Benachrichtigungen
Alles löschen

[Oben angepinnt] Lajmet nga Shendetsia

36 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
4,902 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Edhe një efekt i dëmshëm i duhanpirjes në shtatzëni

Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga simptomat psikotike, siç janë deluzioni dhe halucinacionet, njoftojnë shkencëtarët britanikë.
Në një studim ku janë përfshirë një grup fëmijësh 12-vjeçarë është treguar se këto simptoma ishin për 20 % më të shpeshta te fëmijët nënat e të cilëve kishin qenë duhanpirëse edhe gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët nga universitetet e Cardiffit, Nottinghamit, Bristolit dhe Warwickut, pohojnë se rreziku për shfaqjen e këtyre simptomave ishte për 84%, nëse nënat e tyre çdo ditë kishin tymosur nga 20 cigare

Llogaritet se 15% e femrave vazhdojnë të pinë duhan edhe gjatë shtatzënisë.


 
Veröffentlicht : 04/10/2009 9:05 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ndahet çmimi Nobel për mjekësi

Elizabeth Blackburn nga Universiteti i Kalifornisë, së bashku me Carol Greider nga Universiteti Johns Hopkins dhe Jack Szostak Instituti Mjekësor Howard Hughes, janë fituesit e sivjetmë të çmimit Nobel për mjekësi.
Tre shkencëtarët do të ndajnë rreth një milionë euro (1.4 milionë dollarë) për zbulimin e tyre se si janë të mbrojtura kromozomet.

Treshja ka zbuluar se telomeret (pjesë të kromozomit) dhe enzima telomerazë i mbrojnë kromozomet gjatë ndarjes së qelizave.

Brenda kësaj jave do të ndahen edhe çmimet Nobel për fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.

Ja edhe lista e shkencetareve qe kane marre cmimin 'Nobel' ne mjekesi vitet e fundit.

2009: Elizabeth Blackburn, Carol Greider e Jack Szostak (SHBA)
2008: Harald zur Hausen (Gjermani) Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier (France)
2007: Mario Capecchi (SHBA), Oliver Smithies (SHBA) e Martin Evans (Britani e Madhe) 2006: Andrew Z. Fire (SHBA) dhe Craig C. Mello (SHBA)
2005: Barry J. Marshall (Australi) dhe J. Robin Warren (Australi)
2004: Richard Axel (SHBA) dhe Linda B. Buck (SHBA)
2003: Paul C. Lauterbur (SHBA) e Peter Mansfield (Britani e Madhe)
2002: Sydney Brenner (Britani e Madhe), John E. Sulston (Britani e Madhe) e H. Robert Horvitz (SHBA)
2001: Leland H. Hartwell (SHBA), R. Timothy Hunt (SHBA) e Paul M. Nurse (Britani e Madhe)
2000: Arvid Carlsson (Zvicer), Paul Greengard (SHBA) e Eric Kandel (SHBA)


 
Veröffentlicht : 05/10/2009 9:06 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Injeksion në vend të kondomit

Edhe pse meshkujt nuk do të gëzohen me zbulimin e ri- lajmi i ri që vijnë nga ekspertët do t’i mbrojnë femrat nga shtatzënia. Në fakt, zbulimi është një injeksion, i cili do të shërbejë si mjet kontraceptiv për meshkujt.
Shkencëtarët skocezë kanë zhvilluar një injeksion hormonal, i cili në mënyrë drastike zvogëlon numrin e spermatozoideve dhe rrjedhimisht pengon fertilizimin e qelizës vezë.

Injeksioni aktualisht ende është fazat e testimit, mirëpo shkencëtarët thonë se ky injeksion do të jetë shumë më i mirë se kondomët sepse do të ketë efektin e ngjashëm sikurse pilulat kontraceptive të femrave.


 
Veröffentlicht : 05/10/2009 9:08 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Aktiviteti trupor parandalon kancerin e gjirit

Një studimi i ri i publikuar në revistën "Asian Pacific Journal of Cancer Prevention", pohon se femrat të cilat punojnë në një vend ku duhet të lëvizin në pjesën më të madhe të orarit të punës, janë për 34% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i gjirit, në krahasim me femrat të cilat gjatë gjithë kohës qëndrojnë ulur.
Ndikimi pozitiv i këtij aktiviteti fizik është edhe më shumë i shprehur te femrat pas menopauzës.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në analizën e 858 femrave me kancer të gjirit dhe 1.095 femrave të shëndosha, gjendja shëndetësore e të cilave është përcjellë për katër vite.


 
Veröffentlicht : 06/10/2009 5:50 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1

Shkencëtarët meksikanë pretendojnë se kanë zbuluar prova sipas të cilave vaksina kundër gripit të zakonshëm sezonal mund të sigurojë mbrojtje edhe ndaj gripit të ri pandemik A(H1N1).
Ata zbuluan se personat që ishin vaksinuar kundër gripit sezonal, ishin më pak të prirur për t'u prekur apo humbur jetën për shkak të gripit të derrave, krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal.

"Këto rezultate duhen marrë në konsideratë me kujdes dhe në asnjë mënyrë nuk duhet interpretuar sikur vaksina sezonale zëvendëson atë kundër gripit pandemik A/H1N1", deklaroi Lourdes Garcia-Garcia dhe disa nga kolegët e tij të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në Cuernavaca, për revistën mjekësore britanike.

Por ata deklaruan se zbulimi i tyre mund të jetë një lajm i mirë për personat që janë vaksinuar kundër gripit sezonal, veçanërisht tani që qeveritë po nisin të shpërndajnë vaksinën e re të H1N1.

Ndwrkohw qw pjesa më e madhe e studimeve kanë treguar se vaksina e përvitshme kundër gripit siguron pak ose aspak mbrojtje ndaj gripi


 
Veröffentlicht : 08/10/2009 9:46 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Mposhtni depresionin me ushqim mesdhetar

Jeni depresivë? Konsumoni ushqim mesdhetar dhe ndihmoni vetes që të ndjeheni më mirë.
Që më herët është vërtetuar se ushqimi mesdhetar është i shëndetshëm, ndërsa tani është zbuluar se ky ushqim ndikon pozitivisht në disponim.

Në një studim ku janë përfshirë 10.000 njerëz për një periudhë katërvjeçare është treguar se njerëzit të cilët konsumojnë më shumë pemë, perime dhe drithëra (pjesë e ushqimit mesdhetar, ku përfshihet edhe peshku, vaji i ullirit etj.), janë për 30% më pak depresivë.


 
Veröffentlicht : 08/10/2009 9:48 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Lëngjet përmbajnë më shumë vitaminë C

Një ekip farmakologësh nga Universiteti Santiago de Compostela ka vërtetuar se shumica e lëngjeve të pemëve dhe pijeve joalkoolike, përmbajnë shumë më tepër vitaminë C sesa shkruan në produkt.
Nga 17 mostra të analizuara, është parë se lëngjet që përmbanin më shumë vitaminë C, ishin: lëngu i mollës (840 mg/l), ananasit (702 mg/l) dhe portokallit (352-739 ml/l)- ndërkohë që vlerat e shkruara në produktet për sasinë e vitaminës C te këto lëngje varironin nga 30.2 deri në 261 mg/l, shkruan revista “Food Chemistry”.

Duke qenë se vitamina C shpesh përdoret si shtesë në industrinë ushqyese, nuk është befasuese përmbajtja e madhe e saj në lëngjeve të cilat edhe ashtu janë të pasura me këtë anti-oksidues të rëndësishëm.


 
Veröffentlicht : 08/10/2009 9:50 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Muskujt nuk ‘e pëlqejnë’ yndyrën

Një grup ekspertësh ka studiuar se si ushqimi i pasur me yndyra që sjell deri te mbipesha, ndikon edhe në formën dhe funksionin e muskujve trupore.
Rezultatet kanë treguar se ushqimi i pasur me yndyra sjell deri te rezistenca insulinike, rritja e dukshme e indit dhjamor dhe shtimi i kilogramëve të tepërt.

Ndërsa veç tjerash, sipas të dhënave të publikuara në revistën shkencore “PLoS ONE”, kjo mënyrë e të ushqyerit ndikon edhe në muskuj, të cilët ndryshojnë madhësinë dhe llojin e fijeve muskulore.

Autorët e studimit thonë se me konsumimin e vazhdueshëm të yndyrave muskujve u ofrohet më shumë energji sesa mund “ta përpunojnë”, dhe kështu vjen deri te ndryshimet që lënë shenja negative në qëndrueshmërinë dhe funksionin e muskujve.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 10:01 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Zbulohet gjeni që shkakton kancerin e gjirit

Studiuesit kanë zbuluar gjenin e dëmtuar, i cili është përgjegjës për gjysmën e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit. Bëhet fjalë për zbulimin për të cilin studiuesit thonë se është më i rëndësishmi që nga viti 1970. Zbulimi i ri do t'u ndihmojë studiuesve në kuptimin e mënyrës se si zhvillohet kanceri, ndërsa mund të sjellë edhe deri te zbulimi i ilaçeve të reja. Secili person është i lindur me atë gjen, i cili mban emrin ”NRG1'. Mirëpo, është zbuluar se tek disa njerëz gjatë jetës ai gjen dëmtohet, çka mund të shkaktojë zhvillimin e kancerit. Gjeni i dëmtuar ”NRG1' është gjetur tek gjysma e pacientëve që vuajnë nga kanceri i gjirit. Mendohet se ai gjen është përgjegjës edhe për kancerin e zorrëve, vezoreve dhe gjakut. Kur ky gjen është i shëndosh, shërben si mbrojtje që pengon zhvillimin e qelizave të tumorit. Kur gjeni është i dëmtuar nuk mund të kryej funksionin e mbrojtjes. Arsyeja e saktë për çka vjen deri te dëmtimi i gjenit, ende është e panjohur. Mirëpo, vetëm identifikimi i gjenit jep shpresën në përmirësimin e metodave për kurimin dhe pengimin e llojeve të ndryshme të kancerit. “Besojmë se zbulimi i gjenit ”NRG1' është i rëndësisë së madhe, sepse na jep një pikëpamje më të mirë në metodat, të cilat mund t'i përdorim në luftën kundër kancerit”, ka deklaruar dr. Pol Eduards nga Universiteti i Kembrixhit.


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 10:07 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Antioksiduesit dhe diabeti

Një studim i realizuar në Australi sugjeron se konsumimi i antioksiduesve (proteina nga ushqimi të cilat pamundësojnë dëmtimin e qelizave) mund të shtojë rreziqet për zhvillimin e diabetit tip 2.
Shkencëtarët nga Universiteti Monash në Melburn kanë bërë eksperimente në minj laboratorikë, të cilat kanë treguar se konsumimi i tepruar i antioksiduesve mund të sjellë deri te zhvillimi i rezistencës në insulinë, që është një shenjë e hershme paralajmëruese e diabetit.

Studimi i botuar në revistën “Cell Metabolism” sugjeron se edhe pse antioksiduesit ofrojnë mbrojtje nga stresi oksidues (nga radikalet e lira)- megjithatë në sasi të mëdha ato mund ta çrregullojnë baraspeshën e nevojshme të organizmit dhe mund të dobësojnë mekanizmat natyrorë të cilët pengojë zhvillimin e diabetit.


 
Veröffentlicht : 10/10/2009 4:55 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Mbipesha shkakton 124 mijë raste kanceri në vit

Mjekët vazhdojnë të përsërisin se mbipesha apo obeziteti shton rrezikun e prekjes nga tumori.
Këtë e konfirmon edhe një studim i prezantuar në Kongresin Evropian të Onkologjisë, i cili u mbajt para disa ditësh në Berlin.

Sipas Andrew Renehan të Universitetit të Mançesterit, të paktën 124.000 raste të reja kanceri janë shënuar në Evropë gjatë vitit 2008 dhe të gjitha këto raste janë
shkaktuar nga mbipesha.

Dhe shkak për këtë mbipeshë janë zakonet e të ngrënit: shumë ushqime me yndyra, të skuqura, të kripura, sallata pikante, shumë mish, pak fruta dhe perime. Dhe mbi të gjitha, shumë pak sport, sidomos të rinjtë dhe të moshuarit.


 
Veröffentlicht : 10/10/2009 7:54 p.m.
(@ermir)
Beiträge: 1
New Member
 

nuk dua lajme dua te ble nje veshke grup gjaku ''B'' jam i gatshem te paguaj 40 miljon dhe shpenzimet e operimit i heq une..operimi behet nga mjek te ardhur kastile ne shqiperi per kete operim jane amerikane dhe franceze.....gjinkalla-1@hotmail.com adresa e fcb te interesuarit te cojne sms...''JU LUTEM JO TALLJE''


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 4:28 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

nuk dua lajme dua te ble nje veshke grup gjaku ''B'' jam i gatshem te paguaj 40 miljon dhe shpenzimet e operimit i heq une..operimi behet nga mjek te ardhur kastile ne shqiperi per kete operim jane amerikane dhe franceze.....gjinkalla-1@hotmail.com adresa e fcb te interesuarit te cojne sms...''JU LUTEM JO TALLJE''

Pershendetje ermir ,askush nuk shet more veshk,por edhe po te shiste dikush askush nuk guxone te shkon ne shqipri per operim ,zoti na rujt shkon me operu veshken qe e ka shit mbetet pa asnje i shkon edhe ajo pa shit,ti tregom ka tjera menyra me te ndihmu ,ka spitale per pacient internacional ne shtete te jashtme qe nuk kushton veshka te paguhet asgje,por paguhet vetem vizita,kontrolla ,operimi dhe ditet qe qendron aty per sherim ,kurse per veshk nuk duhesh aspak te paguajsh,si te je i interesum une mundem tju ndihmoj per kete menyr jashta shtetit.me sheno ketu :!:


 
Veröffentlicht : 21/03/2011 2:24 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Tymi i duhanit dobëson sistemin e dëgjimit

Specialistë në fushën e mjekësisë kanë arritur në përfundimit se tymi i duhanit dobëson dëgjimin.
Sipas studimeve në këtë fushë edhe ata persona të cilët nuk konsumojnë duhanin por ndodhen në kontakt me persona që pinë duhan, dëmtohen dhe dobësohen shumë nga ana dëgjimore.

Ky studim është kryer në mbi 3000 persona në SHBA dhe mjekët kanë arritur në rezultat dhe enët e vogla të gjakut në sistemin e dëgjimit shkatërrohen si rezultat i tymit të duhanit dhe në këtë në këtë sistem nuk arrin oksigjeni i nevojshëm dhe kjo dobëson sistemin e dëgjimit.


 
Veröffentlicht : 20/04/2011 9:22 a.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

Tymi i duhanit dobëson sistemin e dëgjimit

Specialistë në fushën e mjekësisë kanë arritur në përfundimit se tymi i duhanit dobëson dëgjimin.
Sipas studimeve në këtë fushë edhe ata persona të cilët nuk konsumojnë duhanin por ndodhen në kontakt me persona që pinë duhan, dëmtohen dhe dobësohen shumë nga ana dëgjimore.

Ky studim është kryer në mbi 3000 persona në SHBA dhe mjekët kanë arritur në rezultat dhe enët e vogla të gjakut në sistemin e dëgjimit shkatërrohen si rezultat i tymit të duhanit dhe në këtë në këtë sistem nuk arrin oksigjeni i nevojshëm dhe kjo dobëson sistemin e dëgjimit.

Mundet me ndodh,vetem une po habitem se me mire po ndegjoj prej se kam filluar e konsumoj duhanin sdi,por mundet gjithqka me ndodh


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 16/05/2011 9:57 p.m.
Seite 2 / 3
Teilen: