Benachrichtigungen
Alles löschen

[Oben angepinnt] Pyetje dhe Pergjigje nga Mjeksia

89 Beiträge
12 Benutzer
0 Reactions
10.6 K Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Te sakta jane dy pergjigjet Diana.

Semundjet Tropike ka shum por do ti numroj disa:

Filariasis, Lepra, semundja CHagas,Malaria,Tuberkulozi,Lymfatisk ,semundja e Elefantiasis ,Mukokutan Leishmaniasis ,
Visceral Leishmaniasis per ndryshe quhet (Temperatura e Zeze),Afrikansk trypanosomiasis Trypanosomiasis perndryshe edhe qyhet(semundje e te fjeturit) ka shume vetem ne gjuhen shqipe sdi si i thojne :roll:
Ne te shtojne te tjeret sa dijn per momentin sme bien ne mend :kafe:

semundja e Elefantiasis shkaktohen nga skrajat parazite (Wuchereria bancrofti)qe duken si pej me shum atakon kembet dhe organet hmm si ta spjegoj organet mashkullore do ta paraqes nje foto ,se e kam problem me shkrime

kjo semundje me se shumti eshte e perhapur ne vende Afrike:

Uganda, Tanzania, Kenya, Rwanda, Burundi, Sudan, Egypten dhe Etiopien.


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 12:10 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Lepra (Hansens sjukdom)

eshte diskutu me heret per kete semundje por nje foto do ta shifni si duket


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 12:15 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Toberkulosi me siguri e dini veq qfar semundje eshte ,eshte semundje qe infektohet nga bakterie Mycobacterium tuberculosis .Tuberkulozi eshte semundje infektive qe atakon me se shumti mushkerit por mundet me ndodh edhe ne organe tjera te trupit ,symtomet jane:kollitje kronike, me kelbas me gjake, djersitje te shumta naten, humbje e shpejt ne pesh dhe temperatur e madhe.


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 12:24 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

sps Diana ,si tju duhet material mundem tju ndihmoj ne Anglish edhe foto edhe me shum ka dhe ka shum me gjansisht per kete semundje,si tju duhet vetem trego :kafe:


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 1:36 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

kjo eshte parazit, kjo smundje bahet ne vendet e afrikes ku eshte toka dhe lloqi i kuq, parazit rrin aty dhe formohet ndersa ku toka eshte e zez nuk formohet.

Kjo Smundje nuk ka sherim, me miljona njerz jan te semur dhe ende se din pse behet ashtu, ende skan mujt me gjet pse veq nje pjes (kemb), pse ne organ gjenital te mashkujve, etj..


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 2:26 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Diana1
Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).

Dy sqarime te vogela.
Acidocetoza ose ketoacidoza, formohet ashtu sikurse keni thene ju, ne melqi nga mungesa e insulines. Melqija tranformon rezervat ushqimore ose yndyrnat ne trupa ketonike

Keto trupa formohen edhe tek njerzit e thjesht, psh nga degradimi i albumines (nje tip proteine), por tek personat normal ato eliminohen, kurse tek diabetiket eliminohen me ane te urines.

Rritja e perqindjes se ketyre trupave ne gjak shkakton gjendje e komes apo si thojn te na populli (shllogit), ndaj diabetiket duhen te bejne shume kujdes duke kontrolluar shpesh, glisemine (perqindjen e sheqerit ne gjak), dhe urisemine (perqindjen e sheqerit ne urine).

Sqarimi tjeter eshte, per sa i perket trajtimit.

Ashtu sikurse keni thene me lart..
Ka nje trajtim per diabetin tip I, qe eshte insulinaterapie, dhe per Diabetin tip II qe eshte regjimi ushqimor qe shpesh eshte i mjaftueshem dhe ilaqet qe administrohen nga goja, hypoglicemiantet.
Per grate shtazane cilado qofte tipi i diabetit, ato trajtohen vetem me marrjen e insulines.

Rrespekt shum per kto tema Diana1 :kafe: :respekt:


 
Veröffentlicht : 02/10/2009 8:04 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Te flasim diqka per Anorexin :arrow:


 
Veröffentlicht : 02/10/2009 8:07 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 


 
Veröffentlicht : 03/10/2009 1:50 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Te flasim diqka per Anorexin :arrow:

Anorexia - nenkupton nje deshire te egzagjeruar per te qen i dobet, duka pasur tendencen te ruash te njeten peshe trupore perkohesisht. Personat te cilat kan anorexi prezentojne nje imazh te deformuar mbi trupin e tyre duke e konsideruar veten shume me te trash se sa jan ne realitet dhe ne periudhat kur jan shume nen peshten normale. Kto persona han shume pak, preferojne frutat dhe perimet, evitojne sa me shume sheqernat dhe pastat, mishin dhe djathrat sic dhe gjellen e gatuar.

Si diagnostikohet anorexia nervore
1. pesha trupore eshte -15% para nje peshe normale
2. frika e egazagjeruar per mos u shendoshur
3. distorsionimi [imazhi i deformuam] mbi trupin e tyre
4. absentimi i te pakten 3 cikle menstruale njera mbas tjetres
Deformimi imazhit personal referohet tek turbullimi menyres ne te cilen eshte e perceptuar dimensioni trupit [personi afirmon qe eshte shum i trash edhe pse ne realitet eshte shum i dobet!]


 
Veröffentlicht : 08/10/2009 11:58 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

DiaBeti-Semundja e Sheqerit!

Njohuri të përgjithshme
1. Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak.
2. "Diabet" do të thotë "urinim i shpeshtë". Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë të glukozës në filtratin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim të shpeshtë.
3. Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t'iu përgjigjur hormonit antidiuretik.
4. Diabeti i sheqerit është 2 llojesh:
a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonishtë fëmijë ose adoleshentë të dobët.
b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.
5. Komplikimet:
a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
b. Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve.
c. Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike -- parezë gastrike dhe impotencë.

Diabeti
Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze( ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukose eshte i shkaktuar nga paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane : gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.

SYMPTOMAT, JO SHKAQET
Historikisht mjekimi i diabetit eshte bere duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet qe e shkaktojne ate. Kjo tregon se shume ilace per diabetin parandalojne ate qe diabeti shkakton si per shembull etjen e tepruar, urine, urinimin, irritimin, dobesine the lodhjen. Keto ilace i lehtesojne keto simptoma por ato nuk funksonojne duke bere Organizmin me te ndjeshem ndaj insulines, qe eshte shkaku i 95% te rasteve te diabetit tipi2.

Shumica e ketyre ilaceve funksionojne duke rritur sasine e insulines se prodhuar nga organizmi, ngadalesuar clirimin e glukozes nga melcia ose duke ngadalsuar thithjen e ushqimit nga zorret. Perderisa keto ilace nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines keto ilace nuk e fitojne dot luften kunder diabetit ato vecse ju ndihmojne ne nje beteje te humbur.

Diabetiket qe mbeshteten shume ne ilace pergjithsisht nuk e kontrollojne mire nivelin e glukozes ne gjak. Ne fakt sa here qe glukoza leviz ne zonen e rrezikshme (200 mg/dl) me shume dem i behet trupit dhe mundesia per komplikacione rritet. Kjo u provua ne testimin e madh 10 vjecar qe instituti kombetar amerikan i shendetit beri mbi kontrollin e glukozes tek diabetiket. Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i larte i sheqerit ne gjak) con ne dem nervor dhe vaskular qe nga ana e tyre rrezikojne syte, nervat dhe veshkat. Megjithkete studimi nxorri se kontrolli i kujdesshem i glukozes me ane te nje regjimi te rrepte dhe ushtrime fizike e ul rrezikun per komplikacione nga 50% deri ne75%.

ILACET KUNDRA DIABETIT
Doktoret kane 5 kadegori ilacesh per trajtimin e diabetit tipi2, te gjithe ato kane efekte anesore. Dhe nuk ndihmojne nese perdoren te vetem kundra semundjes. Te gjitha keto ilace kerkojne qe se bashku me to te merren masa te tjera per luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet fizike+ etj). Nese nuk perfshihet te pakten dieta dhe ushtrimet fizike ju vecse po luftoni nje beteje te humbur kunder nje semundje qe nuk ndalet kurre pavaresisht se ju mund te perdorni ilacin me te fuqishem qe egziston.

SULFONILURET
Ky lloj ilaci ka dale ne qarkullim prej vitesh. Eshte mjekin nga goja. Emra te njohur qe kane ne perberje kete ilac jane minodiab dhe diabinese. Ketu futet dhe Daunil (i njohur ne Shqiperi). Keto lloj ilacesh stimulojne pankreasin duke rritur ne kete menyre sasine e insulines qe derdhet ne gjak. Kjo insuline shtese e detyron glukozen te hyje ne muskuj me sforcim. Problemi me kete ilac eshte se ato nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines por ato rrisin thjesht sasine e insulines (pra sasi dhe jo cilesi).. kjo e zgjidh problemin perkohesisht duke ulur nivelin e glukozes ne gjak por krijon nje problem afatgjat sepse stimulon rritjen ne peshe. Pra ky ilac vecse sa rrit sasine e insulines ne gjak. Por disa diabetike e kane nivelin e insulines shume te larte edhe pa e marre ilacin. Nivel qe mund te shkoje deri ne 5 here me teper se normalja. Procesi i rritjes se insulines ne gjak u shkakton shume diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri ne gjak) per kete arsye nje nga pasojat e ilacit eshte se te shtyn te hash sa me shume. Disa diabetike per shkak te uljes se nivelit te sheqerit ne gjak kane pasoja si marramendje, hutim deri ne humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemise eshte te ushqyerit e tepruar ose e thene ndryshe mbi-ushqimim, qe con ne rritje te peshes trupore. Qe nga ana e vet con ne rritjen e mosndjeshmerise ndaj insulines ( DIABET TIPI2). Por ky eshte efekti i kundert me ate qe ne duam te arrijme. Diabetiket duhet ti humbasin kilogramet e tepert jo ti shtojne ato. Keto lloj ilacesh (sulfoniluret) gjithashtu rrisin kolesterolin dhe trigliceridet, te cilat qe te dyja shkaktojne semundje zemre.

BIGUANIDET
Ilacet me kete perberje jane zhvilluar ne vitin1994. ato veprojne nga nje drejtim i ndryshem ne krahasim me sulfoniluret. Ne vend qe te rrisin nivelin e insulines ato ngadalsojne sasine e glukozes qe prodhohet nga melcia dhe zorret e vogla ku tretet ushqimi. Keto ilace jane me te perparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojne rritje peshe ose ndonje semundje zemre. Por kete ilace megjithese jane me te perparuara kane disa efekte anesore. Shkaktojne probleme stomaku, diarre, ndjenjen e ngopjes abdominale etj. Njerezit qe vuajne me zemer, melci ose veshka keshillohen te mos e marrin kete ilac. Ilaci tipik qe permban biganide quhet metformin.

ALFA GLUKOZE NDALUES
Disa nga keto ilace si pershembull Acarbose, ngadalsojne shperberjen e sheqernave ne zorret e vogla duke nderhyre ne enzimen me te njejtin emer, enzimen alfa glukoze. Kjo enzime ben shperberjen ne sheqernave qe ndodhen ne ushqimet qe hame. Duke ndaluar kete enzime nga funksionimi nuk bejme gje tjeter vecse parandalojme rritjen e sheqerit ne gjak. Efekte anesore: gazra dhe dhimbje te abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i keshillohet vecanerisht te semureve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton pune te tepruar te melcise qe mund te shkoje ne demtim te saj.

THISCOLIDINIDION
Ilaci me i ri e dale ne treg. Emri ne kutine e ilacit: REZULIN.
Ky eshte ilaci i pare qe ndihmon trupin qe ta perdore me mire insulinen duke stimuluar disa pjeset thithese te indeve te ashtuquajturat “vendkalimi” nepermjet te cilave glukoza hyn ne qelize nga gjaku. Nga studimet e bera ne paciente qe perdoren kete ilac dhe ilacin e pare (sulfoniluret) rezultoi se megjithese kishte ulje te glukozes perseri kishte rritje ne peshen trupore. Ky ilac ka efekte anesore kryesisht ne melci, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

INSULINA - E REJA DHE E VJETRA
Insulina eshte perdorur gjithnje ne diabetin tipi1, ne njerezit te cilet nuk prodhojne dot insuline. Ndersa ne diabetin tipi2 insulina perdoret si mundesia e fundit e mbetur. Ne fakt reth 29% e diabetikeve te tipit2 mjekohen me inxheksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me ane te dietes dhe ushtrimeve fizike nuk duhet te arrije ne kete pike te inxheksionit te insulines. Pacienti qe ka arritur ne ate faze qe duhet patjeter inxheksion insuline edhe sikur ta kuptoje me se miri rendesine e dietes (perizes) dhe aktivitetit fizik tashme nuk gjejne dot forca ne personalitetin e tyre qe ta fillojne luften nga e para. Ata ja lene cdo gje ne dore ilaceve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa oresh pasi eshte marre. Insulina detyron melcine te ndaloje prodhimin e glukozes dhe te filloje perdorimin e saj, detyron muskujt te thithin glukozen bile ne nje fare shkalle detyron edhe qelizat e yndyres qe te thithin glukoze. Ka shume rendesi sasia dhe momenti i injektimit te insulines. Me teprice dhe niveli i glukozes ulet shume duke shkaktur hipoglicemi. Shume pak nuk ja del qe te te detyroje qelizat te thithin glukoze. Pra eshte shume delikat menyra se si merret insulina. E cila ka the efekte anesore qe jane hipoglicemi, shtim ne peshe trupore dhe semundje gjaku.

Bime medicinale natyrale pa efekte anesore:
Egziston nje bime e kuqe e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme per shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune camcakezi per te mbajtur te shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi gjithashtu perdoret si erez ne gatim sidomos ne gjellet e famshme indiane Keri. Ne disa vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual). Ne Kine perdoret ne Diabetin tipi2, ne disa semundje melcie dhe per parazite. Duke pare efektet e bimes farmakologet u interesuan shume e me shume se si vepronte kjo bime mbi semundje te ndryshme. Ne vitin 1965 dy studiues zbuluan se lenda vepruese ne kete bime ishte ACIDI HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kesaj kerkimet u perqendruan ne kete perberes kimik te vecante dhe u pa se ky perberes po jepte rezultate shume te papritura. Nje farmakolog i universitetit amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky perberes detyron qelizat qe te mos thithin yndyren, cka do te thote se ne kete menyre kemi me pak yndyrna rreth melcise dhe ne pergjithsi ne trup. Ne vitet 70 u bene shume eksperimente ne minj per te verteturar zbulimin e Prof. Watsonit. Pas analizave dhe eksperimenteve te kryera ne laboratoret e firmave te mirnjohura te ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen e prodhimit te yndyres ne kafshet. Pas kesaj filluan te hidhen idete se ky perbers kimik ka veti qe te ule peshen trupore te njeriu. Eksperimentet ne kafshe vazhduan me tej. Duke zbuluar se kafshet nuk shtuan peshe si me pare pas trajtimit me kete perberes kimik. Studimet konkluduan se HCA bllokon ne fakt depozitimin e yndyres ne trup. Ne trup ndodh nje proces kimik qe quhet “cikli i Krebsit”, ky proces ne fakt eshte procesi gjate te cilit prodhohet yndyra e trupit qe depozitohet ne pjese te ndryshme te tij. HCA e nderpret kete cikel. Kur ne trup hyn ushqim kalorik me shumice ky proces ben qe energjia nga ushqimi te kthehet ne yndyre. Perberesi HCA duke nderprere kete cikel ben te mundur qe yndyra te mos te depozitohet ne trupin tone.

ZBULIM I METEJSHEM
Studime te metejshme ne kafshe treguan se pasi ato kishin marre HCA, kafshet ngopeshin me me pak ushqim se me pare. Pra hanin nje sasi me te vogel ushqimi. HCA i beri kafshet me pak te uritura. Por cfare e shkaktonte kete. Shpjegimi eshte ky: Ne melci ku behet prodhimi glukogjenit nga ushqimi, ritmi i prodhimit te glukogjenit rritet pothuajse dyfish. Kur sasia e glukogjenit rritet ne melci atehere nepermjet nervit Vagus sinjalizohet truri se nuk ka me nevoje per ushqim. Duke bere qe personi te ndaloje te ngrenit. Kerkime te metejshme zbuluan se HCA rrit ritmin e procesit te metabolizmit dhe shpejton diegien e yndyres nga melcia. Te gjithe keta faktore – prodhim me ulet i yndyres, ngopja me me pak ushqim se me pare, dhe shpejtimi i diegies se yndyres nga melcia kane nje efekt teper pozitiv mbi diabetiket me diabet tipi2, pra HCA ul se tepermi sasine e yndyres ne gjak.

Deri me sot nuk eshte zbuluar ende nga shkenca se cfare konkretisht e ben trupin me pak te ndjeshem ndaj insulines duke shkaktur ne kete menyre diabetin tipi2. meqenese nuk dihet me siguri ajo eshte quajtur SINDROMA X, por disa studiues kane bere nje lidhje ndermjet sindromes x dhe disa lloj yndyrnash ne gjak. Behet fjale per yndyrnat qe konsiderohen te demshme nese jane ne nivel te larte, ato jane Triglicerided dhe kolesteroli LDL (quhet dhe kolesterol i keq). Fatkeqsisht kerkimet shkencore mbi HCA jane nderpre prej kompanive farmaceutike sepse ato nuk munden te sigurojne licencen per tregtimin e produkteve te HCA. Duke ditur se shume ilace qe perdoren sot dalin ne treg ne radhe te pare nese i intereson kompanive farmaceutike dhe jo nese ato sherojne semundjen. Ky eshte realiteti i sotem. Megjithate kerkimet kane vazhduar mbi HCA nga institucione te tjera mjeksore qe megjithese nuk kane fuqine e kompanive gjigande farmaceutike kane bere nje pune te admirueshme ne zbulimin e vetive te HCA-se. Keto kerkime mbi efektet e HCA mbi peshen trupore, lipidet e gjakut, ndjeshmeria ndaj insulines, dhe ngopshmeria nga ushqimi te cilat jane faktore shume te rendesishme ne kontrollin dhe kurimin e diabedit tipi2 deshmojne se HCA ka efekt ne ndryshimin e ketyre faktoreve. Ne nje studim qe zgjati 8 jave u ekzaminuan 54 persona te cilet kishin karakteristikat qe tregonin rrezik te madh DIABETI. Ata ishin ne mbipeshe (obez) benin jete jo aktive dhe yndyrnat ne gjak ishin ne nivele jo te mira. Te gjithe keta persona nuk u ishte thene se cfare tablete do u jepej vetem u ishte thene se do u beheshin disa analiza. Gjysmes prej tyre ju dha tableta me HCA, gjysmes tjeter ju dha tablet sheqerke (pa asnje efekt ne trupin e njeriut). Per te dy grupet tabletat ishin njesoj dhe pa asnje ndryshim nga ana e jashtme. Personat e grupit qe mori tabletat HCA humbi mesatarisht 5.5 kg, ndersa personat qe moren tabletat sheqerka (tablete fallco) humben 2.1 kg. Grupi i HCA e pati me te lehte qe te respektonte dieten (perizen) ushqimore sepse nga efekti i HCA e ndiente veten me te ngopur me ushqim se grupi tjeter. Ne analizat e gjakut grupi i HCA pati nje renie te yndyrnave te keqija (triglicerided dhe kolestereli IDL). Gjithashtu personat e ketij grupi raportuan se ndjenin vetem me energjik se me pare. Kjo me siguri per shkak te rritjes se ndjeshmerise se trupi ndaj insulines, pra me teper glukoze kalon nga gjaku ne muskuj. Studime te kesaj natyre kane qene te shumta dhe ato dhane rezultate shume te ngjashme me studimin e mesiperm. Ne nje studim ku pervec njerezve jodiabetike kishte edhe diabetike qe merrnin ilacet tradicionale nga doktori. Personat ishin te moshes 60-65 vjec, burra dhe gra. Ne kete studim personave iu kerkua qe te kishin kujdes me dieten e tyre si dhe te benin jete me aktive persa i perket aktivitetit sportiv. Personave iu dhane 250 mg HCA ne dite duke i marre tre here ne dite 30 minuta para cdo vakti. Gjithashtu atyre iu dha bashke me HCA edhe 100mg kromium ne dite (studimet tregojne se kromiumi ndikon shume pozitivisht ne DIABETIN tipi2). Personat humbem mesatarisht 5 kg per njeri. 1/3 e personave pati ulje te yndyrnave ne gjak, ndersa diabetiket pervec kesaj paten nje ulje te konsiderueshme te glukozes ne gjak. Ne qershor 1998 nje studim mbi preparatet me perberje natyrale sic eshte HCA dha rezultate te ngjashme. Gjate studimit persona qe merrnin pjese vashduan te ushqeheshin si me pare dhe nuk iu kerkua te mbanin diete (perize). Studimi zgjati 10 jave dhe personat humben 5-10 kg per person. Gjithashtu ata raportuan se ndjeheshin me energjik se me pare. Pra HCA nund te perdoret thjesht per humbje peshe. Por duke ditur se mbipesha ndikon ndjeshem mbi diabetin do te thote se HCA ka efekte pozitive mbi diabetin. Drejtori i qendres shendetsore LifeStyle ne Kaliforni USA z.Anton Konte thote se HCA eshte nje preparat natyral teper efektiv kundra mbipeshes si dhe per kontrollin e glukozes ne gjak. Z.Konte ka studiur efektet e HCA per 8 vjet me radhe the thote se HCA ka efekt shume pozitiv dhe se nuk dhene asnje komplikacion ose efekte anesore, HCA ka permiresuar gjendjen shendetsore te pacienteve ne menyre te konsiderueshme. Z.Konte permend nje nga pacientet e tij: Ana Maria. Ajo eshte 51 vjec dhe peshonte 110 kg gjatesia 160cm. Vuan me diabet tipi2. Ajo ka vuajtur pothuajse gjithe jeten e saj me mbipeshen. Ka provuar lloj lloj dietash per tu dobesuar. Para trajtimit me HCA Ana kishte nivelin e glukozes ne gjak 172, kolesteroli ishte i larte gjithashtu 321, gjithashtu triglicerided ishin 276. Konte filloi punen me Ana Marian duke i shpjeguar asaj me hollesi se si funksionon HCA dhe si ndikon ajo ne uljen e glukozes ne gjak. Ana maria mori trajtim me HCA dhe niveli i glukozes ra ne nivelin 128, kolesteroli ra ne 217, dhe trigliceridet rane ne 226. ajo gjithashtu humbi 10 kg. Ana e ndjeu vetem me te shendetshme pas ketyre rezultave dhe iu rrit besimi se ajo mund ta luftonte diabetin dhe mbipeshen e saj ne menyre te sukseshme.

KROMIUMI
Pervec HCA ka nje mineral qe gjendet ne organizmin tone qe ndihmon shume ne rritjen ndjeshmerise se trupit ndaj insulines. Ky eshte kromiumi. Studimet e kryera mbi kromiumin tregojne se ai:
· Rrit ndjeshmerine ndaj insulines duke rritur sasine e glukozes dhe amino acideve te thithura nga qelizat.
· Rrit masen muskulare ne njerezit qe ushtrojne aktivitet fizik. Ky faktor ndikon shum ne diabetiket sepse indet muskulore thithin sasi te madhe glukoze.
· Ul sasine e ilaceve tradicionale qe diabetiket kane nevoje te marrin rregullisht. Ne nje studim ne Izrael 47% e pacienteve e ulen dozen e ilaceve qe merrnin, bile edhe ata ne gjendje kritike te cilet merrnin inxheksione insuline e ulen sasine e insulines se injektuar.
· Ul nivelin e kolesterelit dhe te triglicerideve ne diabetiket, keta dy faktore cojne ne komplikacione te tjera tek diabetiket.

Por studimi me rezultativ eshte ai i kryer nga departamenti amerikan i bujqesise dhe ushqimit. Studimi u krye ne Kine mbi nje numer te madh njerezish diabetike qe vuanin nga DIABETI TIPI2. Ketyre diabetikeve iu dhane 1000 mcg (mikrogram) kromium ne dite. Pas 4 muajsh trajtim me kromium diabetiket kishin nivel normal te glukozes ne gjak ose pak me te larte se normal. Nje grupi tjeter iu dha vetem 200mcg (mikrogram) kromium ne dite dhe ata paten ulje te konsiderueshme te nivelit te glukozes por jo ne nivelin e grupit te pare. Kromiumi nuk ka efekte anesore edhe sikur te merret ne doza shume me te larta se sa me siper dhe per nje kohe me te gjate. Nese filloni nje kure te tille te bazuar ne HCA (Garsinia Cambogia) dhe Kromium duhet te beni analizen e glukozes ne gjak shpesh, ne menyre qe ta dini nivelin tuaj sa me saktesisht. Sepse nese merrni edhe ilacin tuaj (DAUNIL) vazhdimisht ne te njejten doze po ashtu edhe HCA dhe Kromium ka shume mundesi qe glukoza ne gjak te ulet me shume se sa duhet duke ju shkaktuar hipoglicemi (nivel i ulet i glukozes) qe ju shkakton 'uri' te madhe dhe nevoje per tu ushqyer shume. Pra pasi te filloni HCA dhe Kromium rregullisht duhet te masni po rregullisht glukozen ne gjak. Ne kete menyre kur te vereni uljen e glukozes ne gjak duhet te rralloni DAUNIL-in qe merrni. Ka shume mundesi qe DAUNIL-in ta rralloni shume deri sa te mos keni nevoje per te. Kete duhet ta beni gjithnje duke u konsultuar me mjekun specialist.

DY FJALE PER VITAMINAT DHE MINERALET
Shume doktore nuk rekomandojne marrjen e vitaminave e mineraleve me tableta. Ata thone se njeriu i merr vitaminat qe i nevojiten nga ushqimi i perditshem dhe nuk ka nevoje per vitamina me tableta. Disa doktore te tjere thone ato nuk bejne as mire as keq por po qe se do ta provosh merri se nuk te gjen gje e keqe prej tyre. Pjesa tjeter e doktoreve perfshi edhe ne autoret e librit (Dr. Vern dhe Dr.Peri) rekomandojne marrjen e vitaminave dhe mineraleve ne tableta, sepse ata kane pare vete rezultate shume pozitive pa asnje efekt anesor. Vitaminat, mineralet, sheqernat, fitokimikatet, proteinat si dhe aminoacidet, yndyrnat, acidet linoleike dhe linolenike jane ushqyes te domosdoshem per trupin e njeriut qe trupi nuk i prodhon dot vete, por i merr nga ushqimi i perditshem. Perdorimi i vitaminave, mineraleve dhe substancave te tjera natyrore eshte nje front i ri i hapur ne luften kunder diabetit dhe semundjeve te tjera. Ndoshta ju mendoni se vitaminat jane karburanti qe trupi djeg cdo dite per jetuar e punuar. Jo, jane kalorite qe vine nga ushqimet ato qe i japin trupit energjine. Vitaminat bejne te mundur qe trupi te trese, thithe dhe metabolizoje ushqimet nga te cilat vjen energjia. Pra vitaminat jane celesi qe ndez motorin e te ushqyerit. Eshte e vertete se menyra me e mire per te mare vitaminat mineralet dhe substanca te tjera eshte me ane te ushqimeve te fresketa: fruta, perime, dritherat, etj etj. Vitaminat qe vijne nga ushqimet kane sasine e duhur dhe jane te kombinuara ne menyre te persosur. Por, megjithate edhe tabletat bejne nje pune te mire ne zevendesimin e tyre. Dhe nuk kane asnje efekt anesor nese nuk teprohet ne sasine e duhur.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 12:27 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

C'fare jane Hemorroidet :?:

Hemorroidet jane ene gjaku te enjtura ne fund te zorres se trashe. Venat hemorroide jane ne pjesen me ulet te zorres dhe ne anus. Ndonjehere ato enjten dhe muret e venave hollohen tehiqen, dhe irritohen gjate jashteqitje. hemorroidet jane ne dy lloje, te brendeshme dhe te jashtme.

Hemorroidet e brendeshme: jane brenda zorres dhe nuk mund ti shohesh apo ti ndjesh. Zakonisht nuk kane dhimbje sepse kane shume pak nerva ndjeshmerie. Gjakosja eshte shenja e vetme e tyre. Ndonjehere ndodh qe hemorroidet e brendeshme zgjaten dhe varen jashte vrimes. Ne qofte se ndodh kjo gje mund ti shohesh ose ti prekesh si nje cope mishi roze i bute, me ngjyre me te celur se lekura rrotull . Keto lloj hemorroidesh jane te dhimbshme sepse anusi ka nerva te dendura. Zakonisht keto hemorroide terhiqen vete brenda por ne qofte se nuk e bejne kete gje, mund ti shtyni ne vendin e duhur ne menyre delikate.

Hemorroidet e jashtme: ndodhen brenda anusit dhe jane zakonisht te dhimbshme. Nqs nje hemorroid shtyped gjate jashteqitjes, mund ta shikoni dhe ndjeni. Mpiksje gjaku formohen tek hemorroidet e jashtme (tromboze) dhe kane shume dhimbje. Kur ndodh tromboze ne hemorroidet e jashtme duket si e manushaqe ose blu dhe ndonjehere gjakosen. Pavaresisht nga pamja e frikshme, tromboza e hemorroideve nuk eshte e rezikshme dhe zakonisht iken pas nje jave. Ne qofte se dhimbja eshte e padurueshme, keto hemorroide mund te hiqen nga mjeku.

Ç’do rrjedhje gjaku e cdo lloji duhet te jete alarmuese per ju sepse mund te jete shenje e semundjeve vdekjeprurese si puna e kancerit te zorres se trashe.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 12:35 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

terapia e osteoporozes

Une po jau jap ketu nje shkrim qe kam hasur ne nje liber endokronologjie (Manuali i Endokrinologjise dhe i Metabolizmit me autor Andreolin) i cili si terapi ne rastet e osteoporozes jep keto alternativa:
Per te rregulluar mungesen e kalciumit dhe te vitamines D qe mund te vijne nga nje mungese ne diete e ketyre dyve behet nje dhenie e ktyre ne menyre endovenoze.

Ilacet perdoren atehere kur jane marre masat e pergjithshme dhe kerkohet nje shtim i mases se kockes dhe rezistences se saj.
-Perdoren stimulues te formimit te kockes qe jane paratormoni dhe kriperat e fluorit.
-Bllokues te thithjes (riassorbimento)te kockes qe jane kalcitonina,kalciumi,estrogjenet dhe bisfosfonatet.kalcitonina(qe ne fakt eshte edhe nje hormon i prodhuar nga qelizat C te tiroides) psh ka aftesi te veproje direkt mbi ato qeliza qe quhen osteoklaste qe kane aftesi te gerryejne kocken ne procesin qe con ne riperteritjen e kockes.

Per sa i perket terapise me estrogjene,me kalcitonine dhe me alendronat(keto jane ilace te aprovuara nga Food and Drug Administration ne Amerike) keto varen edhe nga vlera qe ka dhene densitometria dhe mund te jene qe kombinohen njeri me tjetrin per te dhene nje rezultat sa me te mire...

Keto jane kryesoret qe jane permendur ne kete liber.Sidoqofte mund te kete edhe te tjere qe mund te japin nje efekt dhe keto mvaren nga analizat qe kane bere andej.

Kush ka per te shtuar gje ta beje...per momentin keto kam si informacione!

Sqarim:
Trajtimi i osteoporozës
Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti.
Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit.
Me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës.
Për kurimin e osteoporozes perdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që
sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv. Kohët e fundit këto terapi janë zëvendësuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, të cilat janë barna me efekte anësore të pakta dhe që ulin ndjeshëm incidencën e thyerjes të kockave.

-Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteroporozën dhe pasojat e saj fatale në trup.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 12:53 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

rondidi skjarim fantastike :shuplak: :shuplak: :shuplak: :beee:

Si behet Terapija dhe si behet Diagnoza :?:

:respekt: :beee:

Diagnoza behet me teper bazuar mbi detajet qe jep personi qe eshte paraqit tek mjeku dhe mbi ate qe quhet eksplorimi retal.

Terapia ne pergjithsi varet nje her nga faza qe eshte situata ne momentin qe diagnostikohet kjo semundje. Ka terapi farmakologjike (nuk e di se cfare ilacesh perdoren), si dhe terapia ajo kirurgjikale qe eshte nje operacion i thjeshte qe ka si synim te lidhe venat dhe ne kete menyre te shkaktoje nje vdekje te qelizave te zones qe eshte zmadhuar.Megjithse ka disa lloj formash operacioni qe varen nga kirurgu dhe nga metoda qe ai perdor me teper. Rezultati eshte i njejt.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 1:00 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Qfare semundje eshte osteoporoza :?:

Osteoporoza është një çrregullim apo sëmundje e kockave. Kockat si pasojë e sëmundjes sa vijnë e bëhen më të holla, e humbasin forcën e tyre dhe bëhen lehtësisht të thyeshme. Ato mund të thyhen gjatë lëvizjes apo veprimtarive të ndryshme gjatë ditës, prandaj duhet pasur kujdes, në kohën kur sëmundja ka përparuar shumë. Më të predispozuar për të shfaqur osteoporozën janë femrat, sidomos mbi moshën 40 vjeç, apo pas menopauzës.
Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe patologjia e frakturave të kockave. Ajo shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë.

zhvellimi i kesaj semundje mund te shfaqet per shkak te ndryshimeve te hormoneve qe grate kalojne, mungesa e kalciumit, presenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkolit dhe duhanit.

Simtomat:

Kjo semundje nuk shfaq dhimbje para se te plasariten ose thyhen kockat. Mgjt. shenjat e para mund te jene humbja e gjatesise pasi shtylla kurizore kopresohet sepse vertebrat (vertebres) dobesohen. Kur keto te fundit zhvillojne thyerje te vogla do shkaktojne rezimin vertikal te shtylles kurizore pasi forma drejtkendeshe e tyre shndrohet ne trekendeshe.

Ostepoeroza eshte nje semundje kronike megjithse mjekim i pershtatshem mund te jape perparime ne mirembajtjen e sasise se kockave dhe mund te pakesoje simptomat qe mund te shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet ne normalitet por me mjekime risku ulet dramatikisht.

Si mund ta ndalojme?

Calciumi dhe vitamina D, gjimnastika, ndalimi i konsumimit te shumte te duhanit dhe alkolit. Doktoret mund te rekumandojne :
(estrogen) pasi kjo ulen zhvillimin e thyerjes se kockave
(aledronate) dhe (risedronate) qe jane ne familjen e (bisphosphonate) nje familje ilacesh qe ngadaleson qelizat te thyen gjithashtu si dhe (estrogen) qe perdoret me shpesh.

-Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauses janë më të predispozuarat.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 1:16 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Po shum e sakte :respekt:

:beee: :beee: :respekt: :kafe:


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 1:22 a.m.
Seite 4 / 6
Teilen: