Benachrichtigungen
Alles löschen

DHJETË GJËRAT QË ME SË SHUMTI DËMTOJNË TRURIN

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
148 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3649]

1- Mosngrënia e mëngjesit – Njerëzit te cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakt te sheqerit ne gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do te ketë rezerva te mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.

2- Ngrënia pa masë - ky ves shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale.

3- Pirja e duhanit – shkakton tkurrje të shumëfishtë te trurit dhe te shpie deri te sëmundja e Alzheimerit.

4- Përdormi i tepërt i sheqerit – Përdorimi i tepërt i tij, qoftë ai ne ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

5- Ndotja e ajrit - Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

6- Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.

7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes – Të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, vie deri te shtimi i dyoksid karbonit dhe zvogëlimi i oksigjenit ku shkakton dëmtimin e trurit.

8- Aktivizimi i trurit përgjatë sëmundjes – Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, të shpie deri te zvogëlimi i efektshmërisë së trurit si dhe prishjen e tij.

9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

10- Të flasësh rrallë – Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.


 
Veröffentlicht : 15/08/2009 4:52 p.m.
Teilen: