Benachrichtigungen
Alles löschen

Hadith.............

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
368 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1527]

Hadithi 66

Nga Ebu Hurejre r.a. percillet se e ka degjuar Pejgamberin s.a.v.s.duke thënë:

"Tre njerez nga Beni Israilët, Allahu xh.sh dëshiroi t'i sprovoj . Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kurse i treti i verbër. Allahu ua dergoi një engjull i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: "Q'kishe dëshiruar më së shumti?" Tha: "Më së shumti kisha dëshiruar të kem ngjyrë dhe lëkurë të mirë dhe të qlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit" Engjelli e fërkoi me dorë, dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë ( të trupit). Pastaj engjëlli i tha: "Cilën pasuri më së shumti dëshiron"?
Tha ai: "Devet - ose lopët" (nuk i kujtohet sakt transmetuesit) ai i ja jep një deve barsë dhe i thot: "Allahu të bekoft me të".

Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: "Q'kishe dëshiruar t'i" Qelani tha: "Flokët e bukura dhe të largohet prej meje ajo së cilës njerëzit neveriten nga unë" Engjëlli e fërkon dhe ai sherohet e i jepen flokët e bukura . Engjëlli i tha: "Cilën pasuri e dëshiron më së shumti"? Qelani tha: "Lopët" Engjulli ia jep një lopë barsë e i thot: "Allahu të bekoft me të".

Engjulli i shkon te verbërit e i thot: "Q'kishe dëshiruar më së shumti"? I verbëri tha: "Të ma kthejë Allahu të pamurit që ti shoh njerëzit" Engjëlli e fërkon at edhe ia kthen të pamurit. Engjëlli tha: "Cilën pasuri e dëshiron më së shumti" I verbëri tha: "Dhentë" Engjulli ia jep një dele që lind.

Të tre pasuria u shtua e u rrit kështu që njeri (zgjebani) e bëri luginën me deve, i dyti ( qelani) e bëri luginën me lopë ( i verbëri) e beri një luginë me dele.

Pas kësaj vjen engjelli tek zgjebani në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thot:' Unë jam një njeri i mjerë, më jan këputur penjtë në udhëtimin tim andaj askush nuk mund të më ndihmojë përveq Allahut, pastaj ti, andaj po të lutem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyr lëkure aq të bukur dhe që të ka dhë kaq deve te më japësh nje deve që të mund ta vazhdoj rrugën" (ish zgjebani, tash pasanik) tha: Jo unë kam shumë obligime borgje. Engjulli i tha:sikur po të njoh une ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerezit, një i varfur të cilin Allahu e ka pasuruar! ? tha:ai (zgjebani) unë kete pasuri e kam trashëguar nga të paret e mëdhenj". Engjulli tha: "Nëse po gënjen le të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë"

Engjulli pastaj shkon tek qelani por në formën dhe pamjen e tij te meparshme e i thot ashtu si i ka thene zgjebanit, por edhe ky i eshte pergjigjur sikur zgjebani . Engjulli tha: "nëse gënjen le të ktheje Allahu në at gjendje si ke qenë perpara.

Pastaj engjulli i shkon te verbërit. por në formën e mëparshme dhe i thotë:"Unë jam një i mjerë dhe udhëtar më janë këputur penjtë në udhëtimin tim andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveq Allahut, pastaj ti. Të lutem me at që të ka kthyer të pamurit më jep një dele që ta vazhdojë rrugën" (ish i verbëri) tha: "Vërtet unë kam qenë i verbër por Allahu ma ka kthyer të parët merr vëlla qka të duash dhe lër qka të duash! Pasha Allahun asgje sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të Allahut të gjithëfuqishëm e të madhërishëm. Engjëlli tha: "Mbaje krejt pasurinë ju vetëm keni qenë të sprovuar. Allahu është i kënaqur me ty, kurse është hidhëruar me dy shokët e tu.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/01/2009 4:35 p.m.
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
 

Enderr e habitshme e Pejgamberit tone (alejhi salatu ve selam)

Ky Hadith eshte i marrur nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)

Me titull "el-Vabilu-Saj-jib"

Thote Ibn Kajimi (r.a)
"Ne kete Hadith madheshtore, me pozit te larte, qe duhet cdo musliman ta mesoje permendesh. Do ta permendim komplet per shkak te perfitimit qe nxjerrim nga ky hadith e nevojshemrin e krijesave per te....
KY eshte Hadithi i Seid ibn Musej-jibit nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub i icli thote:" Doli nje dite prej diteve Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i "suf-fes" ne Medine. U ngrejt ne kembe e tha: " Me te verte une mbreme pashe (nje enderr) te habitshme.

1) Pashe nje person nga Ymeti im qe ju prezantua atij Meleku i Vdekjes per ti marrur shpirtin atij..Por i erdhi (ne ndihme) atij Mirsjedhja e tij ndaj prinderve dhe e largoje Melekun e Vdekjes prej tij........

