Ebu Dherri, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, transmeton se disa nga shokët e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), i thanë atij: "O i Dërguar i Allahut! Na e kaluan të pasurit me shpërblime: falen sikurse falemi ne, agjërojnë sikurse agjërojmë dhe japin lëmoshë tepricën e pasurive së tyre." I Dërguari i Allahut u tha: "Po a nuk u ka dhënë Allahu edhe ju diçka të cilën do ta jepni sadaka!?
Çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir dhe çdo tahmid janë sadaka, çdo tehlil është sadaka; të urdhëruarit për mirë dhe largimi nga e keqja është sadaka; madje dhe marrëdhëniet intime me gruan tënde janë sadaka." Sahabët pyetën: "O i Dërguar i Allahut, vallë edhe në kënaqjen e pasioneve ka shpërblim!?". "Si mendoni, nëse ndonjëri prej jush pasionin e tij do ta përdorte në të ndaluar, vallë a nuk do të meritonte mëkat për këtë? Kështu, nëse e përdor për të lejuara, do të shpërblehesh.â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous