-Gjithçka rreth fëmijëve...
Për një fëmijë më të zgjuar.
Vitet e para të jetës së njeriut janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin mendor. Është në dorën tuaj që duke u interesuar dhe kujdesur për fëmijën tuaj ta rrisni të zgjuar. Për këtë ju duhet vetëm pak durim dhe kohë. Për një fëmijë të vogël gjëja më e rëndësishme për zhvillimin e tij është kontakti me njerëzit. Ja disa gjëra që mund të bëni në këtë drejtim:
* Krijoni kontakt me sy mes jush dhe bebit tuaj.
* Flisni me të, shpjegojini diçka.
* Jepini të pij. Dhënia e gjirit nuk është vetëm ushqim por dhe një mënyrë për të patur kontakt me sy dhe për të folur me të apo për ti kënduar atij.
* Bëni disa mimika duke e bërë veten tuaj komik. Dijeni se edhe të porsalindurit dinë të imitojnë mimika.
* Mundohuni ti tregoni veten në pasqyrë.
* Guduliseni dhe bëheni të qesh.
* Dilni të dy shëtitje. Shpjegojani ato që shihni dhe ato që ndjeni. Çojeni në park, në supermarket.
* Këndojini. Mund të jetë edhe një këngë e shpikur.
* Thuajani përpara se të bëni diçka ( p.sh tani do të fik dritën )
* Lexojini libër. Mësojani emrat e sendeve dhe tregojini vizatime.
* Lejojeni të preki tesha të ndryshme dhe të ndjej butësinë e sipërfaqen e tyre.
* Lejojeni të preki ushqimet dhe ti marri ato në duart e tij.
* Kur të filloj të zvarritet apo të eci, vendosini në tokë jastëk dhe rrethojeni ambientin e tij të lodrave.
* Tregojini përralla.
* Fikeni televizorin.
* Gjatë banjos lejojeni të luaj me ujin dhe jepini një enë që ta mbushi e ta zbrasë vetë.
Kur ta shkëpus fëmijën prej gjiri?
Organizata botërore e shëndetësisë këshillon që bebet deri në muajin e 6-të të tyre të ushqehen vetëm me qumështin e nënës dhe pas këtyre gjashtë muajve të fillohet ti jepen ushqime shtesë duke mos e ndërprerë brenda mundësive qumështin e nënës deri në muajt 12-24. Brenda këtij afati kohor bebi mund të shkëputet prej gjiri. Nëse ai që vendos ta lëjë gjirin është fëmija, kjo periudhë do të jetë akoma më e lehtë sesa kur është nëna ajo që dëshiron ta ndajë fëmijën prej gjiri. Se sa do të zgjasë kjo periudhë,kjo ndryshon midis bebeve. Idealja është që kjo të ndodhë gradualisht dhe ti njihet kohë edhe nënës edhe bebit për tu përshtatur.
Kur nuk është koha e përshtatshme?
Për bebin, të pirët e gjirit nuk është thjesht një mënyrë për tu ngopur por dhe një metodë mjaft shplodhëse dhe qetësuese. Kështu që gjatë kohës kur ai është i shqetësuar dëshiron të pijë më shumë. Nëse ndodhin ndryshime të mëdha në jetën tuaj apo të bebit p.sh ndryshon dadoja (babysiter) e tij apo ju filloni një punë të re apo transferoheni diku etj. Apo bebi është sëmurë dhe dhëmbët po i dalin kjo do të thotë se nuk është koha e përshtatshme për tu ndarë nga gjiri.
-Si mund të ndahet nga gjiri bebi më i vogël se 6-të muajsh?
Nëse detyroheni ta lini bebin para 6-muajve ai do ushqehet me biberon. Kështu që është mire që ai të mësohet me biberonin dhe ab laktacioni para se të lihet. Pak nga pak ,çdo ditë një vakt gji dhe ndonjë vakt me biberon duke ja ritur numrin e vakteve me biberon. Meqë ai mund të mos dojë të pijë me biberon, mire është që atë ta ushqej një njeri tjetër dhe jo pranë nënës. Nëse përsëri rafuzon provoni biberona ma kokë të ndryshme. Përdorni ushqime të ndryshme të këshilluara nga doktori. Gjithashtu do të jetë më e lehtë ta pranojë biberonin gjatë gjumit.
-Si ndahet nga gjiri fëmija mbi 6-të muajsh?
Nëse bebi ka mbushur 6-të muaj mund të mos ketë nevojë për biberon. Tashmë ai ka filluar të marrë ushqim me lugë, me gotë apo filxhan. Pak nga pak një vakt mund ti jepet me ushqime shtesë duke mundësuar pakësimin e qumështit të gjirit. Koha më e dendur kur bebi kërkon qumësht është ajo pas zgjimit në mëngjes dhe ajo para gjumit të natës. Mirë është që me këto të mos merreni si fillim. Aq më tepër që bebit gjatë ditës është më e lehtë tia merrni mendjen me diçka tjetër.
-Çfarë probleme mund të ketë nëna gjatë kësaj periudhe?
Nëse do tju duhet ta shkëpusni beben menjëherë nga gjiri kjo mund të jetë pak shqetësuese për nënën pasi gjiri i saj nuk përshtatet menjëherë. Mund ti zbrasni pak nga pak gjinjtë. Kjo do tju qetësojë. Porse mos u mundoni ta zbrasni të gjithë pasi edhe nëse e bëni këtë përsëei trupi do ta kompesojë atë. Zbrasni aq sa të qetësoheni. Nëse duhet përdorni dhe qetësuesit (analgjezikët). Edhe kompresat e ftohta ose me fletë lakre të freskët janë po aq relaksuese.
Gjatë përfundimit të dhënies gji mund të shihen gjendje si ajo e mastitit (inflamacion) apo bllokim të kanaleve të qumështit. Kontaktoni me mjekun tuaj nëse shihniskuqje , enjtje në gji apo temperaturë, dridhje dhe lodhje të tepërt.
Edhe nëna ndikohet psikologjikisht prej kësaj ndarjeje. Megjithëse shumë prej femrave mendojnë se me lënien e gjirit do të pësojnë një rehati dhe shplodhje ndodh e kundërta duke ndjer një mërzitje apo një ndjenjë sikur kanë humbur diçka. Sigurisht që ndarja prej gjiri nuk do të thotë ndarje prej bebit .Ajo është veç ndryshimi i formës së marrëdhënieve me bebin tuaj. Kështu që filloni dhe merruni më shumë me atë dhe përqafoheni. Kjo do të jetë në të mire të të dyve. Megjithëse gjatë kësaj periudhe nëse bebi çohet natën mire është që me të të kujdeset përkohësisht dikush tjetër, kështu që atij nuk do ti vij në mendje për të pirë qumësht.