2) Pashe nje person nga Ymeti im qe ishte perfshire nga denimi i Varrit..E i vjen (ne ndihme) atij Abdesi qe ai kishte marrur dhe e shpetojne ate nga ai denim...............

3) Pashe nje person nga Ymeti im qe e friksonin ate Shejtanet..E i vjen (ne ndihme) atij Permendja e Allahut dhe ja largon Shejtanet prej tij......

4) Pashe nje person nga Ymeti im qe e friksonin ate Melaiket e Denimit ..E i vjen (ne ndihme) atij Namazi i tij dhe e shpeton nga duart e trye ..........

5) Pashe nje person nga Ymeti im qe etja e kishte perveluar..Sa here qe bente tiu afronte ndonje pellgu me uje..largohej prtej tij e u pengonte..E i vjen (ne ndihme) atij Agjerimi i Ramazanit qe ai kishte bere dhe e gostisin me uje sa qe ai e shlyen etjen qe e kishte kapluar.....

6) Pashe nje person nga Ymeti im e pashe Pejgamberanet te ulur neper grupe (mexhlise) Sabente ky njeri tiu afronte ndonje mexhlisi prej ketyre mexhliseve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (ne ndihme) atij Gusuli i marrur nga xhunuplleku e marrin prej dore dhe e ulin pran meje .....mexhlisit tim....

7) Pashe nje person nga Ymeti im qe perpara tij kishte erresire ..prapa tij ishte erresire...nga e djathta e tij ishte erresire..nga e majta e tij ishte erresire...siper tij erresire ..e poshte tij erresire..E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte te leviste) nga te ikte...E i vjen (ne ndihme) atij Haxhilleku e Umreja qe ai kishte kryer..dhe e nxjerrin ate prej erresires ne drite.....

8) Pashe nje person nga Ymeti im qe me duart e tij ju runate flakeve te zjarrit e prushit te tij...E i vjen (ne ndihme) atij Sadekaja e dhene ..e behet penges midis tij e zjarrit dhe behet mbules mbi koken e tij.......

9) Pashe nje person nga Ymeti im qe i fliste Besmitareve e ato nuk i flisnin atij..E i vjen (ne ndihme) atij Lidhja e farefisit e i thote besimtareve:" O besimtare ..ky njeri ishte qe e ka lidhur farefisin e tij me vizita te ngrohta..E i flasin atij Besimtaret dhe e takojen e ai i takon ato................

10) Pashe nje person nga Ymeti im qe e friksonin ate Zebanijet (melaiket e zjarrit) E i vjen (ne ndihme) atij Urdherimi per mire e ndalimi per keq qe ai kishte bere ne dynja..dhe e vendosin tek Melaiket e meshires......

11) Pashe nje person nga Ymeti im te gjunjezuar ,,Midisi tij e Zotit kishte penges...E i vjne (ne ndihme) atij Morali i mire dhe e merr per dore dhe e fut ne audjencen e Allahut ....

12) Pashe nje person nga Ymeti im qe libri kur i zbret i vjne nga e majta e tij...E i vjen (ne ndihme) atij Friksimi i tij nga Allahu dhe e mer librin dhe e vendos nga ana e djathte e tij................

13) Pashe nje person nga Ymeti im qe ju pakesua peshorja e puneve te mira ..E i vjen (ne ndihme) atij femijte (pasardhesit e tij) qe ai kishte edukuar mire (sic duhet) dhe ja rendojne peshoren e tij.....

14) Pashe nje person nga Ymeti im qe qendronte ne kembe buze zjarrit te xhehenemit...E i vjen (ne ndihme) atij perjetimi i frikes se Allahut (dridhjet e zemres se tij)..dhe e shpetojne ate nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugen per ne parajs.........

15) Pashe nje person nga Ymeti im te hidhet ne Zjarr..E i vjen (ne ndihme) atij Loti qe ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpeton ate nga Zjarri...........

16) Pashe nje person nga Ymeti im qe ishte ne kembe te Ures se Siratit..e dridhej si gjethet e palmes nga stuhija e forte..E i vjen (ne ndihme) atij Mendimi i mire qe ai ka pas per Allahun dhe ja qetesojne dridhjet ..e ai vazhdon ne qetesi rrugen per ne xhenet.....

17) Pashe nje person nga Ymeti im qe zvarritej mbi Uren e Siratit...nga nje here ecte ne kembe nga nje here binte nga nje here ecte kemba dorazi e nga nje here kacavirrej....E i vjen (ne ndihme) atij Salavate qe ai ka rene mbi mua....dhe e cojen ne kembe te drejtuar dhe e shpetojne ate...........

18) Pashe nje person nga Ymeti im qe arrin deri tek portat e xhenetit ..e dyert e saj i mbyllne pa e lene ate te futet ne xhenet....E i vjen (ne ndihme) atij Deshmija "La ilahe il-la Allah" Zka zot te vertet pervec Allahut. dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet....."

Ky hadith është i saktë


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 22/05/2009 12:11 p.m.
Teilen: