Benachrichtigungen
Alles löschen

Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
131 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2727]

Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit

Një ekip i mjekëve ka arritur të zbulojë vaksinën e cila dallon qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato. Ekipi i mjekëve në spitalin çek "Motol" ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrinë të dallojë qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të pa afta për të përparuar më tej.
Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunoilogët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat kanceroze, ose të paktën i pa aftëson për t'u zhvilluar në trupin e njeriut. Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë.

Shkencëtarët mjekësorë çekë në këtë proces nuk kanë bërë hulumtime për gjetjen e ilaçit për shërimimn e kancerit, por përpjekjet e tyre i kanë fokusuar në gjetjen e vaksinës, e cila e ndalë karcinomën që të mos jetë e rrezikshme për jetën. Ky zbulim u ka hapur rrugë shekncëtarëve çekë për konkludime të mëtejme klinike të parapra më ligj. Mjekët janë të bindur se hulumtimet e ardhshme do të vërtetojnë edhe formalisht vlerën e këtij zbulimi mjekësor.


 
Veröffentlicht : 11/05/2009 11:54 p.m.
Teilen: