Benachrichtigungen
Alles löschen

[Oben angepinnt] Lajmet nga Shendetsia

36 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
4,901 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3871]

Mungesa e vitaminës B12 e lidhur me diabetin në shtatzëni

Në një studim ku janë përfshirë 785 femra, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat me nivel të ulët të vitaminës B12 janë më të rrezikuara që të vuajnë nga diabeti gestacional.

Është interesante, se te femrat me deficit të vitaminës B12, rreziku nga diabeti gestacional shtohej gjithnjë e më shumë aq sa më i lartë të ishte niveli i acidit folik në gjak.

Autorët e studimit të publikuar në revistën “Diabetologia” pohojnë se nuk e dinë pse ndodh diçka e këtillë.

Diabeti gestacional është një gjendje ku femrat pa histori të mëparshme të diabetit, gjatë shtatzënisë kanë nivel të rritur të sheqerit në gjak.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 1:47 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Gjenet dhe duhani fajtorë për kancerin?

Shkencëtarët britanikë kanë gjetur më shumë dëshmi që ndryshimet e trashëguara në gjene e shtojën rrezikun për kancerin e mushkërive te personat duahnpirës.

Një ekip studiuesish nga Instituti për kërkime të kancerit (Cancer Research UK), ka analizuar ADN-në e 1.900 personave të cilët vuanin nga kanceri i mushkërive, dhe ADN-në e 1.400 personave të shëndoshë.

Pas krahasimit të rezultateve, shkencëtarët kishin vërejtur ndryshime gjenetike te personat të ciëlt vuanin nga kanceri i mushkërive dhe ishin duhanpirës.

Mirëpo, personat të cilët i kishin trashëguar këto ndryshime gjenetike, dhe nuk janë duhanpirës, nuk e kanë të shtuar rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri.

Autorët thonë se me anë të këtij studimi kanë arritur të dëshmojnë atë që është menduar më herët, se duhanpirja dhe trashëgimia gjenetike, janë nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të mushkërive.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 1:48 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Studimi i Merilandit: H1N1 nuk sjell mutacione

Meriland - Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave (H1N1) nuk shkakton mutacione në rast të bashkëveprimit me viruset e zakonshme të gripit.
Ky është rezultati më i fundit i dalë nga një studim i Universitetit të Merilandit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë mënjanë shqetësimin e mjekëve dhe shkencëtarëve të cilët i trembeshin komplikacioneve që mund të sillte bashkëveprimi i viruseve.

Por, studimi i këtij universiteti ngre shqetësimin se virusi H1N1 do të jetë mbizotërues këtë vit dhe mund të jetë lehtësisht i transmetueshëm. Të dhënat e studimit nga Universiteti i Merilandit në SHBA nxjerrin në pah nevojën e vaksinimit si kundër gripit të zakonshëm edhe kundër atij të derrave.

Vaksina kundër H1N1 pritet të jetë në treg në mes të tetorit.


 
Veröffentlicht : 06/09/2009 11:37 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Mjekët britanikë: Të ndalohen reklamat e pijeve alkoolike

Pas shifrave marramendëse të vdekshmërisë së hershme te të rinjtë, disa mjekë në Britaninë e Madhe bënë thirrje për ndalim të të gjitha reklamave të pijeve alkoolike, përfshi edhe ato që sponsorizojnë aktivitete sportive, apo muzikore.

Shoqata Mjekësore Britanike bëri të ditur se është momenti për të ndërhyrë në sferën e marketingut të alkoolit për të ndalur ritmin e shfrenuar të konsumimit të alkoolit. Vetëm në Britaninë e Madhe industria shpenzon 1.6 miliardë dollarë në vit për promovimin e pijeve alkoolike dhe një e katërta e kësaj shifre shkon në industrinë e reklamave. Sipas doktorëve të kësaj shoqate, ndërmarrja e masave të rrepta në këtë drejtim është parësore, sepse alkooli është shndërruar tashmë në një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të hershme dhe paaftësisë fizike dhe mendore të njerëzve.

Vetëm duhani mund të shkaktojë dëme më të mëdha se alkooli për sa i përket shëndetit. Kjo, edhe sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vitet e fundit, në të gjithë Europën është shtuar ndjeshëm numri i konsumatorëve të alkoolit. Aktualisht një e treta e të rriturve pinë shumë më tepër nga sa mund të quhet një konsumim normal i pijes. Por thuhet se një nga shkaqet kryesore të varësisë së të rinjve ndaj alkoolit është edhe reklamimi i pijeve të ndryshme. Reklamimi ka një ndikim të veçantë veçanërisht te të rinjtë, të cilët janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të alkoolit sa i përket grupmoshave. Industria e alkoolit është një nga sponsorët e rëndësishëm edhe të eventeve sportive dhe renditet e dyta pas sektorit financiar.

Për një ndalim të menjëhershëm të reklamave të alkoolit, mjekët britanikë kanë kërkuar edhe rritje të taksimit të pijeve alkoolike. Britania e Madhe është një nga vendet ku sidomos të rinjtë janë shumë të dhënë pas konsumimit të alkoolit dhe si pasojë shpesh janë pre e vdekjeve të parako-hshme dhe e sëmundjeve që shkaktojnë probleme të rënda për të gjithë jetën.


 
Veröffentlicht : 12/09/2009 11:56 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Raport për vdekjet e të rinjve në botë

Një ekip ndërkombëtar mjekësh dhe shkencëtarësh ka bërë thirrje për më shumë fokus mbi shkaqet që çojnë në vdekjen në botë të të rinjve mes moshë 10 - 24 vjeç.
Ata thonë se kjo çështje injorohet nga politikanët. Një studim i botuar në revistën mjeksore The Lancet, arriti në konkluzionin se 40 % e vdekjeve në botë, në mesin e adoleshentëve shkaktohen nga plagë prej aksidenteve, vetëvrasjeve dhe sulmeve të dhunshme.

Në mbarë botën 2.6 milion adoleshentë vdesin çdo vit dhe studimi tregon se kishte një lidhje të fortë mes statistikave të vdekjeve dhe varfërisë së vendeve ku ndodhin ato.

Vdekjet në vendet e zhvilluar janë rritur në numër, prej sëmundjeve infektive dhe vdekshmërisë materne.

Eksperti mjeksor, Robert Blum nga shkolla për Shëndetin, Johns Hopkins Bloomberg në Baltimorë, i tha BBC-së se shifrat reflektonin se sa shumë prioritet vendet u jepnin investimeve për të rinjtë.

"Në emër të uljes së kostos ne nuk investojmë tek të rinjtë. Nëse do të bëjë një gjë do t'u thosha: investoni në arsimin e fëmijëve, bëni çdo gjë që mundni për t'u siguruar që të gjithë fëmijët hyjnë në shkollë, janë gati për të mësuar dhe qëndrojnë në shkollë derisa të diplomohen."

"Nëse mund ta bëjmë këtë atëherë reduktojmë dhunën inter-personale, reduktojmë rrezikun nga shtatëzania në moshat e reja dhe çdo rezultat tjetër negativ", tha eksperti Robert Blum.


 
Veröffentlicht : 12/09/2009 11:58 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

10 vjet me shume jete per meshkujt.

Jetë të shëndoshë e pa duhan. 10 vjet më shumë jetë për meshkujt

• “British Heart Foundation" ka arritur në konkluzionin se alkooli dhe duhani shkurtojne ne 10- 20 vjet jeten e burrave.

LONDER- Për herë të parë mjekët kanë arritur të saktësojnë diferencën mes jetës së atij që bën një jetë të shëndetshme dhe atij që nuk bën.

Sipas të dhënave të një studimi të kryer nga “British Heart Foundation” meshkujt që nuk heqin dorë nga duhani, nuk bëjnë një jete të rregullt duke mbajtur presionin e gjakut dhe kolesteroolit në nivelet e duhura jeton 10- 15 vjet më pak se meshkujt e tjerë. Këto të dhëna janë publikuar në një studim në gazetën British” e cila për gati 40 vjet ka mbajtur nën mbikëqyrje mbi 19 mijë meshkuj britanik të moshës së mesme.

Nga studimi ka rezultuar se meshkujt e moshës 50 vjecare, që paraqesin tre faktorët e mësipërm kanë arritur të jetojnë mesatarisht edhe 23 vjet të tjera, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre, që bënin një jetë të rregullt kanë festuar 83 vjetorin.
Po kështu në meshkujt që janë konstatuar dhe obeziteti dhe diabeti jetonin 20 vjet më pak.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 9:47 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Vitamina C lufton kancerin

Sipas rezultateve të studimeve të reja në minj, vitamina C mund të jetë shumë e dobishme në ngadalësimin dhe ndalimin e zhvillimit të qelizave kanceroze, duke rritur kështu gjasat për mbijetesën e pacientëve.
Në të vërtetë, në minj me karcinomë, të cilët kanë marrë doza të larta të vitaminës C, niveli i mbijetesës ka qenë 20% më i madh se sa te grupi që nuk ka marrë vitaminë C,

Autorët e studimit mendojnë se vitamina C mbron nga karcinoma duke inhibuar angiogjenezën. Kjo e fundit është një proces fiziologjik gjatë të cilit krijohen enë të reja të gjakut nga tashmë ato ekzistueset, ndërsa qelizat e karcinomës në fakt varen nga enët e gjakut, të cilat iu sigurojnë atyre përbërësit e nevojshëm për t’u zhvilluar.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:01 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Virusi H1N1 nuk është transformuar

Drejtuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, tha se virusi i gripit të derrave nuk është transformuar në virus më vdekjeprurës, siç druanin ekspertët e shëndetësisë në fillim të vitit.
Mirëpo, Chan shtoi se ekzistojnë shenja që tregojnë se ka shenja që virusi po bëhet më rezistues ndaj vaksinës. Ajo tha se sfida më e madhe në luftimin e pandemisë nga gripi i derrave është sigurimi i dozave të mjaftueshme të vaksinës në vendet e varfra.

Pak ditë më parë, OBSH njoftoi se ka shkuar në 3.486 numri i personave që kanë vdekur nga virusi H1N1.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:03 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Alergjia në pemë dhe perime gjithnjë e më e shprehur

Sipas të dhënave nga ekspertët e Shoqatës Britanike të Alergologëve, reaksionet alergjike në pemë dhe perime janë gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa veçanërisht të shprehura te fëmijët.
Derisa para disa viteve, fajtori më i madh për reaksionet alergjike të ushqimeve ishin kikirikët, por së fundi këtë e marrin pemët dhe perimet. Më alergjike janë selino, karotat, domatet, mollët dhe dardhat.

Forma më e rrezikshme e reaksionit alergjik është e ashtuquajtura sindroma alergjike orale, e cila nënkupton të kruara, djegie dhe skuqje të gojës dhe hapësirës rreth gojës, si dhe ënjtje dhe zjarrmi në muzikën e hapësirë së gojës.

Mënyra se si këto reaksione mund të zbuten, përveç shmangies së konsumimit të frutave dhe perimeve që shkaktojnë këtë alergji, është mënyra se si ato konsumohen. Ndihmë të madhe në këtë jep edhe përpunimi mbi nxehtësi i ushqimit (gatimi), heqja e lëvores, prerja dhe pastrimi i mirë i tyre.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:05 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Enzima nga pjepri zvogëlon stresin

Një studim i shkencëtarëve francezë ka treguar se një enzimë e pranishme në pjepër mund të ndihmojë dukeshim në luftën kundër stresit.
“Nutrition Journal” shkruan se bëhet fjalë për enzimën superoksid-dismutaza, e njohur për efektin antioksidues mbrojtës ndaj indeve të organizmit.

Rezultatet nga studimi kanë treguar se participantët të cilët kishin marrë kapsula me këtë enzimë, kishin shumë më pak simptoma të stresit dhe të lodhjes, në krahasim me ata të cilët kishin marrë placebo (kapsula të rrejshme).

Marrja e kësaj enzime kishte qenë e lidhur edhe me përqendrimin shumë më të mirë, zvogëlimin e irritabilitetit dhe përmirësimin e kualitetit të gjumit.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:06 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kakao ndihmon kundër migrenës

Qe disa vite, shkencëtarët janë duke punuar intensivisht në studimin e aftësisë së kakaos për mjekimin e çrregullimeve të ndryshme shëndetësore.
Ndërsa një studim i ri, i realizuar te minjtë laboratorikë, ofron të dhënat se kakao mund të ndalojë proceset inflamatore brenda ganglionit trigeminal, që konsiderohen se kanë rëndësi të madhe në paraqitjen e migrenës.

Supozohet se kakao pengon aktivitetin e proteinave përgjegjëse për zhvillimin e këtyre inflamacioneve, të cilat për pasojë kanë shfaqjen e migrenës

Mekanizmi i saktë ende nuk është qartësuar, dhe duke qenë se ky studim është vetëm fillimi, autorët thonë se duhet të realizohen edhe hulumtime të mëtutjeshme për ta kuptuar edhe më shumë mënyrën e shfaqjes së migrenës dhe njëkohësisht të zhvillojnë metoda për parandalimin dhe mjekimin e saj.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:07 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ushqimi yndyror ‘kontrollin’ trurin

Studimet e reja amerikane në minj kanë treguar se yndyrat që merret gjatë konsumimit të akullores për shembull ose hamburgerëve, shkojnë drejtpërdrejt në tru.
Kur molekulat e yndyrave arrijnë atje, truri dërgon sinjal te qelizat e trupit të injorojë sinjalet tjera të ngopjes, të cilat i shpërndajnë hormonet lehtinë dhe insulinë.

Si pasojë e kësaj, organizmi nuk mund të kuptojë se kur është i ngopur, që mund të reflektohet në masën trupore.

Duket se në funksionimin e trurit më së shumti ndikim ka acidi palmitik, i cili gjendet në ushqimet e pasura me acide yndyrore të ngopura.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:09 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Pagjumësia dhe shtypja e lartë e gjakut

Njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia mund të kenë probleme me zemër, tregon një studimi i ri.
Në studimin e realizuar në Universitetin e Montrealit në Kanada, është krahasuar shtypja e gjakut te personat të cilët kanë probleme me pagjumësi dhe tek ata të cilët flenë normalisht.

Rezultatet kanë treguar se personat që vuajnë nga pagjumësia kanë dukshëm shtypje më të lartë të gjakut.

Autorët e studimit të botuar në revistën “Sleep” thonë se gjatë gjumit zemra zakonisht pushon dhe vjen deri te ulja e shtypjes së gjakut, ndërsa në rast të pagjumësisë rritet shtypja e gjakut, kështu që në afat më të gjatë kohor shtohet edhe rreziku për sëmundjet tjera të sistemit kardiovaskular.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:09 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Zbulohet vaksinë që ul rrezikun nga AIDS

Për herë të parë, një vaksinë eksperimentale e ka ulur rrezikun e infektimit me virusin e AIDS-it.
Hulumtuesit thanë se vaksina ka ulur rrezikun për një të tretën në mesin e 16 mijë vullnetarëve në Tajlandë.

Studimi është kryer nga hulumtues tajlandezë dhe amerikanë dhe është procesi më i madh i kryer për vaksinën kundër AIDS-it.

Hulumtuesit e kanë përshëndetur këtë si arritje të madhe, duke thënë se po ofrohet shpresa për zhvillimin e vaksinës kundër virusit të AIDS-it.

Virusi ka mbytur 25 milionë njerëz, që kur u identifikua në vitet 1980-ta.


 
Veröffentlicht : 24/09/2009 11:24 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Sutienet (Jelekët) e ngushta shkaktojnë kancer?

Veshjet e brendshme të ngushta, jo vetëm që janë të papërshtatshme për mbajtje, por ato mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore. Te femrat janë veçanërisht të rrezikshme sutienet e ngushta, të cilat mund të shkaktojnë kancerin e gjirit.
Jelekët e ngushtë i shtypin gjinjtë dhe pengojnë drenazhin limfatik me anë të të cilës trupi largon toksinat kancerogjene.

Bartja e numrit të gabuar të sutieneve mund të sjellë deri te paraqitja e tumorit. Lëngu limfatik nuk e zhvillon efektin e saj pastrues dhe kështu formohen ënjtje. Po ashtu jelekët e ngushtë shkaktojnë rritjen e temperaturës trupore dhe shkaktojnë pakëndshmëri.


 
Veröffentlicht : 03/10/2009 8:32 p.m.
Seite 1 / 3
Teilen: