Si ta dalloni Aloe Verën në treg
Prodhimet natyrale do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për njeriun modern, i cili e kupton se shëndeti dhe mirëqenia janë të lidhura me harmoninë shëndetësore të të gjithë trupit të tij. Ushqyesi absolut natyror, pastrues dhe forcëdhënës Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës aktivë të provuar shkencërisht, po kërkon statusin e saj të rëndësishëm në një shoqëri të drejtuar për nga shëndeti. Që Aloe Vera të ketë efekt maksimal te trupi i njeriut, duhet të jetë: xhel i pastër i marrë nga gjethja, pasi është qëruar me dorë dhe xhel me përqindje më të lartë në produkte. Duke qenë se Aloe Vera ka vlera unike në natyrë, në ditët e sotme spekulohet shumë me emrin e kësaj bime. Shumë firma dhe prodhues të ndryshëm në të gjithë botën prodhojnë produkte me përmbajtje Aloe Vera, por jo të gjitha kanë cilësinë dhe sasi të lartë në produktet e tyre. Si mund të dalloni në treg një produkt me cilësi dhe sasi të lartë Aloe Vera nga një produkt me cilësi dhe sasi të ulët Aloe Vera? Për këtë ka një shpjegim ligjor që është deklarimi i detyruar i përbërësve në produkt. Çdo produkt në treg është i detyruar të deklarojë të gjithë përbërësit e tij në tabelën “Ingredients” ose përbërja. Vendosja e përbërësve në tabelë duhet të jetë sipas radhës së përqindjes. Ai përbërës që ka përqindjen më të lartë në produkt duhet të vendoset i pari në radhë, pas tij vendosen përbërësit e radhës së dytë, të tretë, të katërt, etj. Kompani serioze e deklarojnë përqindjen e Aloe Verës xhel në produkt. Në këto raste, zgjedhja e një produkti me cilësi dhe përqindje të lartë Aloe Vera është më e lehtë dhe e sigurt.
“Armiqtë” e Aloe Verës
Përveç forcimit të aftësive vetëshëruese të trupit të njeriut, efektet e mëposhtme të Aloe Verës janë provuar shkencërisht: pastron zorrët dhe në këtë mënyrë mbështetet i gjithë sistemi i imunitetit.
Harmonizon metabolizmin. Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese.
Ul vlerat e yndyrnave në gjak. Zgjeron arteriet (e rëndësishme nëse vuani nga tensioni i lartë).
Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kërpudhat (kërpudhat e lëkurës dhe Candidën, sindroma e zorrëve të irrituara) Shëron plagët. Zbut dhembjet.
Qetëson kruarjet. Shëron shenjat dhe djegiet. Hidraton lëkurën. Lufton qelbëzimet.
Aloe Vera, bima që ul kolesterolin, forcon zemrën dhe shqisat
Nëse aloe përzjehet me ilaçet e tjera, ajo mënjanon efektet anësore të tyre. Gjithashtu, ajo përdoret për shërimin e kapakëve të enjtur të syve, sëmundjeve të mëlçisë, hepatitit akut dhe sëmundjeve digjestive. Druri i Aloes është i dobishëm kundër kollës dhe të vjellave si dhe forcon zemrën dhe shqisat. Aloe Vera përmban mbi 20 lloje mineralesh, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si p.sh. kalcium, fosfor, kalium, hekur, natrium, klor, mangan, magnezium etj. Gjithashtu, ajo përmban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, vitamina të shumëllojshme etj.
Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit,lehtëson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterinës dhe të triglicerideve si dhe nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen. Historia e Aloe Verës është shumë interesante. Si bimë shëruese, për herë të parë aloe përmendet në periudhën sumerike, në pllakat prej argjile. Tek një mumje egjyptiane është gjetur në vitin 1550, një papyrus, i cili përmendte vetitë shëruese të aloes. Tek grekët e vjetër, Aloe ka simbolizuar bukurinë, durimin, lumturinë dhe shëndetin. Hipokrati (i cilësuar si babai i mjekësisë) e cilëson Aloe Vera-n, në një tekst të tij si: stimulues për rritjen e flokëve, shërues të tumorrit, shërues në problemet e stomakut. Kinezët e përdornin Aloen për shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe djegieve. Në Japoni, Aloe është bima mbretërore dhe përdoret për shërim në të gjitha sëmundjet. Gjithashtu, kjo bimë është përdorur edhe nga mjekët e ushtrive romake, për mjekimet e luftëtarëve.
Aloe Vera, dhuratë nga kopshti i Edenit
Aloe Vera është një bimë e egër që i përngjan një kaktusi ose një agave, por që i përket familjes së Liliaçeve dhe është e afërt me hudhrën. Në të gjithë botën rriten rreth 300 lloje të ndryshme të Aloe Vera por vetëm njëra prej tyre e quajtur me emrin botanik Aloe Vera Barbadensis Miler rezulton efektet më të larta në lëkurën dhe organizmin e njeriut. Ajo rritet në zonat subtropikale dhe në shkretëtirë, në Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore, ishujt Karaibe dhe në zonën mesdhetare me verë të nxehtë e dimër të butë. Ndërsa kultivohet në Australi, Florida, Teksas, Kubë, Meksikë dhe Spanjë. Lulet e Aloe Verës kanë ngjyrë të verdhë, gjethet gri në jeshile, mishtore e qumështlëshuese, gjatësia e tyre arrin në 60 cm dhe duhen 4-5 vjet që të rritet plotësisht për të qenë aktive dhe kuruese. Një herë në vit nga bima hiqen 3-4 gjethe, kurse nga rrënjët e bimës mëmë, dalin bimë të vogla bebe që përdoren më tej për mbjelljen e sipërfaqeve të reja.
-Aloe Vera mund te jetojë një muaj pa shi sepse lëkura e lëmuar e gjetheve është e padepërtueshme dhe ruan brenda ujin dhe substancat ushqyese për një kohë të gjatë.
Nëse pritet me thikë një gjethe e saj, e çara do të mbyllet thuajse menjëherë. Në pjesën e prerë shfaqet fillimisht lëngu xhel e pak minuta më vonë mbyllet plotësisht pa lënë shenjë. Edhe në lëkurën e njeriut plagët shërohen menjëherë po të lyhen me lëngun xhel të Aloes dhe nuk lënë asnjë shenjë.
Një simbol i PavdekësisëDuke u nisur që nga kohët e lashta, po të lexojmë emërtimet që popuj të ndryshëm i kanë vënë Aloe Verës, do të besonim se në këtë bimë ka diçka hyjnore apo të pavdekshme. Indianët e vjetër e quanin “Dhuratë nga Kopshti Eden” që u dërgua në Tokë. Nomadët e Afrikës i thoshin “Lilium i Shkretëtirës” ndërsa populli Mayas e konsideronte “Burimi i Rinisë së Përjetshme”. Sumerët e mblidhnin si “Dhuratë e Perëndive” ndërsa egjiptianët për aftësitë e pabesueshme kurative e quanin “Gjaku i Perëndive”. Mbretëreshat e Egjiptit të Lashtë Nefertiti dhe Kleopatra mirëmbanin trupin dhe fytyrën me lëngun xhel të freskët të Aloes dhe rrugët e varrezave mbretërore ishin të mbjella me bimën kuruese si ushqim dhe ilaç për Faraonët gjatë rrugës për në parajsë. Pastorët e quanin “Bima e Pavdekësisë”. Kur përmbytej Nili, Aloe Vera përdorej nga banorët e tij si bimë mbijetese.
Disa shekuj më vonë Diskoridi, natyralist dhe mjek i famshëm në shërbim të perandorit romak Neronit, u mahnit nga kjo bimë mjekësore dhe thuhet se kishte fiksuar rreth 800 pergamena që tregonin aftësitë e saj të pabesueshme për shërimin e sëmundjeve patologjike.
Më pas, kinezët i demostruan Marko Polos mundësi të ndryshme aplikimi të bimës si eliksir i bukurisë, laksativ, antibiotik aktiv dhe kurues i ekzemës. Aleksandri i Madh u mrekullua nga efekti i bimës mbi plagët e ushtarëve të tij, gjatë pushtimeve në Afrikë. Ndërsa Kristofor Kolombi, aventurier dhe njohës i mirë i botës, nuk pranonte asnjë mjek në anijet e tij, duke pretenduar se kishte “mjekun e tij në shishe”
Aloe Vera sot: Eliksir i bukurisë dhe jetëgjatësisë
Në shekullin e njëzetë Aloe Vera bëri “Bum edhe në botën perëndimore”. Mjekët amerikanë kuruan me sukses djegiet e shkaktuara nga eksperimentet e para me rrezet Rontgen (X). Bima është përdorur edhe për të lehtësuar djegiet që shkaktoi bomba atomike në Hiroshimë. Amerikanët e kanë studiuar me shumë vëmendje shkencore mekanizmin e veprimit të Aloes dhe e kanë quajtur me shumë respekt “Shëruesja e heshtur”.
Në Europë bima vazhdonte të shihej me mosbesim por në dhjetëvjeçarin e kaluar arritën t’i pranonin më në fund aftësitë e saj e saj terapeutike, hidratuese e lenitive. Në kërkimet shkencore që janë bërë nga shumë shkencëtarë, janë zbuluar rreth 160 substanca të ndryshme përbërëse, madje ka shkenëtarë që këmbëngulin për 300-400 të tilla. Por ajo që ka rëndësi, nuk është prania e substancave, por kombinimi i tyre pothuaj perfekt për organizmin tonë.
Disa nga përbërësit e Aloes
Vitaminat: A, B1,2,3,6,12, C, PP, E, Acid folik, Carotin, Cholin etj. Minerale: aluminium, hekur, magnez, kalium, kalçium, zink, kupfer, krom natrium, klor, mangan fosfor etj. Aminoacide: lysin, threonin, valin, tyrosin, aspartan glutamin, glycin, alain, prolin, salin, leucin etj. Enzima oxidase, katalase, pentonase, amylase, cellulase fosfatase etj. Mono dhe poli saccharide: acid glukoronik, glukozë, manozë etj. Përbërës të tjerë: Vajra esencialë, acid salicilik, acid chrysofan saponinë etj.
E pamundur t’i përmendim të gjithë pasi një pjesë e mirë e tyre janë emra shkencorë.