Benachrichtigungen
Alles löschen

Keshilla-Behuni Doktorr i vete-vetes!!!

11 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
1,292 Ansichten
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 
[#5908]

Gjerat qe ne i konsumojm cdo dite dhe i kemi ne shtepit tona me pak ndryshim ne pergatitje mund te jene ilaqi yne me i mire.....!!!!!


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 5:35 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Molla Ndikon Në Parandalimin E Shumë Sëmundjeve Kardiake

Njerëzit të cilët konsumojnë nga një ose dy molla në ditë janë shumë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i faktorëve të rrezikut që lidhen me sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Floridës kanë njoftuar se konsumimi i rregullt i mollëve lidhet me zvogëlimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e pranisë së markerëve të cilët tregojnë për praninë e inflamacioneve dhe krijimit të shtresave në muret e enëve të gjakut.
Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë apetitin.
Shkencëtarët thonë se meritorë për këto rezultate janë pektinet- fijet të cilat bllokojnë absorbimin e kolesterolit, si edhe antioksiduesit polifenole, të njohur për parandalimin e dëmtimit të qelizave nga ana e radikaleve të lira.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 5:37 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Tri mollë në ditë

Temi Flin kishte vërejtur se klientët e saj, të cilët para shujtës hanin një mollë, humbnin në peshëpa ndryshimin e shprehive ushqimore. Më pas ajo kishte eksperimentuar dhe kishte provuar që metodën e njëjtë ta aplikojë edhe te klientët e tjerë, që nuk praktikonin ngrënien e mollëve. Rezultatet ishin më se të mira: vetëm duke ngrënë një mollë në ditë, para çdo shujte, klientët ishte parë se humbnin mesatarisht një kile në javë!

Dieta nënkupton ngrënien e një molle para çdo shujte kryesore. Mendohet se fibrat, me të cilat janë të pasura mollët, mund ta ngopin lehtë njeriun, prandaj ai do të konsumojë më pak ushqim tjetër. Njëkohësisht, konsumimi i mollëve largon edhe dëshirën për ushqime të ëmbla. Ky plan parashikon ushqime me përqindje të ulët të karbohidrateve dhe të yndyrave të ngopura. Ndalohet edhe konsumimi i sheqerit të rafinuar, si dhe duhet të konsumohen vetëm ushqimet me indeks të ulët glikemik.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 5:39 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 5:40 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Lëngu i karotës lufton aneminë

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 5:43 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Lëvoret Pjesët Më Të Ushqyeshme Të Frutave

Gjyshet tona megjithatë kishin të drejtë, një mollë në ditë do të ruajë shëndetin tonë, por vetëm nëse nuk qërohet para ngrënies.

Hulumtuesit kanë zbuluar se acidi i cili e mban lëvoren e mollës të shkëlqyer, na jep më shumë vlera për shëndet se sa vetë brendësia e mollës – duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nën kontroll e kolesterolit dhe sheqerit, raporton Daily Mail.

Mollët nuk janë pemët ose perimet e vetme të cilat kanë lëvore të dobishme. Lëvoret mund të përdoren si preparate natyrale për lëkurë e madje edhe për lustrimin e këpucëve.

Po ju japim disa këshilla se çka të bëni me lëvoret e pemëve sezonale – madje edhe lëvorja me qime e kivit është e shfrytëzueshme.

Pjeshka

Hajeni lëvoren e saj për shkak të vlerave të pasura ushqyese ose fërkojeni fytyrën me të që të keni lëkurë shkëlqyese.

E pasur me kalium dhe vitaminë A, e cila rigjallëron dhe hidraton lëkurën, lëvorja e pjeshkës do t’jua përmirësojë sistemin tuaj të imunitetit, do të largojë toksinet nga trupi, do të zvogëlojë mundësitë për kancer, sëmundje të zemrës dhe artritis, por edhe do t’i ruajë sytë tuaj nga katarakti.

Atë mund ta përdorni si një ilaç të shpejtë për lëkurën, pas një nate të stuhishme. Vendosni pak sheqer në anën e brendshme të lëvores dhe fërkojeni butë fytyrën tuaj.

Limoni dhe limoni i athët

Të dy frutat përmbajnë acid limoni (ac.citrik), kështu që ju mund t’i përdorni ato si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit… Shtrydhni pak lëng në sodën e bikarbonit që të fitoni një efekt edhe më të mirë, ose lërini disa copëza të lëvores në shishe të ujit për të krijuar një freskues aromatik në shtëpi.

Po t’i shtoni vajit të ullirit lëvoren e limonit do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë.

Për të mënjanuar erërat e palakmueshme nga furra mikrovalore, vendosni lëvoret e limonit dhe të mbeturat nga lëngu i limonit në të, (p.sh. pasi keni bërë tortë) në enë të pambuluar dhe zieni disa minuta.

Portokalli

Lëvorja e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur superflavonidë, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit.

Sipas hulumtimeve të bëra në SHBA, antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur të portokallit.

Shtojeni lëvoren e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë.

Më së miri është të hidhet e tërë lëvorja e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të përfitohet krejt ajo që fsheh kjo lëvore e pasur. Vetëm se mos harroni ta lani mirë lëvoren para se ta fusni në shtrydhëse.

Bananja

Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpisë. Jo vetëm do të shkëlqejnë, por edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Lëvorja e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë letre. Lëvorja e bananes përmban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe fine dhe i mundësojnë një këndellje edhe më të shpejtë. Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt.

Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Vetëm fërkojeni vendin e prekur.

Lëvoren mund edhe ta hani, vetëm së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!

Për shkak të luteinës e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jenë të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.

Zijeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht përziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.

Kivi

Lëvorja me qime e kivit nuk është ushqimi më i shijshëm të cilin do ta kishit dëshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur.

Përmban tri herë më shumë antioksidantë se sa brendësia dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve.

Lëvorja e kivit gjithashtu është një ilaç natyral kundër baktereve siç janë stafilokoku dhe E.coli. Shfrytëzojeni bananen që ta maskoni shijen. Të gjitha së bashku i përzieni në shtrydhëse dhe pini.

Shega

Përdorimi lëvoren aromatike për potpuri. Prijeni në copa të vogla, thani dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik.

Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.

Patatja

Lëvorja e patates është një elektranë e vërtetë ushqyese. Vetëm lëvorja e një patateje të madhësisë së grushtit ofron gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të fibrave të tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitaminës C.

Patatja është po ashtu e mirë për flokë – mund t’i hiqni qafe thinjat në mënyrë natyrale.

Lëvoren e patates ziejeni në ujë për 30 minuta dhe lëreni të ftohet. Këtë ujë shfrytëzojeni për t’i shpërlarë flokët pas shamponit dhe gradualisht do t’i errësojë thinjat tuaja, ju nuk do të keni nevojë për kimikate dhe ngjyra të forta

Dardha

Nëse hidhni lëvoren e kësaj frute keni hedhur pjesën definitivisht më cilësore. Lëvorja e dardhës është e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese të cilat e tejkalojnë vlerën e asaj çka gjendet nën të.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 5:50 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

Fiku ndihmon kundër Anemisë dhe te Ftohurit:

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri..

Limoni normalizon Tensionin e lart:

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura..

Hithra kundër rënies së flokëve:

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut..


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 10:43 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

Ja pse duhet te perdorim Limonin si burim i vitamines C:

Nga më të vjetrat dhe më të njohurat veti të lëngut të limonit është burim i vitaminës C. Vitamina C është një antioksidant thelbësor që ndihmon pastrimin e trupit nga radikalet e lira. Këto radikale të lira mund të shkaktojnë dëmtimin qelizor, duke çuar në sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të tjera serioze. Vitamina C është gjithashtu një bllok i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë imun. Lëngun e limonit e gjejmë në shumë përdorime, ku më posht po japim disa prej tyre.

- Kapsllëku
Lëngu i limonit ndihmon për të kuruar problemet e lidhura me kapsllikun. Shtoni disa pika limoni në pjatën tuaj. Limoni vepron si një pastrues gjaku dhe si një agjent i spastrimit.

- Temperaturë
Lëngu i limonit mund të ndihmojë një person i cili vuan nga gripi, i ftohti ose kur ka ethe. Limoni ndihmon për të thyer ethet duke rritur djersën.

- Kujdesi i dhëmbëve
Lëngu i limonit është i përdorur për kujdesin dentar gjithashtu. Nëse lëngu i limonit aplikohet në zonat ku ka dhimbje dhëmbi atëherë dhimbja pushon. Lëngu i limonit ndalon gjakederdhjen nga dhëmbët. Limoni ndihmon nga era e keqe e gojës dhe probleme të tjera në lidhje me mishrat. Përveç kësaj, limoni mund të përdoret gjithashtu në pastrimin e rregullt te dhëmbëve tuaj. Ju mund te shtoni lëng limoni në pastën tuaj të dhëmbëve.

- Për flokët
Lëngu i limonit ka dëshmuar veten në trajtimin e kujdesit për flokët në një shkallë të gjerë. Lëngu i limonit nëse aplikohet në lëkurën e kokës mund të trajtoj probleme si zbokthi, rënia e flokëve dhe probleme të tjera që lidhen me flokët. Lëngu i limonit nëse aplikohet mbi flokët, i jep një ndriçim natyral flokut.

- Lëkura
Lëngu i limonit, duke qenë një ilaç natyral antiseptik, mund të përdoret për të kuruar problemet e lidhura me lekurën. Lëngu i limonit mund të aplikohet për të ndaluar edhe djegiet e diellit. Lëngu i limonit gjithashtu mund të aplikohet në lëkurë për ata që kanë ekzemë. Ajo vepron si një ilaç kundër plakjes dhe mund të heqë rrudhat dhe pikat e zeza. Nderësa kundra djegies mund të zhduk plagët. Limoni është një agjent ftohje, dhe në këtë mënyrë ai zvogëlon ndjesitë djegëse në lëkurë.

- Gjakderdhje të Brendshme
Limoni ka veti antiseptike, ajo mund të ndalojë gjakderdhjet e brendshme. Psh ju mund të aplikoni lëng limoni në pambuk dhe ta vini në hundë për të ndaluar gjakderdhjen.

- Reumatizmi
Limoni është gjithashtu një diuretik dhe me të mund të trajtohen reumatizmat dhe artriti. Ai ndihmon për të nxjerr bakteret nga trupi.

- Pesha
Nëse një person merr lëng limoni të përzier me ujë të vakët dhe mjaltë, kjo përzierje mund të zvogëlojë peshën e trupit.

- Çrregullime në frymëmarrje
Lëngu i limonit ndihmon në shërimin e problemeve të frymëmarrjes si dhe ëeshtë i dobishëm për persona që vuajnë nga asma. Limoni duke qenë një burim i pasur i vitaminë C, ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të frymëmarrjes.

- Kolera
Sëmundje si kolera apo malaria mund të trajtohen me lëng limoni sepse ai vepron si një pastrues gjaku.

- Relaksues për këmbët
Limoni është një agjent aromatik dhe antiseptik dhe është i dobishëm në relaksimin e këmbëve. Shtoni disa limona në ujin e ngrohtë dhe vini këmbët në ujë për t′u relaksuar.

- Infeksionet e fytit
Limoni është një frut i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e problemeve në lidhje me infeksionet e fytit sepse ajo ka veti antibakteriale.

- Tension të lartë
Pirja e lëngut te limonit është e dobishme për njerëzit që vuajnë me probleme të zemrës, pasi përmban kalium. Ajo kontrollon tensionin e lartë, marremendjen, vjelljen si dhe siguron relaksim të mendjes dhe trupit. Kjo redukton stresin mendor dhe depresionin


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 14/11/2011 10:35 a.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Fara e Zezë (Vaji i Farës së Zezë) dhe elementet shëruese të saj

Sëmundjet

Vlera e këtij vaji në hadithet e Muhammedit, alejhi selam
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: "Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, (Habbetus Seuda) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes".(Transmeton imam Ahmedi,Tirmidhiu,En Nesaiu,Ibni Magje,Imam Albani thote hadithi eshte i vertete)
Gjithashtu, Ebu Hurejra transmeton se i derguari i Allahut, për farën e zezë ka thënë: ’’Në Farën e Zezë ka shërim për çdo sëmundje, perveç vdekjes.” (Transmeton Buhariu në kapitullin e mjekësisë, Muslimi në kapitullin e selamit.)
Studimet shkencore tregojne se:
Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Per t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, Vajrat me Eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.
Veçortë e vajrave acidike të pangopura:
• Ndihmojnë metabolizmen e trupit
• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shume se ç’duhet.
• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër
• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve
• Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajëra dhe është i detyruar t’i marre nga jashtë, 1gr. Vaji i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore
Vajrat me Eter si Nigellon dhe Alfa-Pinen zgjerojnë rruget e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet, si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.
Perveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj.
Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, ështe vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Evropë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Vaji Habbetusseuda është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë. Në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë, gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu, përdoret për të trajtuar gjendje të lëkurës si: ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes. Vaji Habbetusseuda përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilët aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e krahërorit, të sterilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habbetusseuda përmban elemente vepruese me dobi të shumta. Në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habbetusseuda rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

Analizat laboratorike, kapacitetet shëruese dhe përmbajtjet e Farës së Zezë
Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:
• Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve
• Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet
• Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore
• Shton spermatozoitët - rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit, çmpikjes
• Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës
• Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore
Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar çhipodimenisë
• Ndihmon në tretjen e taitjes së pamjaftueshme të tëmthit
• Nxit taitjen e Acidit Urik
• Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë
• Ndihmon në shërimin e migrenës
• Ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit
• Është kundër rraskapitjes
• Përmirëson imunitetin e organizmit, posaçërisht në gjendjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente
• Është kundër kallove
• Përmirëson tretjen dhe apetitin
• Ul temperaturën e trupit
• Është kundër diaresë
• Është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, mënjanon dhimbjen e kokës çhipotenziv
• Është kundër gjakderdhjes çepistaksit dhe hemofiljes] - është kundër sëmundjeve kancerogjene
• Mjekon sëmundjen e livirzës - pakëson nivelin e sheqerit në gjak - nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes
• Ul kolesterolin në gjak etj.
Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:

Përgjegjigjen për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe
B, që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në preventiva. Gjithashtu, aktivizon punën e globilit imunitar IGE.Pastaj, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji. Gjithashtu, jep efekte të mbikontrollimit të infektimeve në përgjithesi, pastasj, zgjeron kanalet e frymëmarrjes , lufton infektimet e mushkërive, ndihmon shërimin e astmes dhe aparatin e frymëmarrjes.
Vaji i Kokrrës së Zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e Farës së Zezë (Habe Seude) të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit, duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

Si ta përdorim?

Ti o njeri që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet patjetër duhet të këmbngulësh në përdorimin e Farës së Zezë. Rëndësia e Farës së Zezë është e madhe. Pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i cili nuk flet nga mendja e tij. Allahu thotë në Kur'anin Famëlartë:"Dhe ai (Muhamedi a.s. ) nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet". Sure En-Nexhm: 3-4

Çfarë doze këshillohet?
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë. Më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Pasi përzihet mire, pihet, kështu për çdo ditë. Do të japë rezultat me ndihmën e Allahut të Madhëruar, sepse, pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë në tokë dhe në qiej.

Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep (shkak) për të shëruar këto sëmundje, sepse është Allahu i Madhëruar, është Ai që shëron.
Shërimi me lejen e Allahut nga magjia, mësyshi dhe mesi (prekja nga shejtani)
Perdorimi i këtij bari kundër këtyre sëmundjeve padyshim se ka rol të pazëvendësueshëm nëse bëhet në momemntin dhe kohën e kërkuar. Është mirë që këtij bari t’i fryhet pas leximit të Kur’anit, duke pasur parasysh se të fryerit ka ndikim të madh tek exhini, apo exhinët, të cilët janë në trupin e personit të sëmurë. Reagimi është aq i madh dhe pozitiv sa që edhe ne nuk mund ta besojme. Për këtë mësojmë nga tregimet e atyre që kanë përmirësime të mëdha nga përdorimi i këtij bari. Natyrisht, duhet të dihet edhe mënyra e përdorimit si: Per pirje, lyerje në vende të caktuara, ku kërkohet dhe ku dhimbja, shtrëngimi, mpirja e ndonjë pjese të trupit është prezente. Ay ku ka temperaturë, lëvizje të pavullnetshme të ndonjë pjese të trupit, shtrëngim në gjoks apo pas kokës e shumë e shumë simptome dhe raste të tjera.

Shpërlarja e gojës me lëngun e Farës së Zezë duke e përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

Në raste nervozizmi apo tensioni nervor preferohet një lugë e vogël e qajit, mbushet me vaj të Farës së Zezë, hidhet në një filxhan me kafe. Kjo dozë qetëson sistemin nervor dhe ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe, kollë të thatë ,kundër paralizëz faciale dhe tetanozit.

Thithja e avullit të vajit të vluar të Farës së Zezë ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

Disa këshilla praktike rreth përdorimit të Farës së Zezë në shërimin e disa sëmundjeve
Kolla dhe asma

Fërkoni me vajin e Farës së Zezë kraharorin dhe shpinën, pini 3 herë në ditë nga një lugë të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes, drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

Këputja dhe dembelizmi

Një lugë të vogël vaj të Kokrrës së Zezë, e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë (dhjetë ditë rresht pas buke në mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vetën tuaj menjëherë.

Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar

Një lugë të vogël vaj të Kokrrës së Zezë, e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier. Pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rresht. Pas dhjetë ditësh do të shihni ndryshimin, me lejen e Allahut

Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës

1/4 kg fara Habbetus seude
1/4 kg mjaltë Habbetus seude
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë Habbetusseuda dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë, shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esëll për çdo ditë, për një muaj rresht.

Të vjellat e shpeshta

Një lugë e vogël vaj të Farës së Zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar. Hidhet në lëng nenexhiku çaj nane të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa herë që kemi të vjella të shpeshta.

Për t’u mbrojtur nga çdo lloj sëmundje

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Pasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

Për pastrimin dhe zbukurimin e fytyrës
Përzihet një lugë vaji Habbetusseuda me një lugë vaj ulliri dhe lyhet me të fytyra duke e lënë një orë. Pastaj, lahet fytyra me ujë dhe sapun dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm pas disa herave, Inshallah.

Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve

Lahet vendi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me vajin e Kokrrës së Zezë në mbrëmje dhe lihet ashtu deri në mëngjes.

Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut

Pihet vaji i Farës së Zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë si: çaj, qumësht etj. Kjo sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në damarët e gjakut.

Zbardhja e lëkurës (vende –vende në formë pullash)

Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle (lëng molle i fermentuar) e më pas me vaj të Kokrrës së Zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

Reumatizma dhe dhembja e shpinës

Ngrohet një sasi e vajit Habe Seuda e më pas masazhohet fort në vëndin që ndihet dhimbje (fërkimi duhet të jetë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura). Pihet një lugë e vogël e vajit Habbetusseuda tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë) për çdo ditë, për dy javë rresht.

Dhembja e kokës

Ngrohet vaji i Farës së Zezë pak dhe masazhohet koka. Pasi janë njomur gishtat me vajin e vakët, duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë në mëngjes, esëll për tre ditë rresht.

Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti

Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë pihet tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë) pas buke për 15 ditë me radhë..
Çdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit çfoshnjes në bark]
Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun (lat.Pimpinella anisun) dhe një lugë të vogël mjalt të Farës së Zezë përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrenjes së diçkaje.

Dobësi seksuale

200 gr Fara të Zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të Farës së Zezë, plus 20 gr mjaltë të Farës së Zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë), pas buke.

Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë ditë (në mengjes drekë dhë darkë), pas buke për një muaj rresht.

Migrena

Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

Acarimet e mushkërive, kolla alergjike dhe gripi

Lyhet pjësa e kraharorit butësisht, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, derisa të ndiheni mirë.

Ulçeri peptik çulçëri i stomakut

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: çlimoni, portokalli i thartë etj]. Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e Farës së Zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

Acarimet gjinekologjike

Në rast acarimesh të tilla, vaji përdoret nga jashtë derisa të vërehet përmirësimi dhe nuk këshillohet asnjëhërë pirja e tij nga femrat shtatëzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.

Plasjet acarimet kronike dhe alergjitë e lëkurës (myku, ekzema etj)

Lyhet pjesa e acaruar dy herë në ditë, dhe pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.

Diabeti

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, duke u shoqëruar me një gotë të zier të çajit të pelinit. Kjo dozë përdoret për diabetikët sa herë që kanë shqetësime ne rritjen e sheqerit në gjak

Ulja e kolesterolit në gjak

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të ulësh peshën.

Impotenca

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rrjesht.

Hemoroide

Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një herë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

Guti (cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit)

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.

Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë

Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të Farës së Zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

Mjekimi i renies se flokve dhe te thinjurit e parakohshëm

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka me sapun, më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë. Përsëritet ky veprim për disa javë.

Kolli i thatë

Një lugë çaji me vaj të Farës së Zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes dhe darkë pas buke, përzihet 2 herë në ditë. Bëjini masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e Farës së Zezë.

Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë

Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të Farës së Zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë çaji me vaj të Farës së Zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

Gripi dhe të zërit e hundës

Një pikë të Farës së Zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet brëndësia e hundës. Kjo ndihmon për ato të cilët vuajnë nga gripi dhe dhëmbja e kokës të shkaktuar nga të ftohti.

Dhembja e dhëmbit

Gjysëm luge me vaj të Farës së Zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.
Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infeksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen psiqike dhe atë të mestrunacioneve.
Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më lartë.

Gjithashtu, duhet ditur se vaji i Farës së Zezë Habbetusseuda përdoret për gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk guxon të përdoret për pije. Por, këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut dhe kofshëve. Gjithashtu, ndalohet pirja e këtij vaji për personat me organe të transplantuara si shnetka, veshka, zemra etj.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 22/11/2011 11:53 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Shpërlarja E Gojës Me Vaj

Pastrimi i helmimit në mënyrë natyrore

Një ilaç shumë i lehtë dhe efikas qëmoti i harruar në trojet tona, por i përdorur që nga lashtësia në vendet Arabe dhe në vende të tjera.
Për fillim vetëm disa pika tjera në aspekt të shëndetit. Shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm se çka do të thotë shëndeti në trupin tonë.

Gjithashtu me rritjen e zhvillimit në sfera të ndryshme të prodhimit dhe arritjes, industrializimit, largimi nga natyra dhe mbyllja nëpër vende të ngushta pa oksigjen të pastër, ushqimi i pregaditur me lloj-lloj komponente të dëmshme etj.

Pra, nga ndotja e ambientit edhe më tepër shtohet rreziku që të jemi të ekspozuar helmimeve të ndryshme që në fillim as që janë të dukshme. Mirëpo, nëse ndalemi dhe mendojmë se sa do të shtohet kjo sasi me kalimin e kohës, atëherë lirisht mund të themi se secili prej nesh është i ndotur nga pasojat e helmit që sot me dozë të madhe gjindet çdokund, edhe para PC-së time.

Librat që i kam lexuar me ndihmën e All-llahut [xhel-le she'nuhu] shkruhet se ka metoda shumë të thjeshta për largimin e helmit nga trupi i njeriut. Njëra metodë shumë efikase është edhe shpërlarja e gojës me vaj luledielli, kurse në tjetrën thuhet me vaj ulliri. Edhe nga aspektet fetare kemi porosinë e të Dashurit tonë Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili ka thënë: “Aq shpesh më ka këshilluar Xhibrili alejhi selam për Misvakun dhe po të mos ishte si mundim për ymetin tim do të bëhej obligim larja e dhëmbëve para çdo Namazi nga dobia e madhe që del nga kjo”. Kurse nga medicina dihet se të gjitha gjëndrat gjinden në gojë. Por, edhe shumë sëmundje munden të diagnistifikohen vetëm me të çelurit e gojës, pamjes, erës e sidomos me ngjyrën dhe ndryshimin e gjuhës etj.

Shpërlarja e gojës me Vaj- shëron shumë sëmundje

Pra, kjo metodë ka qenë dhe është Inshall-llah një metodë që përdoret sot edhe kësaj dite në vendet arabe. Por, në botë është bërë e njohur nga mjeku rus Dr. F. Karach në një Kongres të Bakteriologëve dhe Onkologëve.

Nuk do të ndalem të numëroj të gjitha sëmundjet që mund të shërohen në këtë mënyrë pasiqë ka shumë sëmundje, por si për fillim vetëm ato kryesoret: Bronhitet, Sinuset , Infektionet gripale, gjithë problemet me shqisat e tjera në kokë,( sy, hundë, shije, aromë, veshë). Ekcemet në lëkurë, sëmundjet e mushkërive, shpënetkës, mëlçisë, sëmundjet e përgjithshme te femrat, mundimet e zemrës, kokëdhimbja, sëmundjet nervore, të veshkëve, Thrombozat, problemet në aparatin e tretjes, lodhja- rraskapitja, Rheuma, koncetrimi i dobët, depresioni, pagjumësia, dhimbjet e dhëmbëve dhe në përgjithësi për përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit ndaj sëmundjeve.

Por, edhe nëse nuk kemi asnjë sëmundje nga të përmendurat atëherë duhet të themi Elhamdulilah All-llahut [xhel-le she'nuhu] por gjithsesi përdoreni se efektet do të jenë: forcimi i trupit, rritet imuniteti i trupit, dhëmbët forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhëmbëve dhe vërehet se pas një kohe të shkurtë të përdorimit dhëmbët zbardhohen ( edhe vetëm kjo do të mjaftonte).

Mënyra e përdorimit

Mënyra është shumë e thjeshtë: Mirret një lugë ushqimi Vaj luledielli ose Vaj ulliri, mvaret çka preferoni dhe mundeni të gjeni. Në fillim është për çdokend pak e rëndë paramendimi se duhet mbajtur Vaji në gojë por me kohë largohet ai mundim. E nëse keni problem në fillim ju preferoj marrjen e një luge të kafes me Vaj. Më së miri në mëngjes para se të lani dhëmbët dhe para se të hani diçka (në bark të zbrazët) dhe me këtë Vaj e shpërlani gojën për 10-15 Minuta.

Nëse kjo kohë paraqet problem për juve në faljen e Namazit të mëngjesit atëherë mundet këte të veproni edhe më vonë p.sh. para ngrënies së drekës apo para darke. Nëse keni proteza të dhëmbëve ato duhet të hiqen sipas mundësive.

Mënyra është sikur gar-gara gjatë Abdesit, pra vaji lëvizet në gojë të mbyllur dhe pastaj pështyhet. Atëherë do të vëreni se vaji ka marr një ngjyrë të bardhë apo bëhet sikur qumshti. Aty, po të mirret kjo nën mikroskop gjinden të gjitha bakteriet- shkaktarët e sëmundjeve. Për atë shkak edhe kujdes gjatë hudhjes në vende ku nuk duhet, më së miri është të hudhim këtë në vendet e mbeturinave ose në WC. Pastaj lahen dhëmbët mirë me ujë të vokët, brushë dhe pastë të dhëmbëve se ende aty ka bakterie që kanë mbetur. Nëse edhe me pak Vaj nuk mundeni të bëni shpërlarjen e gojës atëherë lani së paku me ujë të pastërt para çdo Namazi në kohëzgjatje prej 3 Minutave (5×3=15 Minuta).

Siç shihet prapseprapë vijmë deri te urdhëri që All-llahu [xhel-le she'nuhu] e ka bërë obligim për ne Abdesin; Namazin pra me të vërtetë vetëm për të mirën tonë. “I Lartësuar qoftë All-llahu xh.sh më i Miri Krijues”.

Para se të përfundoj, të them se edhe kohëzgjatja e përdorimit të kësaj metode duhet të jetë më e gjatë, mvarsisht nga sëmundja që lëngoni. Në libër thuhet minimum 2 jave deri në një vit kur kemi sëmundje të rënda. Pastaj në fillim mundet edhe të reagoni me keqësim të gjendjes, nga kjo shihet se metoda e kurimit ka ndikim. Mirëpo, prapseprapë ju edhe vetë do të vendosni se a dëshironi të vazhdoni apo jo më tutje. Kjo nuk është garancë e sigurtë por një metodë që është përdorur dhe ende përdoret me shumë efikasitet.

.


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 02/02/2012 2:04 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Hona shum e vertet eshte kjo dhe e quajne Oil Pulling,por perdoret Vaj Sesamie jo vaj ulliri.
Dr. F. Karach Kur e studijoj kete metode (shperlarja e gojes me vaj sesami) ne microskop pa shum mikroorganismea duke notu ne vajin qe vetem ka pasur ne goj ,ai edhe sheroi semundjen e vet kronike te gjakut qe kishte qe vuante afer 15 vite.

Ma kryesorja te dim se shprelarja me vaj sesami largon nga gjaku Toxiner,e Toxiner te gjith e dime qe eshte shum i rrezikshem per trupin tone ,me ane te sherlarjes te gojes me vaj sezami behet pastrimi nga gjaku me Toxiner.
Mos te haroj te ceki se Toxini gjinedet ne dos shum te madhe ne Amalgam (Mbushja e dhembeve)per ket
e edhe ne shtetet e perendimit kete material nuk e perdorin sepse eshte shum e demshme per shendetin e njeriut,dhe rekomandojn pacientat qe vien nga shtetet me te varfura menjer ti Hiqen ,sepse shum semundje vin nga mbushja me Amalgam .


 
Veröffentlicht : 09/02/2012 2:38 a.m.
Teilen: