Gjendja Psiqike e Njeriut...
Vënia e diagnozës së sëmundjeve mendore është një nga detyrat më të vështira në praktikën klinike të psikiatrisë. Siç dihet mjetet diagnostike që kemi në dispozicion nuk janë të shumta dhe metodat objektive të ekzaminimit mjaft të kufizuara. Në këto kushte diagnostikimi i këtyre sëmundjeve mbështetet kryesisht në kritere diagnostike. Që të bëhet një diagnozë e saktë është e domosdoshme pajisja me koncepte të sakta psikiatrike dhe njohja e mirë e të gjithë simptomatologjisë së sëmundjeve psikike, dhe së dyti, të zotërohet mirë përdorimi i kritereve diagnostike bazë. Në këtë aspekt duhen sqaruar disa terma psikopatologjike, që përdoren shpesh sidomos në literaturën e huaj psikiatrike. Kështu me termin “shenjaâ€
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
Gjendja Psiqike e Njeriut...
Baza fiziologjike e imagjinatës është veprimtaria analitiko-sintetike e kores së trurit të njeriut. Krijimi i një figure të re imagjinative realizohet nga analiza mendore paraprake e sendeve dhe e fenomeneve, elementët e të cilave, pasi veçohen në sajë të analizës, e rigrupohen, sintetizohen në kombinime të reja, të pandeshura kurrë më parë. Rezultat i një sintetizimi të tillë në korteksin e trurit është krijimi i një figure ose i një sistemi figurash, në të cilat vërtet pasqyrohet realiteti, por tashmë i transformuar dhe me një përmbajtje të re. Figurat e reja krijohen mbi bazën e përfytyrimeve dhe të përvojës së kaluar, që ruhet nëpërmjet lidhjeve të vjetra nervore. Studimet e viteve të fundit kanë treguar se baza anatomike e imangjinatës nuk është vetëm korteksi i trurit, por edhe subkorteksi, sidomos sistemi talamo-limbik me zonat për rreth pjesës së përparme të trugut të trurit.
Imagjinata, si pjesë përbërëse e proceseve psikike njohëse, luan rol të madh në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Shpikjet, zbulimet, krijimtaritë e çfarëdollojshme, nuk janë asgjë tjetër veçse produkt i mendjes dhe i imagjinatës së njerëzve. Më anën e saj mund të merren të dhëna nga bota rrethuese, mund të parashikohet zhvillimi i ngjarjeve të ndryshme, mund të përfytyrohet e ardhmja, të lindin idealet dhe ëndrrat, tablotë e reja të jetës së njerëzve, figurat e reja të mjeteve të komunikimit dhe të prodhimit.
Kujtesa, si pjesë përbërëse e proceseve psikike njohëse, është funksion i trurit. Në sajë të kujtesës ruhet dhe aktualizohet përvoja e kaluar. Pra, ajo është një proces i ndërlikuar psikik, me anën e të cilit njerëzit mbajnë mend, ruajnë, njohin dhe riprodhojnë eksperiencën e së kaluarës. Struktura e kujtesës është mjaft e ndërlikuar. Depozitimi i informacionit në kujtesë kalon në tri faza, të cilat lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe që janë: a) faza e fiksimit të informacionit në tru ose e kodimit, b) faza e ruajtjes së tij ose e depozitimit dhe c) faza e riprodhimit. Madje pjesë përbërëse e kujtesës konsiderohet edhe harresa.
Të mbajturit mend është një nga proceset shumë të rëndësishme të kujtesës dhe mund të jetë i vullnetshëm ose i pavullnetshëm. Kurse në varësi të pjesëmarrjes ose jo të të kuptuarit në proceset e kujtesës, të mbajturit mend mund të jetë logjik dhe mekanik. Procesi i ruajtjes së të dhënave të fiksuara lidhet me qëndrueshmërinë në kohë të lidhjeve të përkohshme, që formohen në korteksin e trurit. Kusht themelor për të pasur një qëndrueshmëri të lartë të njohurive është përsëritja e tyre. Kjo bën që lidhjet e përkohshme nervore t"i rezistojnë dobësimit ose shkëputjes së tyre. Në procesin e ruajtjes ndikon edhe të kuptuarit sa më i mirë dhe depërtimi në thelbin e dukurive, që duhen depozituar në kujtesë. Kur ngacmuesit e rinj përkojnë me gjurmët e lëna nga ngacmues të mëparshëm kemi të bëjmë më procesin e njohjes, i cili është procesi më elementar i kujtesës. Në qoftë se gjurmët e vjetra, të krijuara nga perceptimet e mëparshme, nuk përputhen në masën e kërkuar me të rejat, njerëzit nuk janë në gjendje të identifikojnë plotësisht në kujtesë objektin ose dukurinë që vepron në një moment të caktuar. Në mjaft raste njohja mund të jetë e gabuar, sidomos kur mbështetet në ngjashmëri anësore ose të sipërfaqshme, por njerëzit edhe mund të humbasin aftësinë për të njohur e identifikuar atë që kanë perceptuar më parë. Në këto raste kemi të bëjmë me frenim të përkohshëm të lidhjeve nervore (p.sh. në traumat ose në disa sëmundje neuropsikiatrike). Paaftësia e plotë ose e pjesshme për të njohur sendet dhe fenomenet e perceptuara më parë quhet agnozi.
Edhe riprodhimi është një proces bazë dhe i ndërlikuar i kujtesës, i cili siguron aktualizimin e përvojës së mëparshme në mungesë të objekteve ose fenomeneve. Riprodhimi në kujtesë i fakteve, i ngjarjeve, i situatave etj., është i vullnetshëm dhe i pavullnetshëm, logjik dhe mekanik, i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë.
Modelet e kujtesës janë të shumta. Më të rëndësishme konsiderohen kujtesa shqisore (pamore, dëgjimore, olfaktive, gustative, taktile), e cila merr informacion nga organet e shqisave dhe e ruan për një kohë të shkurtër (0.5 sekonda), kujtesa afatshkurtër (rreth 30 sekonda) dhe afatgjatë, si edhe kujtesa e menjëhershme ose imediate, kujtesa për ngjarjet e ditës ose recente, dhe kujtesa për ngjarjet e kaluara ose e kaluar.
Harresa është procesi i kundërt, por njëlloj i rëndësishëm, i të mbajturit mend, e cila shprehet në formën e pamundësisë për të njohur ose riprodhuar atë që ishte perceptuar më parë. Është e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se njerëzit nuk do të ishin në gjendje të harronin disa nga materialet e parëndësishme, të cilat futen çdo ditë në kujtesën e tyre. Harresa vlerësohet si një humbje aparente e kujtesës, baza fiziologjike e së cilës janë frenimi dhe prishja e lidhjeve të përkohshme nervore në koren e trurit.
Kujtesa është një proces psikik, që lind si rezultat i formimit në korteksin e trurit të gjurmëve (engramave) nervore, të cilat ruhen dhe aktualizohen më pas në trajtën e figurave mendore. Baza fiziologjike e saj është sistemi i dytë i sinjaleve, reflekset e kushtëzuara. Kjo veprimtari mendore e ndërlikuar është rezultat i punës së të gjithë trurit, veçanërisht i hemisferave të tij të mëdha. Studimet kanë treguar se për fiksimin e gjurmëve në tru luajnë rol, jo vetëm trupi i qelizave nervore, por edhe aksionet e dentritet e tyre, madje edhe indi glial. Një rol veçanërisht i rëndësishëm u atribuohet lobeve temporale, sidomos lobit të majtë, dëmtimi i të cilit mund të shoqërohet me çrregullime të kujtesës. Edhe kur preken trupat mamilarë, korpusi kalloz e formacioni retikular, janë vërejtur çrregullime kujtese. Rezultatet e këtyre studimeve konfirmojnë tezën se kujtesa lidhet ngushtë, jo vetëm me korteksin e trurit, por edhe me disa formacione anatomike të subkorteksit. Gjithashtu, nga analiza biokimike e engramave, është formuluar hipoteza mbi natyrën molekulare të kujtesës. Sipas kësaj teorie, formimi i gjurmëve të kujtesës lidhet me ndryshimet në përbërjen e acidit ribonukleik (ARN) të neuroneve dhe të qelizave gliale. Kur impulset nervore mbërrijnë në membranën postsinaptike të qelizave, shkaktojnë ndryshime në përbërjen e tyre jonike. Kjo çon në ndryshime strukturale të molekulës kryesore të ARN-së, si pasojë e të cilave sintetizohet një proteinë e re, ku tashmë është vendosur informacioni i kodit nervor.
II. Pjesë përbërëse e rëndësishme e veprimtarisë psikike janë edhe proceset psikike emocionale. Njerëzit gjatë veprimtarisë së tyre për të njohur dhe transformuar mjedisin rrethues mbajnë një qëndrim të caktuar ndaj objekteve, fenomeneve, ngjarjeve, njerëzve të tjerë, ndaj veprimeve dhe akteve të tyre, ndaj vetvetes, dukurive shoqërore etj. Në këtë mënyrë ata hyjnë në disa marrëdhënie ose raporte me botën, të cilat shprehen në jetën emocionale ose në ndjenjat e tyre (dëshpërimi, gëzimi, zëmërimi, dashuria, urrejtja etj.). Pra ndjenjat ose emocionet janë procese të ndërlikuara psikike, me anën e të cilave njerëzit përjetojnë qëndrimin dhe marrëdhëniet ndaj sendeve dhe dukurive të mjedisit rrethues, ndaj asaj që perceptojnë, bëjnë ose mendojnë dhe që u shkaktojnë atyre kënaqësi ose pakënaqësi. Ato janë reaksione psikike që shprehin marrëdhëniet ndaj mjedisit rrethues dhe ndaj vetvetes. Duke marrë pjesë në çdo akt të veprimtarisë mendore, ndjenjat janë pjesë përbërëse e tërë procesit të njohjes, një nga format e pasqyrimit të botës. Ndryshimi me proceset psikike njohëse qëndron në faktin se ndjenjat nuk janë pasqyrim i vetë sendeve dhe dukurive të realitetit, por i atyre marrëdhënieve që kanë me nevojat dhe me motivet e veprimtarisë së njerëzve. Këto marrëdhënie janë të ndryshme nga ato që krijojnë proceset e njohjes. Kështu, i njëjti objekt ose e njëta dukuri, në kohë të ndryshme, mund të shkaktojë gjendje të ndryshme emocionale, siç ndodh p.sh. nga pasqyrimi i detit në verë dhe në dimër.
Në varësi nga niveli i zhvillimit të tyre, emocionet mund të klasifikohen në emocione të ulta dhe të larta. Emocionet e ulta janë emocione të thjeshta. Ato kanë lidhje me përmbushjen e nevojave organike dhe me instiktet, siç janë instinkti i etjes, instinkti i urisë, instinkti seksual, instinkti i frikës etj. Emocione të tilla janë karakteristike për kafshët. Vetëm te njerëzit ndeshen emocione të larta, të cilat lidhen ngushtë me dashurinë për familjen, për shoqërinë, për atdheun, lidhen me punën, me normat morale, me zakonet e traditat më të mira etj. Edhe njerëzit kanë emocione të thjeshta ose të ulëta, por ato janë nën kontrollin e emocioneve të larta. Nga ana tjetër edhe emocionet më të thjeshta të njeriut, ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga emocionet e kafshëve, sepse ato kanë karakter social. Madje edhe plotësimi i nevojave organike me elementare të njerëzve bëhet në përshtatje me kërkesat e shoqërisë.
Emocionet kanë disa cilësi të caktuara. Ato mud të jenë të forta ose të dobëta, të thella ose të sipërfaqshme, të qëndrueshme ose të paqendrueshme, aktive ose pasive. Në varësi të kombinimit të ndryshëm të këtyre cilësive krijohen forma të veçanta të përjetimeve dhe të shfaqjeve emocionale. Format kryesore të tyre janë: humori, afektet, streset dhe pasionet.
Emocionet e shkaktuara nga ngacmuesit biologjikë, së bashku me ato që lindin nga faktorët shoqërorë, krijojnë gjendjen e përgjithshme emocionale ose humorin, i cili ngjyros për një fare kohe sjelljen e njeriut. Pra humori është një gjendje emocionale pak a shumë e gjatë, që i jep një ngjyrë të caktuar gjithë jetës emocionale të njerëzve. Kohëzgjatja e humorit mund të jetë me orë, me ditë, me javë ose me muaj të tërë, madje, në raste të veçanta, mund të flitet për humore që karakterizojnë njerëzit gjatë gjithë jetës. Humore të tilla zotëruese (gëzimi, optimizmi ose mërzitja, pesimizmi) në jetën e njeriut ose të popujve shndërrohen në cilësi të karakterit. Humori ndikon shumë në jetën e njerëzve, në mënyrën e reagimit të tyre ndaj ngacmimeve të jashtme. Humori i mirë gjallëron veprimtarinë, i jep ngjyrë dhe ton emocional pozitiv gjithë aktivitetit të njerëzve, ndikon për mirë mbi gjithçka. Ai është burim force për qelizat e korteksit cerebral. E kundërta ndodh kur humori karakterizohet nga mërzitja. Toni emocional që ngjyros gjithë veprimtarinë e tyre është negativ dhe krijon një ndjenjë pesimizmi e pasiviteti.
Një formë e veçantë e përjetimit dhe e shprehjes së emocioneve janë edhe afektet. Ato kanë të bëjnë me manifestimin e jashtëm të humorit, prandaj mund të vërehen jo vetëm nga klinicistët, por edhe nga persona të tjerë, sepse kanë manifestimet e tyre të jashtme. Afektet mund të ndryshojnë në përgjigje të ndryshimit të gjendjes emocionale. Në njerëzit normalë afektet konsiderohen të përshtatshme, kur toni emocional është në harmoni të plotë me idetë, mendimet ose të folurin dhe pasqyrohet saktësisht edhe në sjelljen e tyre. Pra megjithëse afekti përshkruhet si i gjerë ose i plotë, rangu i emocioneve të shprehura është i përshtatshëm.
Streset ndeshen mjaft shpesh në jetën emocionale të njerëzve. Këto gjendje shfaqen gjatë tendosjeve të mëdha psikike, në rrethana shumë tensionuese, të acaruara e të rrezikshme gjatë mbingarkesave mendore e fizike, në momente veprimtarish me përgjegjësi etj. Të gjithë këta faktorë mund të shkaktojnë emocione të ndryshme. Pra, streset janë gjendje emocionale të ndërlikuara, që shkaktohen nga situata intensive, të tendosura e të papritura, dhe që e trondisin thellë njeriun. Gjendjet e stresit shkaktojnë ndryshime të mëdha në veprimtarinë e brendshme të organizmit, si në punën e zemrës, të enëve të gjakut, në sistemin respirator, në përshkueshmërinë e lëkurës dhe në treguesit e tjerë neurovegjetativë. Streset e forta japin edhe ndryshime në shprehjen e jashtme të njerëzve, si në fytyrë, në sjelljen dhe në veprimtarinë e tyre. Këto ndryshime e vështirësojnë funksionimin normal.
Pasionet janë ndjenja të forta, të thella e të qëndrueshme, që i pushtojnë tërësisht njerëzit dhe nënshtrojnë mendimet e veprimet e tyre. Ato shprehen me një tërheqje të vazhdueshme dhe të qartë të njeriut nga disa objekte ose veprime të caktuara. Pasionet e pasurojnë jetën emocionale të njerëzve, i mobilizojnë ata për të kryer veprimtari të rëndësishme, i zgjojnë e u shtojnë interesat dhe energjitë për realizimin e çdo lloj pune, por ato mund të luajnë edhe rol negativ, duke i tërhequr njerëzit në veprimtari të dëmshme për vete ose për shoqërinë.
Baza fiziologjike e emocioneve është veprimtaria e përbashkët e korteksit (sidomos e hemisferës së djathtë) dhe e subkorteksit (e talamusit, e hipotalamusit dhe e sistemit limbik) të trurit të madh. Korja e trurit të madh mban nën kontroll të gjithë jetën emocionale të njerëzve, duke e drejtuar dhe e përshtatur atë me kërkesat e mjedisit rrethues, rregullon forcën dhe qëndrueshmërinë e emocioneve, ushtron ndikim rregullues në veprimtarinë e subkorteksit dhe frenon veprimtarinë e tij. Emocionet shoqërohen me procese dhe ndryshime fiziologjike, të cilat kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut, me punën e zemrës, me respiracionin, me tretjen e ushqimeve, me gjëndrat me sekrecion të brendshëm etj. Nxitja nervore, që lind nga proceset emocionale, nuk mbetet në korteksin e hemisferave të mëdha, por shtrihet edhe në qendrat subkortikale, të cilat drejtojnë sistemin nervor vegjetativ. Çdo emocion ka shfaqjen e tij të jashtme. Ai shoqërohet me skuqje ose zverdhje të fytyrës, me shpeshtim ose ngadalësim të të rrahurave të zemrës ose të pulsit, me ndryshim të frekuencës së frymëmarrjes, me djersitje, tharje goje, lëvizje e gjeste të ndryshme, të qeshura, të qara etj.
III. Proceset psikike të vullnetshme. Kur flitet për procese psikike të vullnetshme përgjithësisht është fjala për vullnetin ose për lëvizjet e vullnetshme. Por një numër i madh psikologësh e konsiderojnë edhe vëmendjen pjesë përbërëse të proceseve psikike të vullnetshme. Disa të tjerë përfshijnë në këtë sferë të veprimtarisë psikike të njerëzve sjelljen, mimikën, gjestet, pra gjithçka që lidhet me lëvizjet e tyre të vullnetshme. Por ka edhe psikologë që sjelljen e lidhin më tepër me personalitetin. Vullneti është një nga proceset më të larta të veprimtarisë psikike të personalitetit të njerëzve. Ai është një proces psikik, me anën e të cilit njerëzit kryejnë veprimtari të vetëdijshme për të arritur qëllimet e tyre, duke kapërcyer vështirësi e pengesa.
Vullneti lidhet ngushte me të gjitha anët e personalitetit të njeriut; në mënyrë të veçantë me proceset e njohjes dhe vëmendjen. Ai ka të bëjë me pikësynimet e vetëdijshme të njeriut, të cilat lidhen me përfytyrimet e konceptet, që janë të regjistruara në kujtesë dhe nëpërmjet analizës, sintezës, përgjithësimit e abstraksionit përpunohen nga të menduarit dhe imagjinata. Gjatë procesit të të menduarit e të imagjinatës bëhet zgjedhja e vetëdijshme e qëllimit dhe gjenden mjetet e nevojshme për arritjen e tij. Të menduarit, imagjinata, vëmendja, kujtesa dhe përfytyrimet marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme, si para, ashtu edhe gjatë veprimtarisë së vullnetshme. Njerëzit përpara se të fillojnë të veprojnë mendojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë, hartojnë planin e veprimtarisë, përfytyrojnë rezultatet që duhet të arrijnë, mëndojnë për pengesat që do të hasin dhe për mënyrat e kapërximit të tyre. Pra rezulton se pa të menduarit, pa vëmendjen dhe imagjinatën nuk ka veprimtari të vetëdijëshme, për rrjedhojë as veprimtari të vullnetshme. Vullneti lidhet ngushtë edhe me emocionet, mbasi veprimtaria e vullnetshme ka të bëjë me plotësimin ose jo të nevojave, të interesave, të dëshirave dhe kjo çon në lindjen e kënaqësisë ose të pakënaqësisë. Madje emocionet mundet të bëhen nxitje e fortë për akte dhe veprime të vullnetshme ose ndonjëherë edhe pengesë (frika, turpi) për kryerjen e një veprimi të caktuar. Vullneti ka rëndësi shumë të madhe për jetën dhe veprimtarinë e njeriut. Me anën e tij ata punojnë e krijojnë, plotësojnë nevojat e kërkesat jetësore, realizojnë dëshirat, qëllimet dhe detyrat e tyre.
Veprimet e vullnetshme kryhen nga njerëzit në bazë të qëllimeve të caktuara që i vënë vetes dhe të motiveve që i nxitin drejt realizimit të tyre. Qëllimet janë pra pikësynimet, që kërkojnë të arrijnë njerëzit me veprimet që ndërmarrin. Ndërsa motivet janë nxitësit që i shtyjnë ata të veprojnë në mënyrë të vullnetshme. Ekzistojnë lidhje të ngushta midis qëllimeve dhe motiveve. Qëllimet lindin mbi bazën e motiveve të caktuara, të cilat luajnë rol nxitës për aktivitete të ndryshme. Gjatë veprimtarisë mundet që motivet dhe qëllimet të mpleksen me njëri-tjetrin, bile edhe të shndërrohen në njëri-tjetrin. Veprimet e vullnetshme të thjeshta realizohen në dy faza: përcaktimi i qëllimit dhe zbatimi. Ndërsa veprimet e ndërlikuara kalojnë nepër katër faza: 1) faza përgatitore, 2) faza e zgjedhjes së qëllimit dhe mjeteve, 3) faza e marrjes së vendimit dhe e planifikimit, 4) faza e zbatimit të vendimit.
Bazat fiziologjike të vullnetit lidhen me reflekset e kushtëzuara, kinestetike që formohen në qendrat lëvizore të pjesëve temporale të trurit. Informacioni që vjen këtu nga analizatorët e ndryshëm shërben për lindjen e reaksionit lëvizor. Lidhjet nervore midis qendrave lëvizore dhe pjesëve të tjera të trurit janë kushte për lindjen e veprimeve të vetëdijshme të njerëzve, pra të veprimtarisë së vullnetshme të tyre. Edhe sistemi i dytë i sinjalizimit luan rol të rëndësishëm në frenimin e vullnetit dhe të veprimeve të vullnetshme. Nga frenimi i tyre mund të kemi veprimtari afektive, e cila drejtohet tashmë nga qendrat subkortikale, kështu që mund të mos pajtohet me arsyen. Si përfundim, mund të thuhet se, bazat fiziologjike të vullnetit janë sistemet e nderlikuara të lidhjeve nervore të përkohshme, është veprimtaria analitiko-sintetike e trurit, e cila realizohet në kushtet e një ndërveprimi të ndërlikuar midis sistemit të parë dhe të dytë të sinjalizimit, ku rëndësi vendimtare ka ky i fundit. Kurse baza anatomike e tij gjendet në hemisferat e trurit të madh. Mekanizmat e sistemit të dytë të sinjalizimit ushtrojnë ndikim rregullues në sinjalet e sistemit të parë dhe në qendrat e subkorteksit, të cilat drejtojnë lëvizjet e pavullnetshme.
Në vetëdijen e njerëzve veprojnë në çdo kohë një numër i madh sendesh, objektesh dhe dukurish të ndryshme nga mjedisi rrethues. Por ato e drejtojnë dhe e përqëndrojnë vetëdijen vetëm në një ose në disa prej tyre, duke i pasqyruar ato saktë dhe qartë, ndërsa të tjerat ose nuk vihen re, ose pasqyrohen në mënyrë të zbehtë dhe të papërcaktuar. Kjo realizohet në sajë të vëmendjes. Dhe pikërisht të drejtuarit dhe të përqendruarit e vetëdijes në një ose në disa objekte ose lloje veprimtarie dhe shkëputja nga çdo gjë tjetër quhet vëmendje. Ajo luan një rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e veprimtarisë njohëse, sepse duke mos qenë proces psikik i veçantë, por një anë e psikikës, nevojitet si gjatë perceptimit, ashtu edhe gjatë të të menduarit ose të veprimtarive të çdo lloji tjetër. Vëmendja mund të jetë e qëndrueshme (ruajtja për një kohë të gjatë në një objekt ose në një veprimtari të caktuar), e paqendrueshme (paaftësia për t"u përqëndruar për një kohë të gjatë në një objekt ose në një veprimtari të caktuar), e lëvizshme (aftësia për të kaluar me lehtësi nga një objekt ose veprimtari, në një tjetër) dhe e shpërndarë (aftësia për të kryer njëkohësisht dy ose më shumë lloje veprimtarish të ndryshme). Vëmendja ka, gjithashtu, një vëllim të caktuar, i cili përcaktohet nga numri i objekteve që pasqyrohen njëkohësisht dhe me qartësi në vetëdijen e njerëzve.
Drejtimi i vëmendjes ka karakter zgjedhës që do të thotë se nga numri i madh i objekteve që veprojnë mbi njerëzit, zgjidhen vetëm disa, në të cilët përqendrohet veprimtaria e tyre psikike. Të drejtuarit e vëmendjes duket qartë sidomos gjatë kalimit të saj nga një objekt në tjetrin. Ndërsa të përqendruarit e vëmendjes është procesi i thellimit të veprimtarisë së njerëzve, duke u larguar nga çdo send, objekt ose fenomen, që nuk ka lidhje me të. Në sajë të përqendrimit, objektet pasqyrohen më qartë dhe më saktë në vetëdije dhe veprimtaria psikike kryhet në mënyrë të organizuar e më të përpiktë.
Për disa psikologë vëmendja është e pavullnetshme ose pasive dhe e vullnetshme ose aktive Të drejtuarit dhe të përqendruarit e veprimtarisë psikike në një objekt pa ndonjë qëllim të caktuar quhet vëmendje e pavullnetëshme ose pasive. Në këto raste ajo shkaktohet ose tërhiqet nga vetë sendet, dukuritë ose karakteristikat e tyre, që veprojnë mbi njerëzit. Lindja e vëmendjes pasive kushtëzohet nga fuqia, ndryshimet e papritura dhe kontrasti ndërmjet ngacmuesve, nga e reja që sjellin objektet dhe dukuritë, nga emocionet që shkaktojnë, nga interesi direkt për njerëzit dhe nga gjendja e tyre shpirtërore. Kurse vëmendja e vullnetshme ose aktive është të drejtuarit dhe të përqendruarit e vetëdijshëm të veprimtarisë psikike mbi një objekt me qëllim të caktuar dhe në mënyrë të organizuar. Veçoritë e saj janë pikësynimi (qëllimet dhe detyrat), karakteri organizues (parapërgatitja) dhe qëndrueshmëria e lartë. Ka psikologë që bëjnë fjalë edhe për vëmendje të jashtme ose perceptive, kur objekti i vëmendjes është në botën e jashtme dhe për vëmendje të brendshme, karakteristike vetëm për njerëzit, objekt i të cilës është njohja e vetvetes, njohja e botës së brendshme. Vëmendja ka shprehjen e saj të jashtme, që shfaqet në mimikën e njerëzve, veçanërisht në shprehjen e syve, në drejtimin e vështrimit etj.
Mekanizmi i vëmendjes konsiderohet si një “filtërâ€
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,