Benachrichtigungen
Alles löschen

Lind në laborator jeta artificiale

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
952 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6233]

Lind në laborator jeta artificiale

Eshtë ndërtuar në laborator qeliza e parë artificiale e kontrolluar nga një ADN sintetike, në gjendje për t’u ndarë dhe dyfishuar sic do qelizë tjetër.

Rezultati është publikuar në revistën “Science” pas një pune të gjatë të institutit “Craig Venter” në SHBA. Ky është një nga hapat më të mëdhenj të viteve të fundit në shkencën e gjenetikës dhe tashmë kufiri i jetës artificiale është më afër.

Endrra e Venter ishte të ndërtonte baktere në dobi të ambientit me një ADN të programuar për të prodhuar biokarburante apo për të pastruar ujërat e ndotur.

“Pasi është përftuar kromozomi i parë artificial, tashmë sfida qëndron tek aktivizimi”, tha Venter dy vjet më parë. Hapi i parë i kërkimit u hodh në vitin 2007 me ndërtimin e ADN-së sintetike, ndërsa në 2009-ën u arrit transplanti i parë nga gjenoma e një bakteri tek një tjetër.


 
Veröffentlicht : 30/08/2012 11:54 p.m.
Teilen: