Benachrichtigungen
Alles löschen

Ulja e masës trupore ndihmon funksionimin e veshkave

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
203 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4027]

Humbja e shumë kilogramëve te njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, mund të ndalojë dobësimin e funksionit të veshkave, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Cleveland Clinic.
Personat e shëndoshë (obezë) kanë një rrezik shumë më të madh për të pasur probleme me veshkat, ndërsa hulumtimet e hershme kanë treguar se ulja e masës së tepruar trupore ndikon pozitivisht në diabet, hipertension, përqendrimin e kolesterolit në gjak dhe me këtë edhe në sëmundjet e zemrës.

Të dhënat e reja, të bazuara në 13 rezultate të hulumtimeve të mëhershme, thonë se humbja e shumë kilogramëve çon në uljen e nivelit të proteinave, të cilat shërbejnë si markerë (tregues) për dëmtimet në veshkë.

Krahas kësaj, ulja e masës së tepruar trupore ka një efekt parandalues në dobësimin shtesë të funksionit të veshkave, shkruan Clinical Journal of the American Society Nephrology.


 
Veröffentlicht : 24/09/2009 11:30 p.m.
Teilen: