Benachrichtigungen
Alles löschen

[Oben angepinnt] Keshilla Mjeksore

10 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
3,087 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3924]

Si ti Pastroni dhëmbët

Armik i përbashkët i dhëmbit dhe gingivave është “pllak”. Pllak është shtresë ngjitëse,pa ngjyrë e cila formohet ne sipërfaqen e dhëmbit.
Është shtresë ideale për zhvillimin e bakterjeve të cilat me toksinat e tyre veprojnë në dhëmbë dhe në gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati.

Larja e rregullt e dhëmbëve me furç largon “pllak”-un dhe mbeturinat e ushqimit nga ana e brendshme dhe jashtme e sipërfaqës së dhëmbit.
Fijet e furçës duhet të drejtohen nën këndin 45 shkallë në mishrat e dhëmbëve dhe të bëhen pak lëvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumë në një vend, e cila mundëson në mënyre të gjatë fijet e jashtme të largojnë “pllak“ brenda gingivës dhe ndërmjet dhëmbëve. Në secilin dhëmb të mbahet rreth 10 sekonda.

Me përdorimin e furçës pastrohen vetëm 3 anët e dhëmbit nga 5 sa janë.Për atë arsye dy anët (ndërmjet dhëmbëve) kërkojnë kujdes të veçant që të eliminohet grumbullimi I “pllak”- ës dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sëmundjet e gingivës fillojnë në këto vende,filli dentar (fije pambuku) duhet të përdoret çdo ditë.

Solucionet për shplarje është gjeja ideale si shtesë e furçës dhe fillit dentar.Ka rol të dyfisht – ngadalson zhillimin e ”pllak”-es dhe ndihmon për parandalimin e karijesit.

Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:teeth
gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare.

MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeçare.

Pjeset kryesore te dhembit:
çdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.

Funksioni i dhembeve

Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.

Shkaktaret e “renies” se dhembit

Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.

Kariesi

Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.

Ushqimet dhe lengjet

Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup.

“Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet”

Pasojat e humbjes se dhembit

Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.

Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet

Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:

Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, çmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.

Teknika e larjes se dhembeve:

1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:

pas çdo ngrenie, 2, 3 here ne dite
gjithsesi gjithnje para gjumit,
larja duhet te zgjase se paku 2 minuta

2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.

3. nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)

4. nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.

Ushqimi

Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.

Vizita te dentisti

Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit. Koha Jone


 
Veröffentlicht : 07/09/2009 7:19 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Dieta për lëkurë të bukur

Ekspertja dhe autorja e librit The Healthy Skin Diet (Dieta Per Lekure Te Shendetshme), Karen Fischer ofron top keshillat e saj per nje lekure te bukur

radiant-beautyNje pamje e shendetshme eshte gjeja me e vlefshme qe mund te kesh. Lekura juaj nuk duhet te jete teper e yndyrshme apo e shtrenguar apo tejet e thare. Teni e lekures tuaj duhet te duket i rrafshet me shume pak ngjyre rose (faqekuqe!). Problemet e lekures mund te nderhyjne ne jeten e njerezve dhe ti pengojne ata te kenaqen me jeten e tyre pasi qe ka gjasa qe te bëhen te ndruajtur per shkak te lekures. Nje lekure e shendetshme ngrit vet-vlerësimin dhe knaqesin e jetës. Nje pamje e shendetshme eshte shenj qe rrjedha e gjakut me efikasitet po furnizon oksigjen dhe materie ushqyese ne shtresen e jashtme te lekures tuaj, dhe se sistemi limfatik ne mënyre adekuate po nxjerr jashtë qelizat e vdekura dhe plehrat tjera.

Kremrat per hidratim mund te bej lekuren ekstra te bute, por, një diet e shendetshme bene shume me shume. Dhuron energji dhe krijon trup te forte nga brenda jashte. Nuk eshte e thene qe te lindesh me gjen te ‘mirë’ të lekures: një lekure e bukure mund te krijohet nga nje diete dhe ky eshte lajm i mire per te gjithë ne. Duke u mundura qe te arrini te bëni lekuren tuaj te duket bukur per kohërat me diell, me poshtë po ju jap top 10 keshillat per nje lekure te bukure.

Top 10 keshillat per lekure te bukure

1. Mbaj veten te hidratuar duke pire tetë deri ne dhjetë gota uje apo lëngje ne dite.
2. Ha dy vakte te mira me perime me gjethe te gjelbër per çdo ditë.
3. Ha ushqime te pasura me yndyra te shendetshme – merr 1 apo 2 luge gjelle me fare liri apo vaj liri çdo ditë apo ha peshk dy deri tri herë në javë.
4. Për drekë dhe darkë: mbushe gjysmën e pjatës me sallat dhe perime pasi qe ato janë me sasi te vogël të kalorive. Gjysma tjetër e pjatës tuaj rezervohet për për karbohidrate dhe proteina.
5. Te besh dieta te ndryshme per së tepërmi është keq për lekuren tuaj kështu që mos kalo asnjëherë vaktet. Ushqimi juaj është lëndë djegëse, asgjë më shumë apo më pakë, dhe nëse zgjedhë kryesisht ushqime të shendetshme dhe han në sasi normale, trupi juaj do të duket dhe ndjehet shumë mirë.
6. Behu bukuroshe e gjumit. Tetë orë gjumë kualitativ rekomandohet për një lekure te mrekullueshme.
7. Ushtrimet në mase mesatare janë të mira per lekure pasi që përmirësojnë qarkullimin në lekure dhe drenazhin limfatik te plehrave qelizore. Kjo ju dhuron një shkelqim te shendetshem. (Ushtro me pak se dy ore).
8. Kur te zgjedhni produkt te bukurise, kontrollo listen e permbajtjes dhe testo produktin ne lekure para se ta blesh.
9. Mbaj kapelë dhe apliko krem mbrojtëse ndaj diellit nëse kalon shumë kohë në diell – ato janë produktet më të mira kundër plakjes!
10. Një person që vë në prioritet relaksimin për ca minuta te kohës së tij çdo ditë ka më shumë gjasa të ketë lekur te bukur. Bej paqe me trupin tuaj duke i dhen vetes shpesh komplimente.

Keto pra ishin dhjete keshillat per lekure te mire dhe njeherit dieta per lekure nga ekspertja dhe autorja e librit The Healthy Skin Diet, Caren Fischer


 
Veröffentlicht : 07/09/2009 7:31 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 


Si ta parandaloni Renien e Flokeve

Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?

Shkaqet e rënies

Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash
ballit.

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes

* 1-Kontrolloni stresin
* 2-Mbani një dietë të përshtatshme
* 3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
* 4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
* 5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
* 6-Evitoni ushqimet e skuqura.
* 7-Përdorni sallata të ndryshme.
* 8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
* 9-Mos e ndërroni shpesh shampon.


 
Veröffentlicht : 07/09/2009 7:36 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Vitamina C për zhvillimin e trurit

Një studim i ri i realizuar te kafshët eksperimentale, ka treguar se mungesa e vitaminës C mund ta dëmtojë zhvillimin e hershëm të trurit te të porsalindurit.

Rezultatet nga ky studim i publikuar në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition”, tregojnë se truri është shumë i ndjeshëm në deficitin sa më të vogël të vitaminës C.

Sasia më e madhe e vitaminës C është e përqendruar në qelizat nervore të trurit, ndërsa në rastet e nivelit të ulët të saj, truri merr gjithë sasinë e vitaminës C për vete, që tregon rëndësinë e kësaj vitamine për zhvillimin dhe aktivitetin e trurit.

Eksperimentet në minj, kanë treguar se fetuset e minjve të cilët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë vitaminën C deri në tru, kishin zhvilluar dëmtime serioze të trurit.

Meqenëse edhe njerëzit duhet ta sigurojnë këtë vitaminë me anë të ushqimit, autorët e studimit pohojnë se marrja adekuate e vitaminës C te shtatzënat dhe femrat që japin gji, ka rëndësi vendimtare për zhvillimin mendor të fëmijës.


 
Veröffentlicht : 08/09/2009 5:13 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Temperatura e lartë dhe fëmijët

Instituti gjerman për mjekim kualitativ dhe efektiv- IQWiG, njofton se temperatura te fëmijët në të shumtën e rasteve është e padëmshme dhe vetëm në 1% të rasteve është tregues i ndonjë sëmundjeje serioze.

Megjithatë, prindërit e kanë të vështirë të dallojnë nëse bëhet fjalë për ndonjë sëmundje serioze ose jo, dhe për këtë arsye IQWiG ka publikuar një libër tregues për t’u ndihmuar prindërve.

Nëse fëmija më i vogël se tre muaj ka temperaturë trupore më të lartë se 38 gradë Celsius, duhet të dërgohet te mjeku.

Fëmijët me moshë ndërmjet tre dhe gjashtë muaj, nuk duhet të kenë temperaturë më të lartë se 39 gradë Celsius.

Nëse fëmija që ka temperaturë nuk reagon, është i pavullnetshëm, vështirë zgjohet dhe është i zbehtë- këtu ekziston arsyeja për të dyshuar në sëmundje të rëndë, e cila ka nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, pohojnë ekspertët pranë IQWiG.


 
Veröffentlicht : 08/09/2009 5:15 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Çaji i zi mbron nga diabeti

Çaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut- duket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse.

Duke krahasuar efektet pozitive të çajeve të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, duke qenë se ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës.

Për më shumë, revista “Journal of Food Science" njofton se çaji i zi kishte qenë më i suksesshëm edhe në luftën kundër radikaleve të lira.


 
Veröffentlicht : 08/09/2009 5:18 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Çaji është antikancerogjen

Disa studime të shkencëtarëve japonez kanë zbuluar se çaji i gjelbër, si edhe ai i zi, kanë veti antikancerogjene.

Hulumtimet kanë përfshirë 42 persona nga të cilët janë nxjerrë këto rezultate: rreziku i prekjes nga leukemia te personat të cilët çdo ditë pinë nga 5 lugë çaji, ka qenë i zvogëluar për 42 - 48%.

Qoftë çaji i gjelbër apo i zi, substancat bioaktive meritore për këtë efekt pozitiv të çajit janë katër polifenkohet: epikatehin, epikathin galat, epigalokatehin dhe epigalokatehin galat.


 
Veröffentlicht : 08/09/2009 5:19 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Cili është sekreti i dietave

Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2: Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

3: Ndryshoni Dieta kërkon edhe fantazi. Nëse hani vetëm fruta dhe perime së shpejti kjo dietë do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet të hani dhe të alternoni produktet që konsumoni. Djathi, mishi apo peshku nuk të shëndoshin, nëse nuk e teproni me to. Nëse preferoni shumë të hani brumëra apo makarona është më mirë t’i shoqëroni ato me perime dhe vaj ulliri. Është shumë e rëndësishme të dini si të kombinoni ushqimet që konsumoni. Kështu, nëse për pjatë të para do të hani një sallatë pjata e dytë të jetë me bazë mishi apo peshku, apo nëse pjata e parë është më bazë brumërash apo makarona atëherë e dyta duhet të jetë me bazë perimesh të ziera, në avull apo të pjekura. Kufizojeni veten vetëm me një gotë verë.

4: Bëni pazar me inteligjencë Evitoni të blini produkte të pasura me yndyra apo sheqerna. Ushqimet që blini, sidomos nëse janë të përpunuara apo konservuara duhet të jenë të shëndetshme. Nëse nuk i rezistoni dot idesë për një ëmbëlsirë, por nuk doni të çoni dëm dietën tuaj, atëherë mund të konsumoni një çokollatë apo një akullore.

5: Lëvizni Për të rënë në peshë është shumë e rëndësishme lëvizja e rregullt dhe e përditshme. Regjistrohuni në palestër, ngjisni shkallët për në shtëpi dhe mos merrni ashensorin,
ecni dhe mos udhëtoni me autobus apo makinë. Në këtë mënyrë do të digjni kaloritë e tepërta dhe do të përshpejtoni ritmin e metabolizmit. Duke lëvizur dhe vënë në punë muskujt do të keni një trup më të lidhur pas dobësimit.

Kujdes:

nëse pas ushtrimeve vëreni një rritje të peshës suaj mos u shqetësoni ju thjeshtë po rrisni muskujt, që peshojnë më shumë se yndyrat. Por kjo është një fazë e përkohshme.

6: Vetëvlerësimi Në një dietë vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm. Mos ndiqni modele të ‘paarritshme’ por mësoni të doni dhe vlerësoni trupin tuaj. Nuk është e rëndësishme se çfarë pamje kanë të tjerët, gjëja e vetme me vlerë është se ti je duke bërë dietën tënde dhe ke rezultate pozitive.

7: Duhet të keni durim Asnjëherë mos prisni të ndryshoni pamjen tuaj dhe të humbisni peshë brenda pak ditësh. Duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe duke u marrë rregullisht me aktivitet fizik rezultatet e para do të vijnë pas 3-4 javësh. Mund t’ju duket shumë kohë, por mos u mërzisni. Durimi është shumë i rëndësishëm në një dietë dhe në humbjen e kileve. Mos u fiksoni pas peshës dhe të filloni të peshoheni çdo javë, apo të matni trupin, vithet apo gjoksi, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur rezultatin e kërkuar.

8: Mos u dëshpëroni Asnjëherë nuk duhet të harroni një këshillë. Mos u dëshpëroni nëse një ditë e keni ekzagjeruar me të ngrënë apo nëse një javë, si pasojë e stresin, keni ngrënë ushqime me më shumë kalori se sa ajo e ‘lejuara’. Kjo është normale. Asnjëherë mos e ndërprisni dietën në një rast të tillë dhe vazhdoni dietën si më parë.

9: Larg pilulave për t’u dobësuar Kurrë mos përdorni pilula apo medikamentet që ‘reklamojnë’ dobësimin. Ato thjeshtë çrregullojnë metabolizmin, dhe për rrjedhojë edhe organizmin dhe shëndetin tuaj. Si pasojë do t’ju duhet më shumë kohë për të rigjeneruar trupin tuaj dhe shumë herë edhe duke shtuar në peshë.

10: Stili i jetesës Pasi të keni arritur peshën që dëshironi, të humbisni kile dhe të keni në trup të bukur mos e lëshoni veten në ushqime pa fund. Filloni të shtoni shumë pak dhe ngadalë kaloritë dhe vazhdoni të hani shëndetshëm. Kjo duhet të kthehet në një stil jetese. Do të vëreni se edhe lëkura dhe humori juaj do të përmirësohet. Do të ndjeheni të bukura dhe të sigurta në vetvete.


 
Veröffentlicht : 13/09/2009 12:10 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Rreziqet në breg të detit

Që prej disa vitesh është shumë problematike të shtrihesh apo të ecësh në rërë. Të shohim pse dhe si duhet të mbrohemi.

Të zhytesh dhe pastaj të shtrihesh në rërë, të hapësh gropa, të ndërtosh kështjella, të luash në rërë me fëmijët... kjo është mënyra më e mirë për tu argëtuar. Edhe të rriturve i pëlqen të shtrijnë këmbët në rërë, të luajnë futboll, apo volejboll, apo të shtrihen në rërë për të marrë rreze. Në fakt në verë, rëra është vendi ku ndihesh më i lirë: nga puna, nga fundet që shtrëngojnë, nga kravata dhe nga tokat e larta.

Në rërë fshihen shumë gjëra që nënvleftësohen, të cilat mund të jetë shkaktare të shqetësimeve serioze. Plazhet nuk janë vende të dezinfektuara, por vende plot plehra, të cilat fermentohen nga nxehtësia dhe bëhen vende që mbledhin baktere. Prandaj, rreziqet janë të shumta: mjafton një plagosje e vogël që të infektohesh. Që ta evitosh vetë rrezikun nuk duhet të evitosh jetën e detit. Mjafton të kesh kujdes që të mos prishësh pushimet. Ja rreziqet më të shpeshta dhe metodat për të evituar.

Ja 7 rreziqet më të zakonshme

SHTOHEN SHIRINGAT

Për fat të keq janë një nga objektet më të padëshiruara, të cilat mund të të plagosin ndërsa je duke ecur këmbë zbathur në plazh, apo ndërsa vendos duart në rërë. Përveç dhimbjes që ndjehet në atë moment (e gjitha varet nga sa thellë ka hyrë agia), aspekti më i rrezikshëm i gjithë këtij aksidenti është mundësia për t'u infektuar nga mikrobe apo viruse.

Rreziqet

* Një nga rreziqet është tetanosi, një sëmundje infektive që vjen si pasojë e një mikrobi që hyn në organizëm nëpërmjet një të plagosure, qoftë kjo edhe shumë e vogël, edhe me anë të një ageje.
Ky mikrob prodhon një toksinë që prek sistemin nervor dhe mund të çojë në paralizë në diafragmë në muskujt poshtë mushkërive, muskuj këto që bëjnë të mundur lëvizjet për frymëmarrje. Nëse diafragma paralizohet, ndërpret frymëmarrjen me rrezik serioz për jetën.
* Një rrezik tjetër jo i pazakontë është ai i të sëmurit me hepatit viral. Në rast se vritet në një age shiringe, mund të infektohesh nga hepatiti B.
* Duhet theksuar që nuk është e mundur të infektohesh me virusin HIV dhe me SIDA. Në fakt ky virus është shumë cenues kur gjendet jashtë lëngjeve organike (mbi të gjitha gjakut dhe spermës), nëpërmjet së cilave transmetohet. Mjafton vetëm pak minuta në kontakt me atmosferën dhe virusi bëhet i parrezikshëm.

Çfarë duhet bërë?

Që të evitojmë tetanosin, në rastet kur plagët janë të rënda, a është e domosdoshme të marrësh një antitetanos? Bëhet fjalë për një gjilpërë të thjeshtë që mund të bëhet në çdo ambulancë apo spital. Parandalimi më i mirë kundër hepatitit B është vaksinimi. Bëhet fjalë për një seri prej 3 vaksinash që bëhen në distancën kohore të disa muajve.

PREZENCA E PLEHRAVE

Mund të ndodhë t'i prekësh me këmbë, dhe nëse bëhet fjalë për një rastësi, nuk përbën ndonjë rrezik për shëndetin. Nëse lëkura është e shëndetshme, atëherë është e vështirë që baktere të ndryshme të mund të hyjnë në organizëm. Por fëmijët janë ato që rrezikojnë më shumë duke luajtur në rërë.

Rreziqet

Në këto raste rreziku ekziston dhe nuk duhet nënvlerësuar. Rreziku i shëndetit nuk është i përcaktuar nga kontakti direkt i lëkurës (nëse nuk ka plagë rreziku është i vogël), por nga fakti që fëmijët e kanë shpesh zakon të mbajnë duart në gojë.
Në këto raste mundësia për t'u infektuar nga një numër infeksionesh të shumta mund të prekin aparatin tretës. Këto sëmundje përcaktohen nga mjekët si të transmetuara nëpërmjet gojës, pasi mikrobet që i shkaktojnë hyjnë në organizëm nëpërmjet gojës dhe dalin nëpërmjet fekaleve. D.m.th duart bëhen mjet transporti i mikroorganizmave drejt gojës. Nga sëmundjet e shumta që transmetohen nga kjo mënyrë, duart janë përgjegjëse për dy tipe infeksionesh: salmoneloza dhe hepatiti A. Kur virusi hyn në organizëm dhe nëse arrijnë të hyjnë në stomak, të padëmtuar, shkojnë me zorrë ku gjejnë ambientin e përshtatshëm për t'u shumuar shumë thjeshtë.
Për arsye të ngjashme, fëmijët, më shumë se personat e rritur janë viktima të parazitëve të zorrës së trashë. Jo rastësisht transmetimi i tyre bëhet nëpërmjet duarve.

Çfarë duhet bërë?

Nëse lahen menjëherë duart pas kontaktit me jashtëqitjen nuk garantohet një siguri absolute, por është sigurisht një mënyrë për të shmangur infeksionin. Mjafton të përdorësh një sapun.
Nuk janë të nevojshme detergjentet apo dezinfektuesit. Madje është më mirë të evitohen, sepse dëmtojnë lëkurën. Një mënyrë për të evituar mikrobet nuk është vetëm larja e duarve me sapun, por fërkimi i mirë i duarve me njëra-tjetrën.
* Mos hapni gropa në rërë me duar. Është më mirë të përdorni një nga lodrat e fëmijëve dhe të mbani veshur një palë sandale gome. Këto parandalime nuk janë të tepërta, sepse mund të evitosh rrezikun për të mos u vrarë nga xhamat, gozhdat, etj.

GËRVISHTJET

Bëhet fjalë për gërryerje të sipërfaqes së lëkurës, të shkaktuara nga fërkimi me rërë. Lëkura bëhet shumë delikate si ajo e fëmijëve. Prandaj shpesh ajo skuqet, dhe bëhet me vijëza apo gërvishtet.

Rreziqet

Lëkura e dobësuar nga dielli, era, kripa, pezmatohet duke u mbuluar me gërvishtje të vogla të cilat shkaktohen nga kontakti me rërën.
* Nuk duhet harruar që nga këto gërvishtje të vogla mund të penetrohen shumë thjeshtë mikrobe e viruse, një familje me miliarda mikroorganizma që sipas ligjit të natyrës, shumohen dhe përshtaten shpejt në brendësi të organizmit njerëzor. Dhe rëra është e pasur me këto mikrobe.
* Bakteret hyjnë në organizëm nëpërmjet plagës dhe pastaj kalojnë në gjak, këtu pastaj ato luftohen nga antitrupat. Natyrisht që pasojat varen nga çdo lloj mikrobi, me anë të së cilit je në kontakt dhe jo nga gjendje fizike.

Çfarë duhet bërë?

* Nuk duhet ndaluar që fëmija të mos luaj me rërë, por mund t'i bëhet një dush i mirë, përpara se të ktheheni në shtëpi, duke eliminuar kështu përmbajtjet e rërës.
* Mos përdorni sapun apo shampon për trupin, mund të irritojnë lëkurën, duke hequr yndyrën natyrale të lëkurës, e cila mban dhe e bën lëkurën me elastike. Pas dushit gjëja më e mirë është ta fshijmë fëmijën me një sfungjer të butë.
* Kur shtrihesh në rërë është mirë të evitohet kontakti direkt me rërën e nxehtë. Është mirë të përdorni një peshqir të madh, për t'u shtrirë për të evituar irritimet e vogla.
* Rëra në këpucë mund të shkaktojë shqetësime në këmbë. Kjo i përket vetëm personave që e kanë zakon të shkojnë në plazh me këpucë. Dhe kështu këto këpucë mbajnë një sërë grimca rëre të cilat ngjiten në këmbën e zbathur dhe provokojnë të prera të dhimbshme. Është më mirë të veshim pantofla, apo pantallona me materiale natyrale. Plaga duhet mbajtur mirë për të evituar që mikrobet të mos hyjnë kollaj. Prandaj është e rëndësishme ta lidhim me fasho.
* Kur lëkura është vetëm e skuqur, është e mjaftueshme ta lajmë me ujë të ftohtë dhe nuk duhet fërkuar.

PICKIMET E INSEKTEVE

Stina e verës është periudha më e rrezikshme përsa u përket “pickimeve apo kafshimeve të kafshëve. Fillojmë me mushkonjat dhe çfarë mund të bëjmë për t'u mbrojtur nga ato. Mushkonjat na sulmojnë sepse kanë uri: na pickojnë që të ushqehen duke na thithur gjakun. Për të shmangur pickimet, mund të përdorni një krem ose një losion insekte largues. Ndërsa kur na pickojnë janë pomadat antihistaminike. Zbusin të kruarën. Por nëse pickimi shkakton plagë të mëdha dhe të bezdisshme, këshillohet të pihet një antihistaminik nga goja.
Grerëzat dhe bletët sulmojnë vetëm kur ndihen të kërcënuara. Ato afrohen vetëm nga kurioziteti, sepse ndiejnë një erë që i tërheq dhe vijnë rrotull vetëm për të kuptuar gjendjen. Sapo gjykojnë që nuk ka asgjë që u nevojitet, ikin spontanisht. Por ka nga ata që duan t’i përzënë dhe bëjnë disa lëvizje. Dhe atëherë, insektet duke u ndjerë në rrezik, reagojnë duke sulmuar. Pickimet e tyre janë të dhembshme pasi poshtë lëkurës injektohet një substancë që quhet histaminë, e cila shkakton ënjtje, dhembje dhe skuqje. Kur pickojnë ato e ngulin thumbin në lëkurën e "viktimës". Prandaj, në radhë të parë duhet hequr thumbi, që shikohet shumë mirë me sy të lirë. Përdorni një age të sterilizuar dhe jo një piskatore, pasi ajo shpesh e lë helmin brenda. Pasi keni hequr thumbin vini për disa minuta akull, i cili largon dhembjen dhe ul malcimin. Kur të mos ju djegë më, vendosni pak krem me bazë kortizoni. Grerëzat rrallë herë e lënë thumbin në lëkurë, kështu që mund të procedoni menjëherë duke vënë pak akull dhe krem me kortizon në vendin që ju dhemb.
Insekte të tjera që duhet t'u druhemi janë edhe zekthat dhe këpushat. Edhe për ato vlejnë këshillat që dhamë për mushkonjat.
Por nëse duam të rrimë të qetë nga këpushat duhet të ndjekim disa këshilla më tepër. Pështyma e tyre mund të përmbajë mikroorganizma përgjegjëse për disa sëmundje, kështu që sapo të vini re që ju ka pickuar një këpushë, mermi një piskatore dhe mundohuni ta largoni insektin nga lëkura por mos e kapni as nga trupi dhe as nga koka, por pranë "gojës" që thith gjak. Më pas, vendin e prekur lajeni me ujë dhe sapun dhe dezinfektojeni. Vendi i prekur duhet të mbahet nën kontroll për një muaj: me shenjën e parë të skuqjes është mirë të shkoni të vizitoheni në qendrën më të afërt spitalore. Një rrezik tjetër janë edhe gjarpërinjtë për ata që shkojnë me pushime në mal. Nëse kafshoheni nga këta zvarranikë ju këshillojmë të mos lëvizni. Prisni derisa të vijë dikush për t'ju vizituar pasi duke lëvizur helmi përhapet më shpejt duke shfrytëzuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë kohë për të ndërhyrë.

NJOLLAT NË LËKURË

Në të shumtën e rasteve janë të pranishme në lëkurë, por pa dhënë asnjë simptomë. Me anë të temperaturës së lartë, nxehtësisë, djersës, lagështisë, numri i tyre rritet dhe ato bëhen të dukshme. Ka raste që edhe vetë kontakti me verën i bën ato të duken.
Rreziku

Lëkura mbulohet nga njolla të bardha që shtohen gjithnjë e më shumë duke i dhënë trupit një pamje si mozaik. Shkaktari i këtyre njollave është një mikrob që në kushte të veçanta të mjedisit prodhon njolla të vogla të bardha, që dallohen atëherë kur dielli nxin pjesën tjetër të trupit. Deri para disa kohëve dermatologët mendonin që këto mund të ngjiteshin. Por studimet e fundit tregojnë që këto jetojnë vetëm në lëkurën e atij që i ka. Megjithatë higjiena nuk është asnjëherë e tepërt.

Çfarë duhet bërë?

Në darkë duhet bërë një dush dhe duhet aplikuar një krem antimikotik. Kjo kurë duhet të vazhdohet të paktën për dhjetë ditë rresht.

PREZENCA E BAKTEREVE TË PADUKSHME

Është një lloj bakteri që quhet "Pitiriasi Versicolor" që mund të jetë i pranishëm në të gjitha llojet e lëkurave, por që mbesin të padukshme.

Rreziqet

Është e mjaftueshme vetëm një ulje të sistemit mbrojtës dhe numri i këtyre baktereve shtohet shumë. Në këtë rast ato mund të shfaqen në zonat e krahut si njolla të bardha. Këto njolla mund të nxihen nga dielli, por këtu ngjyra ikën më shpejt se në pjesë të tjera të trupit.
Çfarë duhet bërë?
Duhet aplikuar çdo ditë krem antimikotik. Nëse njollat janë të shumta duhet kontaktuar mjeku për të marrë ilaçe nga goja.

IRRITIM NGA RROBAT E BANJOS

Është një tjetër rrezik tipik i verës. Shpesh pas 2 ose 3 ditë në plazh shfaqen sekrecione të bardha. Ky problem, që quhet vagjinitet dhe mund të ketë shkaqe të shumta, i bezdis shumë femrat gjatë pushimeve.

Rreziku

Ky problem mund të shkaktohet nga dy elementë: i nxehti dhe lagështira, ose nga kontakti i rrobave të lagura në rërë. Bëhet fjalë për një irritim që shkaktohet nga një bakter i thjeshtë infektues.
Në fillim sekrecionet mund të jenë transparente por janë më të shumta se zakonisht.
Simptomat e tjera janë djegie dhe kruarje në këtë zonë. I nxehtë dhe lagështia, e favorizojnë bakterin sepse në këtë mënyrë ai shërohet shumë shpejt.

Çfarë duhet bërë?

Për të evituar rrezikun, mjafton një dush menjëherë pas kontaktit me rërën. Nëse bakteri shumohet shumë, është e këshillueshme vizita tek mjeku që mund të rekomandojë një pomadë me substanca antimikotike. Mund të përdorësh një numër produktesh me ujë dhe bikarbonat si alkoolin.


 
Veröffentlicht : 13/09/2009 12:19 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Sëmundjet e zemrës dhe diabeti

Sëmundja e zemrës është e shpeshtë tek njerëzit me diabet. Statistikat nga Shoqata Amerikane e Zemrës vlerësojnë se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë përgjegjëse për 2/3 deri në ¾ e vdekjeve në mesin e personave me diabet.
Derisa të gjithë njerëzit me diabet kanë shanse të rritura të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, kjo është më e shpeshtë tek ata me tipin 2 të diabetit. Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit me diabet janë më të prirë ndaj sëmundjes së zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka analizuar disa gjenerata për të përcaktuar faktorët e paraqitjes së sëmundjes së zemrës.
Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim të saj. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet. Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës.
Sa më shumë faktorë të rrezikut që ka pasur personi, gjasat për tu prekur nga sëmundja e zemrës kanë qenë më të larta. Si çdokush tjetër, njerëzit me diabet kanë një rrezik të rritur të vdesin nga sëmundja e zemrës nëse ata kanë më shumë faktorë të rrezikut. Sidoqoftë, gjasat janë më të larta tek personat me diabet. Andaj, derisa një person me një faktor të rrezikut mund të ketë gjasa reale të vdesë nga sulmi në zemër, personi me diabet ka rrezik të dyfishtë ose madje të katërfishtë.
Një studim, për shembull, ka gjetur se njerëzit me diabet të cilët nuk kanë pasur faktorë të tjerë të rrezikut nga sëmundja e zemrës kanë qenë 5 herë më të prirë të vdesin nga kjo sëmundje, krahasuar me ata pa diabet. Një studim tjetër ka treguar se njerëzit me nivel të lartë të sheqerit, pavarësisht prej numrit të faktorëve të tjerë të rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin po aq të prirë të kenë sulm në zemër sa edhe personat jo diabetikë të cilët kanë pasur tashmë sulm në zemër.
Kështu që, diabeti konsiderohet i barabartë me sëmundjen e zemrës. Dhe, ekspertët rekomandojnë që të gjithë njerëzit me diabet duhet t’i trajtojnë faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës po aq fort sa edhe njerëzit që tashmë kanë pasur sulme në zemër.

Kush e shkakton sëmundjen e zemrës?

Shkak më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose ateroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër.
Pllakëzat e kolesterolit që formohen, mund të copëtohen ose thyhen duke e bërë gjakun të dendur dhe duke bllokuar enët e gjakut. Kjo mund të pasohet me sulm në zemër. I njëjti proces ngjan në të gjitha arteriet e trupit, duke çuar në mungesë të gjakut në tru, duke shkaktuar sulme në tru ose mungesë të gjakut në këmbë, duar ose kraharorë duke shkaktuar çrregullime vaskulare periferike.
Njerëzit me diabet janë po ashtu në rrezik të lartë nga pamjaftueshmëria e zemrës, gjendje në të cilën zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun në mënyrë të duhur. Kjo mund të bëjë që lëngjet të grumbullohen në mushkëri duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, ose rikthim të lëngjeve në pjesët tjera të trupit (veçanërisht këmbë) që shkakton ënjtje.

Si trajtohet sëmundja e zemrës?

Ekzistojnë disa opsione të trajtimit varësisht prej shpeshtësisë së sëmundjes, përfshirë:
* Terapia me aspirinë për të ulur rrezikun e mpiksjes që çon në sulme në zemër dhe në tru.
* Ushqimi.
* Ushtrime fizike jo vetëm për humbjen e peshës, por për të rritur kontrollin e glukozës, shtypjes së lartë të gjakut, niveleve të kolesterolit dhe për të ulur trashësinë abdominale, faktorin e rrezikut të sëmundjes së zemrës.
* Barnat.
* Operacioni.

Cilat janë shenjat e çrregullimit të zemrës?

Simptomat e sëmundjes së zemrës përfshijnë:
* Frymëmarrje të shkurta.
* Ndjenja e dobësisë.
* Ndjenja e marramendjes.
* Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.
* Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë.
* Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).
* Nauze (mundim).
* Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë tek shërbimi më i afërt i emergjencës.

Sëmundja vaskulare periferike ka këto simptoma:

* Ngërçe në këmbë derisa ecni.
* Këmbë të ftohta.
* Puls i ulur ose mungesë e pulsit në shputa ose këmbë.
* Humbje e dhjamit nën lëkurë të pjesëve më të poshtme të këmbëve.
* Humbje e qimeve në pjesët më të ulëta të këmbëve.

Si trajtohet çrregullimi vaskular periferik?

* Angazhimi në një program të rregullt të ecjes (45 minuta në ditë, i pasuar me
pushim).
* Mbathja e këpucëve speciale.
* Terapia me aspirinë.
* Barnat.
* Mos pirrja e duhanit.
* Doza të ulëta të aspirinës rekomandohen për burrat dhe gratë me diabet të cilët janë
mbi moshën 30 vjeçare dhe janë në rrezik të lartë nga sëmundja e zemrës dhe sëmundja
periferike vaskulare. Flisni me doktorin tuaj për të përcaktuar nëse terapia me aspirinë
është e nevojshme për ju. Nëse keni sëmundje të caktuara, terapia me aspirinë mund të mos rekomandohet.
Si mund të parandalohet çrregullimi i zemrës tek personat me diabet?
* Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj. Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal që mundeni.
* Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80.
* Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë.
* Humbisni peshën nëse jeni të mbipeshë.
* Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të merrni aspirinë ditor.
* Merruni me ushtrime fizike rregullisht.
* Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë.
* Leni duhanin.


 
Veröffentlicht : 13/09/2009 12:25 a.m.
Teilen: