Benachrichtigungen
Alles löschen

Përvoja afër vdekjes

6 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
477 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#741]

Përvoja afër vdekjes (PAV) është një përvojë që rrëfehet nga një njeri që ka qënë pranë vdekjes, apo që ka përjetuar vdekjen klinike dhe më pas është rikthyer në jetë.

Fenomenologjia e një PAV-i zakonisht përfshin këndvështrime fiziologjike (trupore), psikologjike (mendore, shpirtërore) dhe të prejardhura. Zakonisht përvoja ndodh në një renditje të dallueshme:
1. Ndjenja e të qenurit vdekur.
2. Një përvojë e gjendjes jashtë trupit. Një ndjesi e pluskimit mbi trupin e vet dhe duke shikuar vendin përreth.
3. Ndjenja e të ndjerit mirë, qetë dhe pushtuar nga dashuria dhe paqja.
4. Një ndjesi e lëvizjes përpjetë nëpër një tunel drite apo shteg të ngushtë.
5. Takimi i të afërmëve tashmë të vdekur apo figurave spirituale dhe fjalosja me ta.
6. Ndeshja me qënie drite, apo të një drite (ndoshta me një figurë fetare apo hyjnore).
7. Shikimin e jetës së kaluar para vetes si në një film.
8. Arritja e një kufiri apo caku.
9. Një ndjesi e rikthimit në trup (nganjëherë me forcë), shpesh shoqëruar me mosdashjen e personit.


 
Veröffentlicht : 03/10/2008 9:48 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Shkaqet
Kjo dukuri ndodh tek njerzit qe i kane mbijetuar vdekjes, si pasoje e nje semundjeje te rende apo ngjarjeje vdekjeprurese dhe kane perjetuar gjendjen e komas, ndalimin e zemres dhe/apo encefalogramin e rrafshet. Keta njerez pas rigjallimit te tyre tregojne se kane perjetuar pervoja qe mund te ndahen ne dy grupe te medha:

përvoja përtejtokësore: njeriu perjeton nje pervoje përtejtokësore, duke pare nganjehere vehtje apo te aferm tashme te vdekur, dhe duke kaluar vende te ngjashme me tunele drite apo hapesira qe disa i pershkruajne si vende biblike (parajse, ferr etj.)
përvoja jashtë-trupore: njeriu largohet nga trupi i tij dhe qendron pezull duke marre pjese ne ngjarjet qe ndodhin perreth tij "nga jashte".


 
Veröffentlicht : 03/10/2008 9:49 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Përvoja e Karl Gustav Jungut

Nje nga pervojat me te njohura te ketij lloji eshte ajo qe pershkruan mjeku psikiater dhe pionier i psikoanalizes Karl Gustav Jung rreth perjetimeve te veta ne prag te vdekjes ne tekstin e tij autobiografik (vetejetshkrues) "Kujtime, endrra dhe mejtime", botuar vetem ne vitin 1961. Ne te vertete keto pervoja ai i perjetoi ne vitin 1944 ne nje aksident me nje frakture (thyerje kockash) e me pas nje ndalim zemre qe e çuan n e kome.


 
Veröffentlicht : 03/10/2008 9:50 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Vdekja
Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore.


 
Veröffentlicht : 03/10/2008 9:52 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Vdekja trupore dhe ajo qelizore

Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimave, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave. Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazhdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksioneve ndërpritet.

Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë, është e mundshme që disa organe, ose disa qeliza të vdesin, por organizmi në koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë. Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë Zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).


 
Veröffentlicht : 03/10/2008 9:53 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Vdekja për njeriun

Shenjat e afrimit të vdekjes natyrore

Kur është vdekja natyrore e afërt

Kur ndodh vdekja natyrore

Shkaqet që çojnë në vdekjen natyrore të njeriut

Përshkrimi fizik i vdekjes

Në çastin e vdekjes:
Zemra pushon së rrahuri.
Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
Sistemi muskulor shtendoset.
Bie temperatura e trupit.

- 30 minuta më vonë:
Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohen dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollcë - të zezë.
Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.

- 4 orë më vonë:
Rigor mortis fillon të veprojë
Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
Rigor mortis fillon t'i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendje të butë.

- 12 orë më vonë:
Trupi është plotësisht nën rigor mortis.

- 24 orë më vonë:
Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
Tek meshkujt sperma vdes.
Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohëshme.

- 3 ditë më vonë:
Gazrat në inde formojnë fluska të mëdha në lëkurë.
I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në mjedis të ngorohtë ose në ujë.
Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
Qimet e trupit akoma rriten.

- 3 javë më vonë:
Lëkura, flokët, thonjtë bien me lehtësi nga trupi.
Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.
Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti, që mund të zgjasë një muaj në kohë të nxehtë, dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpesh e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë, sepse zmalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trup. Kocka e nufullës është më e ngjeshur, që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.


 
Veröffentlicht : 03/10/2008 9:58 p.m.
Teilen: