Fjala Psikologji për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800. Është sinonim i përbërë nga dy fjale greke "psiko (ψυχή)" dhe "logos (λόγος)". Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt sepse frymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. Në mitologjinë greke Psiko ka qene një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psikoja një natë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën në momentin kur e kupton Erosi atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bej një luftë te madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe iu është bashkangjitur Erosit në parajsë. Psika simbolizon shpirtin njerëzor.
Gjate shekullit të shtatëmbëdhjetë kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen. Sipas rrugëve Greke psikologjia një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen
Kjo teme Egziston ,Ju lutemi te gjithve para se te hapen tema kontrolloni a egzistone e njejta teme ,pastaj postoni ,ne faqen e dyte e ke te njejten teme Alen,flm per mirkuptim.