Benachrichtigungen
Alles löschen

Maqedoni, MSH shpall epideminë e fruthit

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
363 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5561]

Maqedoni, MSH shpall epideminë e fruthit

Ministra e Shëndetësisë në Maqedoni ka shpallur të martën epideminë e fruthit, pasi që në mbarë vendin u regjistrua rritja e rasteve të të infektuarve.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie, në mbarë vendin deri tani janë regjistruar 678 raste të të sëmurëve nga fruthi, me ç`rast është vlerësuar si shifër alarmante që ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të ndërmarrin masat preventive për gjendjen e jashtëzakonshme nga ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, deklaroi se është miratuar një konkluzion me të cilin obligohet vaksinimi i të gjithë personave nga gjashtë muaj deri në 40 vjet, të cilët nuk kanë pranuar vaksinën kundër fruthit, sidomos kjo ka të bëjë me kategorinë e fëmijëve deri në 5 vjet- raporton INA.

Epidemia deri tani është shpallur në Shkup, Kumanovë dhe Strumicë, ku u regjistrua numri më i madh i të infektuarve, ndërsa Osmani theksoi se nuk ka nevojë për panik, pasi situata nëpër institucionet shëndetësore është nën kontroll


 
Veröffentlicht : 13/04/2011 11:59 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Fruthi mund të prevenohet me vaksinë

Fruthi është një sëmundje infektive, nga më të rëndat. Transmetohet përmes sekreteve nga hunda dhe goja e të sëmurëve të hedhura në ajër. Vaksinimi i obliguar kundër fruthit në Kosovë, fillon pas muajit të 12 të jetës.
Vaksinimi më korrekt dhe më i suksesshëm do të bëhet poqëse vaksinimi kundër fruthit fillon pas muajit të 15 të jetës e deri në muajin e 18, gjegjësisht deri në fund të vitit të dytë të jetës. Dhënia e vitaminës A preferohet së bashku me vaksinën e sidomos të fëmijët e ushqyer dobët.

Kufiri i aplikimit të vaksinës kundër fruthit në kushtet tona është mosha 14 vjeçare. Nëse kërcënohet epidemia e fruthit, atëherë imunizimi mund të kryhet edhe pas muajit të 6 të jetës, por me kusht që edhe një dozë e vaksinës kundër fruthit, të njëjtëve, t'u aplikohet pas muajit të 15 të jetës, gjegjësisht deri në fund të vitit të dytë të jetës.
Rivaksionimi në Kosovë preferohet të bëhet pas vitit të 12 të jetës.

Ku të drejtoheni për ndihmë?
1. Pediatri juaj
2. Infektologu


 
Veröffentlicht : 14/04/2011 12:00 a.m.
Teilen: