ETAPA E VDEKJES NE DITEN E KILAMETIT
Tema: Etapa e vdekjes te gjitha krijesave Ditën e Kijametit.
Pasi të gjithë njerëzit dhe krijesat te kenë vdekur, pasi t jetë shkatërruar gjithqka,Allahu i madheruar do të ngjalle fillimisht melekun e vdekjes, i cili do të ngjallë meleket tjerë.Thotë Zoti i madheruar në Kur'an: "Kur do t'i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjendennë qiej dhe në Tokë, përveq atyre që do Allahu: pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin." (Zumer 68)
Allahu i madheruar do e urdherojë Israfilin për t'i fryer për së dyti bririt, dhe këtë herë për ringjalljen e madhe. Kjo do të shoqerohet me nje shi, i cili do lehtësojë daljen e njerezve nga toka ku janë varrosur.
Thotë profeti a.s rreth këtij fakti: "Më pas Zoti do të lëshojë mjë shi prej qiellit, dhe njerëzit do të fillojnë të dalin, ashtu siq mbijnë bimet."
Thotë Zoti në Kur'an:" që prej qiellit zbret ujë me masë e nëpèrmjet tij ngjall tokën e vdekur-kështu do të ngriheni edhe ju (prej varreve)." (Zuhruf 11)
Zoti i madheruar e krahason mënyrën e ringjalljes, me mënyrën si mbin fara e bimës. Ditën e Kijametit, do të ringjallen të gjithë njerëzit, miliona, madje miliarda, ashtu siq mbin bima.
Të Gjithë do të dalin në sipërfaqe, pa asnjë rrobë mbi trup.Thotë Zoti i madheruar në Kur'an: "Dhe vëri veshin thërritësit që thërret prej një vendi të afërt, Ditën kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).Jemi Ne ata që japin jetën dhe vdekjen. te Ne do të kthehet qdo gjë! Atë Ditë toka do të hapet e ata do të dalin me nxitim. Për ne është e lehtë t'i mbledhim ata të gjithë." (Kaf 41-44)
Përveq njerezve do të ringjallen edhe kafshet, shpendet dhe gjithqka tjeter.
Thotë Zoti i madheruar në Kur'an:"Kur të të pyesin ty (o Muhammed) për malet, thuaj: "Ato do t'i bëjë hi e pluhur Zoti im, ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë, nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje." Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, pa iu shmangur dot atij dhe do të ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjeter, veq pëshpëritjes." (Taha 105-108)
Pëshpëritjet do të jenë mes njeriut dhe vetes, rreth te ardhmes së tij, do të jetë në xhehnet apo ne xhehnem.
Thotë Zoti në Kur'an: " e do t;i shtyjmë të ligjtë në Xhehnem, si tufë e etur." (Merjem 86)
Në një hadith Profeti a.s thotë: Do të ringjalleni këmbëzbathur, pa rroba në trup dhe të pa bërë synet."
Ajshja e pyeti e habitur: "O i derguar i Allahut! Burra e gra ku secili e shikon tjetrin?!"
Profeti a.s iu pergjigj: "O Aishe! Ata do të përjetojnë tmerr dhe panik dhe nuk do kenë mendjen në kësi gjërash."
Të gjithë janë angazhuar me atë që e pret, vallë do të jetë nga banorët e zjarrit apo te xhehnetit?
Diqka e tillë mund të ndodhë edhe në këtë botë. Ka shumë njerëz të cilët janë lidhur me botën tjeter dhe xhenetin. Zemra e tyre rreh vetem për xhehnetin dhe mendja u punon vetem për të.Kështu atyre nuk u bëjnë përshtypje provokimet dhe joshjet e shumta që i rrethojnë.
"Atë ditë,disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do ta shohin"(Kijame 22-23)
Apo do të jetë nga ato fytyra që: "Kurse disa fytyra, atë ditë do të jenë të zymta duke e ditur se do të pësojnë fatkeqësi që të thyen në mes." (Kijame 24-25)
Vallë si do të paraqitet Ditën e Kijametit para Zotit të tij? I buzëqeshur, krenar dhe i gëzuar, apo i nënshtruar, me fytyrë të zezë dhe gjithë turp?
Imagjinojeni veten o vëlla dhe o motër, ditën që do të dilni nga varri do të gjeni para një mjet udhetimi të zbukuruar dhe hijeshuar. Ai do të flas dhe do të thotë :" Hyp pasi une jam puna jote e mirë. Ti je lodhur në dynja dhe tani ka ardhur koha të shpërblehesh dhe të gëzosh në përjetësi."
Ai do të hyp dhe menjehere nisen drejt takimit me Zotin e madheruar, i siguruar nga ndëshkimi dhe zjarri i xhehnemit.
Thotë Zoti i madheruar në një hadith kudsij: "Unë nuk i mbledh dy frika dhe dy siguri tek robi im. nëse më frikësohet në dynja do e bëjë të ndihet i sigurtë në ahiret. Nëse ndihet i sigurtë dhe nuk me ka frikë në dynja, do e kaplojë frika dhe tmerri në ahiret."
Ndërkohë që një gjyhnaqar, ngrihet nga varri i plogësht dhe gjithë ankth për atë që e pret. Thotë Zoti në Kur'an:" Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë.Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi ytsot është i mprehtë."(Kaf 22)
Mburoja dhe garancia jote e vetme atë Ditë do të jenë vetëm veprat e mira që veprojmë në këtë botë.Janë këto vepra ato që na ofrojnë me Zotin e madheruar.
Ne jemi krijuar për të jetuar të përjetshëm në ahiret. Në këtë botë do të jetojmë maximumi 100 vjet dhe do të kalojmë në botën e amshuar. Kështu privimi nga shumë kënaqësi të kësaj bote, është garanci për të fituar jetën e amshuar në ahiret.Jo ti o vëlla dhe o motër ata që do e zgjedjin mënyrën e jetës në ahiret.Jeni ju që e zgjidhni që në këtë botë, nese do të jetoni të lumtur, apo në vuajtje dhe ndeshkim.
Besimtaret do të tubohem Ditën e Kijametit të zbukuruar dhe të hijeshuar, sikur shkojnë për të ftuar në një ceremoni madheshtore.Ndërkohë që kriminelet gjyhnaqaret dhe jobesimtaret do të shtyhen grumbullohen si tufë kafshësh te etura.
Gjëja e cila do t'i dëshpërojë më së shumti gjynahqaret dhe do ti gëzojë pa masë besimtaret dhe njerezit e ndershëm është shpejtësia me të cilën kaloi jeta e kësaj bote.
Personi i pare i cili do të ringjallet nga njerezit do të jetë profeti Muhammed a.s. Ai edhe drita dhe nuri ndriqoi njerëzinë para Ditës së Kijametit.Thotë Zoti në Kur'an rreth këtij fakti: "Juve ju erdhi prej Allahut dritë ( I Dërguari) dhe Libër i qarte (Kur'ani) ." ( Maide 15)
Ai ishte një dritë e cila ndriqoi errësirat që kishin kapluar botën.
Thotë Profeti a.s:"Unë jam fëmija më i mirë nga fëmijët e Ademit, pa dashur që të mburrem. Unë jam i pari që do të ringjallem i pari që do të ndërmjetësoj dhe i pari që do i pranohet ndërmjetsimi."
Gjithashtu Profeti a.s do të jetë personi i parë që do të hapë derën e xhehnetit dhe do të hyjë mbrenda.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€