Per Profesor Dr. Xh...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Per Profesor Dr. Xhabir Hamiti

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
452 Ansichten
(@nastradini)
Beiträge: 306
Reputable Member
Themenstarter
 
[#9282]

Ish kandidati për kryetar të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kundërshtuesi më i zëshëm i Naim Tërnavës për mënyrë se si udhëhiqet BIK, Xhabir Hamiti ka thënë në një koment të tij në gazetën Kosova Sot që në Kosovë është duke u luajtur me qytetarët në emër të fesë.

“Liria e mendimit dhe të shprehurit në sistemin demokratik, shumë prijësve fetarë, u ka dhënë mundësi dhe hapësirë që në opinion të pasojnë mendime dhe qëndrime fetare, herë të drejta e herë-herë shumë të zhdrejta dhe të rrezikshme për vetë fenë që e përfaqësojnë, por edhe për unitetin e përgjithshëm të besimtarëve”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka thënë se kjo është në çdo shoqëri të Botës e cila numëron shumë mendimtar dhe qindra bindje e besime fetare të cilat i pasojnë popujt e ndryshëm të sipërfaqes së kësaj toke.

“Me përfundimin e luftës në vendin tonë, u hap edhe dera për shumë misionarë të feve të ndryshme të cilët si duket mezi kishin prit që t’iu jepet mundësia e prezencës dhe aktivitetit të tyre në një shoqëri të dërmuar e të nakatosur skajshmërisht nga lufta e përgjakshme”.

Sipas Hamitit, shumë individë dhe organizata të ndryshme, që vinin e instaloheshin në emër të solidaritetit nga jashtë, nuk hezituan të fshih nin edhe tendencën për të propaganduar besimin dhe bindjet fetare që përfaqësonin.

“Një veprim të këtillë ata e bënin me bindjen dhe perceptimin e gabuar, thuajse në këtë vend dhe në këto troje asnjëherë nuk ka pasur as fe, as fetar dhe as prijës të fesë! Në kohën e sotme kur çdo gjë është globalizuar, sigurisht se mendimet dhe opinionet e kundërta, por as edhe risitë në emër të fesë nuk mund të kufizohen: mirëpo pyetja e cila lind nga e gjithë kjo është: Vallë kjo qasje dhe ky investim i jashtë me orientime dhe kahe të reja fetare në përgjithësi në Kosovën e pasluftës, më shumë i bëri mirë apo sherr shoqërisë sonë”, shkruan Hamiti.

Ai në komentin e tij ka folur edhe për tendencat dhe orientimet përçarëse të fesë në Kosovë.

“Mendimi i gabuar nga ana e pretendentëve dhe opinionistëve të jashtëm se gjoja myslimanët e këtij vendi dhe të kësaj toke, nuk dinë dhe nuk e njohin fenë, si ç ajo duhet të njihet, si dhe mosaftësia e vetë thirrësve të kësaj qasje të re për të bërë dallimin mes fesë në gjenezën e saj dhe doktrinave, ideologjive, kulturave dhe mësimeve fetare si prodhime të ideologëve të ndryshëm në pjesë të ndryshme të botës, të ngjyrosura me kulturën dhe traditat e vendeve nga ata vinin dhe vijnë, se sa me vetë fenë dhe ajkën e saj, për shoqërinë tonë në përgjithësi, ishte dhe është një qasje dhe dozë e rëndë , e cila nuk mund të pranohet”.

Për Hamitin kjo është përçarëse.

“Si duket jodashamirët e stabilitetit tonë shoqëror dhe kombëtar, paraprakisht e kanë studiuar mirë mundësinë e dobësimit dhe ligështimit tonë edhe përmes elementeve devijonte fetare, prandaj investimet e tyre në këtë drejtim shihen qartë se nuk kanë munguar në gjithë këto vitet e pasluftën në mesin tonë. Ata përveç pykave ndarëse që mbollën dhe që po vazhdojnë të mbjellin në mesin e komunitetit mysliman shumicë të Kosovës, sollën edhe disa ide të reja sektare fetare, të cilat për ne në të kaluarën kurrë nuk kanë qenë të njohura, dhe asnjëherë nuk janë konsideruar trungu dhe ajka e fesë të cilën e kemi kultivuar”.


 
Veröffentlicht : 02/01/2014 8:45 p.m.
Teilen: