuk janë gjë tjetër veçse gurë të shurdhët. Ai ngriti sopatën dhe filloi të thërmoi fytyrat e idhujve prej guri, dhe ata rrokulliseshin nën këmbët e Ibrahimit (a.s), derisa mbërriti tek më i madhi i tyre. Në atë moment atij i vjen një mendim. Ai e vuri sopatën në qafën e idhullit të madh dhe u largua nga ma"bedi mbasi i theu të gjithë idhujt, dhe dukej sikur kishte rënë një termet i fuqishëm. Kur u largua nga ma"bedi H. Ibrahimi shikoi nga qielli në të cilin fluturonin pëllumba të bardhë.
Kur mbaroi festa e pranverës banorët u kthyen në vendin e tyre. Ishte errësirë dhe u afrua koha për të dërguar dhuratat tek zotat. Njerëzit u drejtuan për tek ma"bedi i tyre i madh. Të gjithë mbanin në duar dhurata e ndriçues. Në krye të njerëzve qëndronin kahanet. Kur iu afruan ma"bedit kahanet u habitën. Njerëzit shikonin të hutuar. Të gjithë zotat e tyre ishin bërë copa – copa me përjashtim të madhit të tyre. Zoti i zotërve qëndronte në vendin e tij dhe kishte një pamje tjetër nga ajo e para, sepse në qafën e tij ishte varur sopata!! Asnjëri nuk u afrua tek ai për ta pyetur se ç"farë kishte ndodhur! Edhe ai qëndronte në heshtje si gjithmonë, sepse ai ishte veçse gurë! Ndodhi një rrëmujë dhe kahanet pyesnin se cili ishte ai që kishte marrë guximin për të thyer zotat e bekuar?!! “ (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “ Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€