Benachrichtigungen
Alles löschen

100 VJETORI I ENVER HOXHES........

6 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
1,295 Ansichten
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 
[#1859]

100 VJETORI I ENVER HOXHES....GJIROKASTRA ZGJOHET E KUQE...!!!!!Këto ditë, vëren gjithkund shkrime të kuqe në muret që ngrihen bri rrugicave të kalldrëmta në Gjirokastër. Ka disa javë që qyteti fle e zgjohet me to. Ditë pas dite, një dorë e fshehtë shkruan një të re. Dhe harta e zaptimit të tyre i zgjeron kufijtë. Ja, një yll pesëcepësh i vizatuar me nxitim dhe mandej shprehja “1908 Enverâ€


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 5:54 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Pervjetori i diktatorit, festa ne Tirane

Te afërmit dhe miqtë e ngushtë, sot paradite në Varrezat e Dëshmorëve me kurora lulesh

Sot mbushen plot 100 vjet nga lindja e Enver Hoxhës. Ashtu siç ishte parashikuar, të afërm, miq, shokë e shoqe do të ishin pranë bashkëshortes, fëmijëve dhe pasardhësve të ish-udhëheqësit. Jo vetëm nga Tirana, por dhe nga qytete të tjera të vendit. Vizitorët që kanë mbërritur këto ditë në Tiranë për të takuar familjen Hoxha kanë qenë nga Kosova dhe gjithë bota. 100-vjetori i lindjes së Enver Hoxhës ka nisur të festohet tri ditë më parë, që kur në familjet e fëmijëve të tij kanë pritur vizita, në mënyrë të veçantë në shtëpinë e bashkëshortes, Nexhmije Hoxha. Bashkë me vizitorët, miqtë nga vendi dhe bota, është kujtuar vepra dhe kontributi i lënë pas prej udhëheqësit, si dhe libri i ri me 500 faqe, "Një jetë për kombin", i shkruar nga djali i tij, Ilir Hoxha.

Veç vizitorëve shqiptarë dhe miqve, në shtëpinë e Hoxhës kanë qenë dje përfaqësues të Partive Komuniste nga e gjithë bota. Për të falënderuar këta shokë nga Brazili, Spanja, Greqia, Franca, Italia, familja Hoxha ka organizuar dje një darkë.

Sot, vizita të tjera do të priten në shtëpinë e bashkëshortes, më pas në orën 10:00 të afërmit do të ndodhen në Varrezat e Dëshmorëve. Nuk do të ketë organizime apo aktivitete të mëdha. Të afërmit dhe njerëzit më të ngushtë të rrethit të familjes do të mblidhen në një drekë në shtëpi. Sakaq, familjarët, njerëzit më të ngushtë, kanë shoqëruar dje bashkëshorten Hoxha gjatë vizitave që ajo ka pritur tri ditë rresht. Një aktivitet është organizuar dje nga Partia Komuniste. Familjarët nuk janë shkëputur nga shtëpia, por kanë vazhduar të presin vizita. Nipi i tij, Dritan Kolaneci, ka qenë përfaqësuesi i familjes që ka përshëndetur këtë aktivitet. Fjalimi i tij i ka emocionuar të ftuarit, përfaqësuesit e Partisë Komuniste. Ndërkaq, për ta bërë 100-vjetorin një ditë të paharrueshme dhe me të veçanta është menduar për një detaj me vlerë dhe të dobishëm, në mënyrë të veçantë për lexuesin.

"Një jetë për kombin" është libri me 500 faqe, i shkruar nga djali i madh i Enver Hoxhës, Iliri. Në këtë libër janë renditur kujtime dhe shënime personale të Enverit. Në këto mbresa dhe shënime përmenden të dhëna dhe përshtypje për qytetin e lindjes, për qytetin e rinisë, Korçën. Në këto 50 faqe renditen vitet e kaluara jashtë atdheut, në Francë, përshkruhen kujtime në vitet e luftës nacionalçlirimtare. Në faqe të tëra jepen kujtime të Enver Hoxhës për "Shqipërinë si republikë popullore", vitet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, dalja e Shqipërisë nga traktati i Varshavës. Po ashtu, në këto shënime personale gjenden të dhëna për çështjen e Mehmet Shehut. Kosova i përket Shqipërisë dhe rreth marrëdhënieve me Gjermaninë janë dy çështje të tjera të përfshira në shënimet personale të Enver Hoxhës. Libri ka dalë në 1 mijë kopje dhe kjo ka qenë "dhurata" e djalit të tij për 100-vjetorin e lindjes.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 5:56 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

"Java e Enverit" do te finalizohet me fishekzgjarre ne Gjiokaster

Në ditën finale, festimet zhvendosen nga vendlindja e tij në kryeqytet

Në vijim të programit të festimeve për 100-vjetorin e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, nostalgjikët dhe militantët komunistë të rretheve të jugut kanë udhëtuar dje drejt Tiranës për të marrë pjesë në mitingun në përkujtim të tij, duke e zhvendosur epiqendrën e festimeve nga Gjirokastra, vendlindja e tij me mure të mbushura me parulla të shkruara me bojë të kuqe.

Burime të degës së Partisë Komuniste të Gjirokastrës thanë për "Shqip" se nga data 12 deri në datën 16 tetor në Gjirokastër kanë ardhur për të vizituar vendlindjen, shtëpinë e tij në Palorto dhe vendin ku ishte vendosur monumenti i tij në qendër të qytetit. Drejtuesi i degës së Partisë Komuniste për Gjirokastrën, Bujar Sulejmani, tha se "qindra komunistë dhe adhurues të Enver Hoxhës kanë ardhur gjatë këtyre ditëve nga gjithë Shqipëria, nga Greqia, nga Kosova dhe vise të tjera ku banojnë shqiptarët dhe kanë bërë homazhe në vendin ku ishte vendosur ish-shtatorja e Enver Hoxhës dhe në shtëpinë e lindjes së tij në Palorto, duke i dhënë kësaj jave përkujtimore pamjen e "Javës së Enverit" në vendlindjen e tij në Gjirokastër. Kjo javë do të finalizohet me fishekzjarrët që do të shpërthejnë natën e datës 16 tetor". Gjatë ditëve të këtyre të vizita të shumta të përkrahësve të Enverit nga gjithë Shqipëria dhe nga shoqata dhe parti të lëvizjes marksiste-leniniste nga vende të ndryshme të botës, thotë komunisti Bujar Sulemani. Njerëzit shprehën edhe një herë admirimin, vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj Enver Hoxhës.

Ndërkaq, mësohet se në datat 15 dhe 16 tetor dhjetëra simpatizantë dhe anëtarë të PKSH-së kanë prenotuar autobusë dhe kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në veprimtaritë që janë rezervuar sipas programit të festimeve në Tiranë, ku sipas tij do të organizohet një miting në sheshin "Skënderbej", me pjesëmarrjen e 15 delegacioneve të partive komuniste nga Evropa dhe bota.

Veprimtaritë e "Javës së Enverit" në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së tij kanë gjetur kundërshtime dhe kontestime nga prefekti Spiro Ksera dhe kreu i degës së PD-së për Gjirokastrën, Bexhet Çobani. Gjatë deklarimeve të tyre në media ata kanë kontestuar jo vetëm ndotjen e mureve të gurta të pjesës historike të Gjirokastrës, por edhe glorifikimin e figurës së Enver Hoxhës, që sipas tyre është një sjellje fyese për këdo shqiptar që ka vuajtur në regjimin komunist.

Pas reagimit të prefekturës dhe së fundmi të PD-së, subjektet e tjera politike, kryesisht të majta, LSI dhe PS, apo dhe Bashkia e Gjirokastrës, kanë zgjedhur rrugën e heshtjes për këtë çështje.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 5:57 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Ditelindja e 100-te e Enverit, dreke ne shtepi

Kosovarët dhe maqedonasit, vizitorët më të shpeshtë në familjen e bashkëshortes, Nexhmije Hoxha

"Të rroni dhe ta kujtoni". "Kush nga udhëheqësit e Shqipërisë do të kujtohet për 100-vjetorin ashtu si Enver Hoxha"!? Këto kanë qenë frazat më të dëgjuara dje në shtëpinë e bashkëshortes të Enver Hoxhës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Pritjet dhe përcjelljet për tri ditë me radhë kanë qenë të lodhshme, por dhe të bukura për familjen Hoxha, në mënyrë të veçantë për bashkëshorten, Nexhmijen. Rekordin e vizitave e kanë shënuar kosovarët dhe maqedonasit. Madje, përfaqësi të tyre kanë qenë për vizitë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Gjirokastër. Përgjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10:00 deri në darkë, është kujtuar Enver Hoxha dhe 100-vjetori i tij i lindjes. Në orën 10:00 në varreza janë çuar lule jo vetëm nga familjarë, por edhe nga simpatizantë dhe pjesëtarë të Partisë Komuniste. Shtëpia e bashkëshortes, Nexhmije Hoxha, ngjasonte me një muze të madh, ku në qindra fotografi, piktura apo skulptura shfaqej Enver Hoxha mes fëmijëve, nipërve, mbesave dhe njerëzve më të afërt. Fotografi të varura në mur gjenden në hyrje të shtëpisë, një libër, ku secili mund të hedhë kujtimet e tij, shënimet personale apo edhe fraza të thjeshta. Korniza të shumëllojshme, shumëngjyrshme, zbukurojnë fotografitë e bëra gjatë ditëve të zakonshme, festave apo evenimenteve të rëndësishme. Në sallon korniza që tërheq më shumë vëmendjen është një fotografi e familjes së madhe Hoxha. Pas pjesëtarëve të familjes, qëndron pema e Vitit të Ri, e cila në majë mban zbukurime në formë numrash, të cilat bashkë formojnë vitin 1984. Të gjithë vizitorët i shikojnë me vëmendje, si për të kuptuar diçka më shumë nga rrjedhja e ngjarjeve në ato vite. Vizitorët shikojnë plot kureshtje bibliotekën e madhe, ku gjenden të rreshtuara në mënyrë të rregullt veprat e Enver Hoxhës. Por jo vetëm ato, në bibliotekë qëndrojnë vepra të tjera të figurave të shquara të letërsisë shqiptare. 100-vjetori i Enver Hoxhës, është festuar në familje. Vizitat janë pritur nga bashkëshortja, djali Iliri, vajza Pranvera, nusja Teuta, nipërit, mbesat dhe stërnipërit dhe stërmbesat. Madje, familja Hoxha veç ditëlindjes së Enver Hoxhës, feston edhe ditëlindjen e Reit, stërnipit të Hoxhës, i cili edhe ai ka lindur më 16 tetor. Festa për Rein do të jetë pas mbarimit të vizitave. Ndërsa festa për 100-vjetorin e Hoxhës, ka qenë një drekë e thjeshtë e shtruar në familje, për të afërm apo miq të ngushtë, të cilët u shqetësuan të merrnin rrugën nga larg vetëm për të uruar familjarët e Hoxhës dhe për të kujtuar kontributin e tij në 100-vjetorin e lindjes. Sot vizitat priten nga bashkëshortja, nga fëmijët e Hoxhës. Traditën e festimit të ditëlindjes së tij mendohet se do ta vazhdojnë edhe nipërit dhe mbesat. Vizitat dhe përkujtimoret e Hoxhës mendohet se do të vazhdojnë edhe pas mbushjes së 100-vjetorit të tij të lindjes.

Libri, kujtime dhe shënime personale

500 faqe, "Një jetë për kombin"

Për ta bërë 100-vjetorin një ditë të paharrueshme dhe me të veçanta, është menduar për një detaj me vlerë dhe të dobishëm, në mënyrë të veçantë për lexuesin. "Një jetë për kombin", është libri me 500 faqe, i shkruar nga djali i udhëheqësit, Ilir Hoxha. Në këtë libër janë renditur kujtime dhe shënime personale të Enver Hoxhës. Në këto mbresa dhe shënime përmenden të dhëna dhe përshtypje për qytetin e lindjes, për qytetin e rinisë, Korçën. Në këto 500 faqe renditen vitet e kaluara jashtë atdheut, në Francë, përshkruhen kujtime në vitet e Luftës nacionalçlirimtare. Në faqe të tëra jepen Kujtime të Enver Hoxhës për "Shqipërinë si Republikë Popullore", vitet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, dalja e Shqipërisë nga traktati i Varshavës. Po ashtu në këto shënime personale gjenden të dhëna për çështjen e Mehmet Shehut. Kosova i përket Shqipërisë dhe rreth marrëdhënieve me Gjermaninë, janë dy çështje të tjera të përfshira në shënimet personale të Enver Hoxhës. Libri ka dalë në 1 mijë kopje dhe kjo ka qenë "dhurata" e djalit të tij për 100-vjetorin e lindjes.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 5:58 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

500 foto ekspozite per Enverin ne Berat

100-VJETORI. Edhe qyteti mijëvjeçar përfshihet nga “ethetâ€


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 5:59 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Piramida të ishte muzeu i Enverit për vizitorët e huaj

Para se ta shpjegoj historinë e makinës së Enver Hoxhës, dua të them nja dy fjalë për muzeun e Enver Hoxhës, të cilit i shërbeva për 25 vjet me radhë. Ende sot kam po atë mendim që kam pasur për atë njeri të shquar të luftës, komandatin dhe udhëheqësin e Shqipërisë për 40 vjet më radhë. Kam qenë në drejtimin e truprojave të tij dhe punën e kam kryer me ndershmëri e përkushtim. Jam i sigurt se si unë do ta kishte kryer atë detyrë, kushdo që do t ia ngarkonin.
Pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985 u mor vendimi për ngritjen e një muzeu në kujtim të veprës së tij. Sigurisht, këtë vendim nuk e mora unë, por dhe po të isha në vend të atyre që e hodhën dhe e realizuan këtë ide, do të veproja po kështu. Muzeu ishte një gjë madhështore, kuptimplote dhe e merituar për çka bëri ai njeri për vendin e tij.
Askush nuk e mendonte se një ditë, pas viteve 90, ai muze do të shkatërrohej tërësisht, do të vidhej dhe abandonoheshin gjëra me vlerë historike në atë mënyrë. Mendimi im është se ai muze mund të ekzistonte ende dhe të shërbente si objekt, që mund të vizitohej nga të huajt, nëse disa shqiptarë bezdiseshin apo e urrenin Enver Hoxhën. Pra, mund të ndodhte edhe kështu te ky muze i hapur për të huajt. Jo pak historianë janë marrë me jetëshkrimin e Enverit, them se do të ngjallte interes një gjë e tillë për turistët e huaj. Megjithatë u pa se mungonte vullneti i mirë për ta bërë një gjë të tillë. Mendoj se kjo është praktikë e gabuar. Të mos i mpleksim të gjitha gjërat me politikën. Çdo popull ka historinë e vet dhe pa të, ai do të ishte asgjë. Historia është memoria kombëtare, pa të nuk do të ekzistonim. Duan apo nuk duan disa, Enver Hoxha është pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare.
Në muzeun e Enver Hoxhës u ekspozuan shumë sende të tij personale. Në hyrje ishte një skulpturë mjeshtërore e skulptorit të madh Kristaq Rama. Ka pasur në atë muze plot gjëra, foto e armë. Aparate dhe foto. Tani ato kanë përfunduar në bodrum dhe janë kalbur. Kur nuk duhen t u kthehen familjarëve të Enverit e të mos shkojnë dëm ashtu kot.

Fjati “Milecentoâ€


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 24/02/2009 6:00 p.m.
Teilen: