Interviste per Alti...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Interviste per Altinin

14 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
177 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5248]

Ketu mundenni ti beni qfardo pytje(interviste) qe ju intereson per Altinin


 
Veröffentlicht : 12/12/2010 11:16 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Pershenderje njeherit per Ju ,po ju bej disa pytje hahahha nuk jane te rrezikshme

1)A je rahh en krahh t`dashuris ??

2)Qysh Po Kalon ne Forum ?

3)Me Qka Merresh Kohen e Lire ?

4)Personi me i rendesishem ne jete ?

5)Cilt Antar po te duken me atraktiv ne Forum ?

6. A ju Pelqen Forumi?

7)Qka pot mungon per momentin ?

8) Ajeni i/e Dashuruar ?


 
Veröffentlicht : 13/12/2010 12:46 a.m.
(@angelgirl)
Beiträge: 44
Eminent Member
 

Pershendetje !!!

Do te falnit te pafalshmen...?

Thuaj dicka qe ketu ne forum s'e ke thene kurre.

Cila eshte Arritja e juaj me e madhe?

Endrra e juaj e parealizuar kurre?


Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje dhe te behemi miq.
¸☆´¸.·´¨)..... ·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....
.

 
Veröffentlicht : 15/12/2010 10:39 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Pershenderje njeherit per Ju ,po ju bej disa pytje hahahha nuk jane te rrezikshme

1)A je rahh en krahh t`dashuris ??

2)Qysh Po Kalon ne Forum ?

3)Me Qka Merresh Kohen e Lire ?

4)Personi me i rendesishem ne jete ?

5)Cilt Antar po te duken me atraktiv ne Forum ?

6. A ju Pelqen Forumi?

7)Qka pot mungon per momentin ?

8) Ajeni i/e Dashuruar ?

1) Ma shum se nje her.

2)Ishin qaste te mira .... kohen e fundit skam qen aktiv....

3)Me fam,shetitje,net,tv,me shoqeri,lexim....

4) Diellza dhe Dioni.

5)Jan disa nuk kam deshir me cek emra.

6) Ka gjera te mira.

7) 2 milion euro me i kalu pushimet dimrore...

8) Jam martu... per dashuri spo kam koh shum ....


 
Veröffentlicht : 19/12/2010 2:23 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Pershendetje !!!

Do te falnit te pafalshmen...?

Thuaj dicka qe ketu ne forum s'e ke thene kurre.

Cila eshte Arritja e juaj me e madhe?

Endrra e juaj e parealizuar kurre?

1) Fal shum,jo te gjitha....

2) Te flm ty per kohen dhe pytjet...

3)E di pse jetoj...

4)Shkollimi...


 
Veröffentlicht : 19/12/2010 2:35 p.m.
(@justra)
Beiträge: 27
Eminent Member
 

Te pershendes shume dhe kisha disa pyetje per ju i Nderuari :
1. Ku do i kaloni Festat e Fundvitit??
2.Ku Jetoni ne Kosove apo diku jasht si te gjithe Atdhetaret??
3.Cfar Mendimesh keni per Shoqerin ce kemi ce ne per Chate Shoqerohemi ??

Mbetesh i pershendetur me nje :kafe:


 
Veröffentlicht : 19/12/2010 6:32 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Te pershendes shume dhe kisha disa pyetje per ju i Nderuari :
1. Ku do i kaloni Festat e Fundvitit??
2.Ku Jetoni ne Kosove apo diku jasht si te gjithe Atdhetaret??
3.Cfar Mendimesh keni per Shoqerin ce kemi ce ne per Chate Shoqerohemi ??

Mbetesh i pershendetur me nje :kafe:

Te falenderoi....

1) Ne Gjermani...

2) Ne Treviso... Itali

3) Per shoqerin dihet mendime te mira sidomos per disa qe me te vertet kam pershtypje shum te mira kisha fat qe i njoha ....Per chatin hmmm mendoj se nuk esht ne nivelin e duhur, e di se esht chat dhe nuk mund te gjejm te gjith mirkuptim mes vete,por esht per te ardh keq me sjelljen e disa personave si: mos respekti ndaj te tjerve,urrejtja,gjelozia,thash e themet e shpifjet qe bahen.....


 
Veröffentlicht : 19/12/2010 7:07 p.m.
(@justra)
Beiträge: 27
Eminent Member
 

Te flm per pergjigjje :respekt:


 
Veröffentlicht : 19/12/2010 7:20 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Prshendetje per ju do ju bej disa pyetje qe me intereson mua dhe te gjithve te njejta ,edhe pse jane te njejta pergjigje duhet me qen individuale ,ju flm per mundin dhe kohen dhe me shume vemendje do ti lexoje pergjigjet e juaja .

1. A mirreni me thash e thenme apo per qdo veper niseni nga vetvetja?
2. Si Ndiheni kur e shifni nje njeri te lenduar(piklluar) qfar ndjenja ndini ne at moment apo ju ben te lumtur situata dhe nuk reagoni fare?
3. A je gjakftohte dhe i/e vetedijshem-e ne situata te renda ( rrezikshme) ?
4. Derisa diskutohet per ndonje pyetje , a je kokeforte ose i/e ndjeshem/e kur dikush kundershton pikepamjet tua ?
5. A te terheq vetmia dhe deshira te jesh vetem ?
6. A flet shpesh per disa gjera , qe pastaj pendohesh ( qe ke folur per to ) ?
7. Marredhenia jote me familjen a eshte e mire dhe stabile ?
8. A munden tjeret lehte te te ofendojne me fjale ose vepra ?
9. A je i/e gatshem /e te pranosh kur nuk ke te drejte , kur me te vertete e din se nuk ke te drejte ?
10. A je i/e gatshem/e ti akuzosh te tjeret per shkak te gabimeve dhe dobesive tua ?


 
Veröffentlicht : 28/12/2010 3:44 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Prshendetje per ju do ju bej disa pyetje qe me intereson mua dhe te gjithve te njejta ,edhe pse jane te njejta pergjigje duhet me qen individuale ,ju flm per mundin dhe kohen dhe me shume vemendje do ti lexoje pergjigjet e juaja .

1. A mirreni me thash e thenme apo per qdo veper niseni nga vetvetja?
2. Si Ndiheni kur e shifni nje njeri te lenduar(piklluar) qfar ndjenja ndini ne at moment apo ju ben te lumtur situata dhe nuk reagoni fare?
3. A je gjakftohte dhe i/e vetedijshem-e ne situata te renda ( rrezikshme) ?
4. Derisa diskutohet per ndonje pyetje , a je kokeforte ose i/e ndjeshem/e kur dikush kundershton pikepamjet tua ?
5. A te terheq vetmia dhe deshira te jesh vetem ?
6. A flet shpesh per disa gjera , qe pastaj pendohesh ( qe ke folur per to ) ?
7. Marredhenia jote me familjen a eshte e mire dhe stabile ?
8. A munden tjeret lehte te te ofendojne me fjale ose vepra ?
9. A je i/e gatshem /e te pranosh kur nuk ke te drejte , kur me te vertete e din se nuk ke te drejte ?
10. A je i/e gatshem/e ti akuzosh te tjeret per shkak te gabimeve dhe dobesive tua ?

1) Nisem nga vetja shum here...thash e themet hmmmm te rrall jan ata qe nuk merren me to por dikush i vren e dikush jo edhe aq.....

2) Nuk ndihem mir kur shoh dike te lenduar,mundohem me i ndihmu brenda dijes dhe mundsis qe kam... me qen i lumtur me plagen e dikuj tjeter me duket diqka jo njerzore ...

3) Nuk jam edhe shum gjakftoft,ne situata te renda mbaj veten nen kontroll dhe me njohin tjeret si njeri te gjindshem ne situata te ndryshme (e them nga pervoja )

4)Ngul kemb vetem kur jam 100%i sigurt ,nuk e marr si shum tragjike nese dikush nuk pajtohet me pikpamjet e mija....

5)Jo aspak,sme pelqen te rri veten...

6)Ndodh nga njeher,por jo shpesh

7)E mira nuk ka skaj,tek un jan te knaqshme dhe stabile

8)Jo aq leht ......

9)Po

10) Jo mundohem te gjej fakte para se me akuzu dike....


 
Veröffentlicht : 03/01/2011 4:17 p.m.
(@adelina)
Beiträge: 2582
Famed Member
 

Pershendetje ALTINI .

1. Te pelqen me shume te besh pyetje, apo tu pergjigjesh atyre ?.

2. Cilat kane qene serialet qe ke djekur... ?? I dua te gjitha po s'pertove... :mrgreen:

3. Kur je dehur per here te fundit? Edhe si ndihesh kure te jeshe i dehur ?. :mrgreen: :mrgreen:

4. Sa vende ke vizituar? Cilat ? dhe kure i dua me dat , vit... :D

5 . Te pelqejne embelsirat ? cila me shume ? Arsyeja ..?

6. Cila kafshe te pelqen me shume? .

7. Nese do kishe 5 milion euro ca do beje me to ?. :beee:

8 . Ke ndoi kujtese te forte ?. Cila eshte ajo ?. ;-)

9 . Cilit antare te forumit do t'ja degjonit ndoi keshille ?. Emrin / Nickun ? .

10. Nese do kishe mundesi te ktheheshe ne vitet qe ke len pas ... sa vjeq do ishe tani ? . :roll:


:lotet: Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....:lotet:

 
Veröffentlicht : 04/01/2011 12:53 a.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Flm per pytjet Adelina :kafe:

1)Me pelqen shum me ba pytje ne raste kur e shoh dike qe esht intelegjent,i bej pytje shum te moshuarve ne tubime te ndryshme,edhe te pergjigjem nuk pritoi shum e bej me deshir per aq sa di.

2)Ta them te drejten serialet nuk me pelqejn aq shum.... ne perjashtim te ketyre dy serialeve vendore Familja moderrne dhe Kafeneja jon....

3)I dehur kam qen dy her ne jeten time... E para ka qen ne vitin 2004 shoqeria qe kan qen me mu nuk kan vrejt asgje deri sa kam dal jasht dhe skam mujt me ndejt ne kemb,nuk kam fol diqka keq,nuk kam ofendu askend...Hera e dyt ka qen ne qershor 2005 isha ne nje ndej kam pir pak jo aq shum por gjat asaj ndeje esht kap nje bised shum prekse per mu ishte biseda per vllaun tim qe nuk jeton ma aty jam ndjer keq mirpo pas pak jam qu nga ajo ndej pa e kuptu askush arsyen kam ardh ne shpi e kam vazhdu vet me pi jam deh deri sa skam mujt me ndejt ne kemb edhe aty e di se kam qajt shum dhe prej ateher ska ndodh ma e se besoi qe do ndodh edhe tasht e tutje.Si ndihem nuk di qka te them se dy heret kan qen te ndryshme njera me tjetren....

4)Kam vizitu disa vende ne kohra te ndryshme dat dhe vit smundem met dhan sepse ka ndodh per disa vite me radh vendet qe kam qen jan keto... Gjermani disa qytete pasi kam jetu per disa vite Itali po ashtu shum qytete veqoi dia si Venezia qe kam qen shum her hera e fundit me 15 nentor 2010 po ashtu kam qen ne Milano ne Rome etj....Ne austri kam qen ne wien ne gusht te vitit 2009 ne zvicer kam qen ne disa qytete si Zurich, Lugano,Laussane,Basel,Bern.....Ne Hungari kam qen ne Budapest,pastaj kam qen ne Slloveni ne Mal te Zi e dihet qe edhe ne Shqipri.....

5)Gjithmon kam qen adhurus i embelsirave fillimisht atyre qe kan qen tradicionale si bakllava, ravania ,sheqerparja etj...kohen e fundit ma shum me pelqejn keto torte qe bahen me pem te ndryshme arsyja esht se me duket ma te lehta ....

6)Kafsha qe me pelqen ma shum esht Qeni edhe ate jo te gjith por jan disa qe me pelqejn ...

7)E them shum sinqerisht nuk jam aq i uritur ne pare,por nje gje bindu se po ti kisha 5 milion euro 1 milion kisha me i dhuru si ndihma humanitare per raste te ndryshme sepse jan disa qe me prekin jasht mase....E pastaj dihet kisha punu per nje te ardhme sa ma te mir per familjen,per fmijet,per veten time ne fillim duket shum e madhe por jam i bindur se kisha me ju gjet vendin ...

8)Kam shum kujtesa te mira e jo te mira...Me kujtohet kur kam fillu klasen e pare,kur kam fillu klasen e pest,vitin e par,kur kam ra ne burg ne tentim me kalu kufirin me dal ne ger,kur kam marr lajmin per humbjen e vllaut,kur jam kthy ne ks pas 5 viteve,kur jam feju, kur jam martu,kur me ka lind fmija i pare,kur mora lajmin per humbjen e vllau tjeter,kur me lindi fmija i dyt......

9)Jan disa qe do pranoja kshilla varet nga lemi te ndryshme emra nuk ceki ....

10)Pytje shum e rend......sikur te isha 17 vjeqar do i kisha edhe vllezrit qe nuk jan ne mesin ton por nuk do i kisha vajzen dhe djalin qe jan gjithqka per mua kshtu qe ma mir po rri keshtu siq deshti zoti te pajtohem me fatin edhe pse per disa gjera nuk ishte aq i mir per mu....tani jam dhe do isha 32 vjeqar.


 
Veröffentlicht : 04/01/2011 2:52 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

1 .Si mendoni.. Burri eshte ai qe duhet te komandoje..??

2 . qfar roli duhet te kete nje burre ne shtepi..??

3.Nese te ndodh te tradhetosh personin qe je lidhur.. mbyll ate lidhje apo fsheh provat??

3 Mendon se mund te kete nje person ideal apostafat per ty??

5. Je me mendimin qe sinqeriteti eshte dicka themelore??


 
Veröffentlicht : 28/03/2011 7:57 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

1 .Si mendoni.. Burri eshte ai qe duhet te komandoje..??

2 . qfar roli duhet te kete nje burre ne shtepi..??

3.Nese te ndodh te tradhetosh personin qe je lidhur.. mbyll ate lidhje apo fsheh provat??

3 Mendon se mund te kete nje person ideal apostafat per ty??

5. Je me mendimin qe sinqeriteti eshte dicka themelore??

1)Familja nuk esht ushtri qe burri te jet komandant....

2)Roli i burrit:te jet mburoj,te gjej koh per familjaret e vet,te ket vesh dhe durim per ti ndegjuar hallet dhe problemet e familjes.......
3)Nuk duhet te krenohem nese kjo gje ndodh....Nje lidhje nuk perfundon edhe aq leht.....

4)Mbase mund te ket diku nese nisem nga ajo qe bota esht e madhe...Sikur te presim personin ideal shumica e njerzve do vdisnin beqar...

5)Sinqeriteti esht veti e mir,esht vler qe nuk e posedojn te gjith....Nese don me njoft veten sa ma mir ateher esht mir me qen i/e sinqert....

Ju kisha lut qe te mos beni ma pytje, jo qe me pegon por per nje arsye nuk do pergjigjem ma,diqka qe po ndodh ne ket rubrik nuk me duke e drejt, ju flm per mirkuptim..


 
Veröffentlicht : 30/03/2011 12:29 a.m.
Teilen: