Benachrichtigungen
Alles löschen

Unë dua të pyes se për cilat mëkate ai i cili i vepron do të

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
301 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4074]

Unë dua të pyes se për cilat mëkate ai i cili i vepron do të dënohet në varrë

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.

Ka shumë arsye për të cilat njerëzit mund të dënohen në varret e tyre, ku Ibn el-Kajimi (Allahu e mëshiroftë) i renditi dhe tha:

Disa njerëzve mund të ju interesojnë arsyet për të cilat njerëzit ka mundësi që të dënohen në varret e tyre. Kësaj mund ti përgjigjemi në dy mënyra: në përgjithësi dhe në veçanti.

Në termin e përgjithshëm, ata mund të dënohen për injorancën ndaj Allahut, për injorimin e urdhrave të Tij dhe për mosbindshmëri ndaj Tij. Allahu nuk e dënon asnjë shpirt i cili e pranon Atë, e don Atë, i bindet urdhrave të Tij dhe i ka dhënë rëndësi ndalesave të Tij, e as që e dënon trupin i cili ka qenë i banuar prej atij shpirti.

Dënimi në varre dhe në Botën e Ardhshme janë për shkak të mallkimit dhe hidhërimit të Allahut ndaj robërve të Tij. Kushdo që e hidhëron Allahun në këtë botë dhe nuk pendohet, dhe vdes ashtu, do të dënohet në Berzah (koha prej vdekjes deri në ringjallje) sipas nivelit të hidhërimit të Allahut ndaj tij.

Dhe sa për përgjigjen e veçantë:

Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) na tregoj neve për dy persona të cilët i kishte parë duke u dënuar në varret e tyre. Njëri prej tyre e ka pas zakon që të shkon vërdallë dhe të përhap thashethëna të liga në mesin e njerëzve, dhe tjetri nuk ka qenë i kujdesshëm nga pikja e urinës në të. Pra i fundit nuk e ka pastruar vetën ashtu si kërkohet, dhe i më hershmi bëri diqka e cila krijon armiqësi në mesin e njerëzve përmes bisedave, edhe nëse ajo që e thotë është e vërtet.

Prej kësaj mund të cekët se ai i cili ndez armiqësi duke gënjyer dhe i cili bënë deklarata të pavërteta do të dënohet edhe më shumë.

Moskujdesi ndaj mbajtjes së pastërtisë prej urinës ndikon se ai i cili e neglizhon namazin, për të cilin kërkohet dhe është kusht të pastruarit prej urinës do të dënohet edhe më shumë.

Në hadithin e Shu'bah thuhet: "Njeri prej atyre e ka pas zakon që ta han mishin e njerëzve, " ku i referohet foljes pas shpinës dhe thashethemeve.

Sipas hadithit të Ibn Masudit (Allahu qoft i kënaqur me të) një njeri u godit me kamxhik dhe varri i tij ishte mbushur me zjarr për arsye se një namaz të vetëm e kishte falur pa u pastruar, dhe ai kishte kaluar pran atij të cilit i është bërë e padrejtë dhe nuk e ka ndihmuar atë.

Sipas hadithit të Samurah në Sahih el-Buhariun, një person i cili kishte treguar nje gënjeshtër e cila ishte përhapur larg dhe gjerë ishte dënuar poashtu.

Një njeri i cili lexon Kur'an pastaj ka flejtur natën dhe nuk ka vepruar sipas asaj gjatë ditës ishte dënuar.

Lavirët dhe laviret dënohen.

Ai i cili e hanë kamatën dënohet në Berzah, sikurse që Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e ka dëshmuar.

Sipas hadithit të Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të), kokat e disa njerëzve do të shtypen me gurë për arsye se ishte shumë rëndë për ata që të ngritën dhe të falen.

Disa do të kullosin në el-dari dhe el-zekum (llojë i dënimit i tmerrshëm në Xhehenem) për arsye se e kanë ndal (nuk e kanë dhënë) zekatin prej pasurive të tyre.

Disa do të hanë mish të qelbur dhe të krimbur për shkak të zinas (amoralitetit) të tyre .

Disave do tu prihen buzët e tyre me gërshër të hekurit për arsye se kanë bërë fitne (ngatërresa, luft civile) me fjalët dhe fjalimet e tyre.

Sipas hadithit të Ebu Sa'idit, ata që i kanë bërë këto krime do të dënohen. Disa do ti kenë barqet e tyre sa një shtëpi të mëdhenj; ata janë të cilët e kanë ngrënë kamatën. Disa do ta hapin gojën e tyre dhe do ti hedhën gurë në të, të cilët do të ju dalin nga ana e poshtme; ata janë të cilët e kanë ngrënë pasurin e jetimëve. Disa do të varren përmes gjirëve të tyre; ata janë të cilët kanë bërë amoralitet. Disave ju priten anët dhe do të ushqehen me mishin e tyre; ata janë te cilët kanë folur pas shpinës. Disa do të kenë thonj prej bakri me të cilët do ti gërvishin fytyrat dhe gjokset e tyre; ata janë të cilët kanë futur dyshime në nderin e njerëzve.

Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë se ai që e vodhi pallton prej plaçkës së luftës do të mbështillet në një pallto prej zjarrit në varrin e tij. Kjo është edhe përkundër faktit se ai meritonte pjes prej plaçkës së luftës, e çka të thuhet për ata të cilët me pa të drejt i shtypin të tjerët.

Dënimi i varrit është për mëkatet e zemrës, syrit, veshit, gojës, dhe gjuhës, barkut, pjesëve private, dorës, këmbës, dhe tërë trupit.

Ata që kanë përhapur fjalë të këqija,që kanë treguar gënjeshtra, kanë folur pas shpine, kanë dëshmuar rrejshëm, i kanë akuzuar ata që janë të ndershëm dhe të pafajshëm, kanë përhapur fitne, kanë shpikur bidate (risi), që kanë thënë fjalë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij pa patur dituri, dhe që kanë folur në mënyrë të parespektueshme.

Ata që e ngrënin kamatën, që e ngrënin pasurin e jetimëve, dhe ngrënin pasuri haram siq është ryshfeti dhe të ngjashme.

Ata që e ngrënin pasurin vëllezërve të tyre musliman me pa të drejt, apo pasurin e jo-muslimanëve të cilët jetojnë nën mbrojtjen e muslimanëve, apo ata që përdorin pije dehëse.

Lavirët, homoseksualët, vjedhësit, tradhtarët, mashtruesit dhe ata që bëjnë kurtha.

Ata të cilët e konsumojnë kamatën, ata që e paguajnë, ata që e shënojnë dhe ata që e dëshmojnë atë; ata që bëjnë kurorë me qëllim që ta shkurorëzojnë atë grua dhe asaj ti bëhet e lejueshme që ti kthehet burrit të saj të mëparshëm, dhe për ata për të cilët bëhet kjo; ata që mundohen që ti lakojnë detyrat e obliguara prej Allahut dhe që ti thyejnë kufizimet e shenjta të Tij.

Ata që mundohen që ti lëndojnë muslimanët dhe ti vejnë në shesh mangësitë e tyre.

Ata që sundojnë me diç tjetër përveç asaj që Allahu e ka shpallur, ata që sjellin vendime në gjërat të cilat Allahu nuk i ka urdhëruar, dhe ata që i ndihmojnë të tjerët në mekate dhe tejkalim të kufijëve.

Ata që mbytin dikend ku Allahu na e ka ndaluar që ta mbysim, ata që i mohojnë emrat dhe atributet e Allahut, ata të cilët i japin përparësi opinioneve dhe ideve të tyre para Sunetit të Dërguarit të Allahut.

Ata që vajtojnë për të vdekurin dhe ata të cilët i dëgjojnë këta, ata të cilët do të vajtojnë në Xhehenem janë ata të cilët këndojnë këngë të cilat janë të ndaluara prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ata që i dëgjojnë këta. Ata që ndërtojnë xhami mbi varre dhe që ndezin qirinj në to; ata të cilët përpiqen që të marrin më shumë prej borxhliut dhe përpiqet që të jap më pak se sa ka marrur për hua.

Tiranët, arrogantët, ata që tregojnë mendjemadhësi, shpifësit dhe ata që flasin pas shpinës, ata që i përgojojnë selefët (të parët tanë).

Ata të cilët shkojnë tek faltorët, astrologët, treguesit e fatit për ti pyetur ata për gjëra dhe që besojnë në atë që e thonë ata.

Ata që i ndihmojnë keqbërësit, të cilët e kanë shitur Botën e Ardhshme në këtë botë për hir të tjerëve.

Ata të cilët, nëse ua kujton që të kenë frikë Allahun nuk ia vejn veshin aspak, por nëse mundohesh ti frikësosh duke ua cekur një person tjetër sikurse ata, ata ia vëjn veshin dhe frenohen prej asaj që janë duke bërë.

Ati të cilit i tregohen fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij por ata nuk i japin aspak rëndësi, por nëse i dëgjojnë prej ndonjërit që ata mendojn mirë për të, i cili mund të jetë gabim apo jo, ata e marrin atë dhe nuk i kundërvihen atij.

Ata të cilëve kur ju lexohet Kurani por nuk ka dikim në ta, dhe të jetë barrë për ata, por kur e dëgjojnë "kuranin" e shejtanit apo atë që bënë thirrje në amoralitet (d.m.th. muzika) dhe fjalët e dyfytyrësisë, ata ndihen mirë dhe ju jep gëzim të madhë, dhe dëshirojn që këngëtari mos të ndalet.

Ata që betohen në Allahun dhe gënjejnë, por kur betohen në shehin e tyre apo në të afërmit, apo në jetën e ndonjërit të cilin ata e respektojnë, ata nuk do të gënjejnë, edhe janë të kërcënuar dhe të torturuar.

Ata që lavdërohen për mëkatet e tyre para vëllezërve të tyre.

Ata prej të cilëve nuk ndien siguri për pronën dhe nderin tënd se janë të sigurta. Ata që marrin pjesë në fjalë të ndyta, ku njerëzit i refuzojnë për shkak të frikës të ligës së tyre.

Ata të cilët e vonojnë namazin deri në fund të kohës se tij dhe pastaj e falin namazin me nxitim dhe në të e kujtojn Allahun shumë pak. Ata të cilët nuk e paguajn zekatin prej pasuris së tyre me dëshirë. Ata të cilët nuk e kryejn Haxhin edhe pse janë të aftë për atë, dhe nuk i kryejn obligimet e tyre që kërkohen prej tyre edhe pse kanë aftësi ti kryejn ato.

Ata të cilët nuk janë të kujdesshëm ndaj asaj se qka shikojn apo flasin apo se çka ngrejnë apo ku shkojnë, dhe atyre nuk ju intereson se çfar pasurije arrijnë, a është ajo hallall apo haram.

Ata që nuk i mbajn lidhjet familjare apo nuk tregojnë mëshirë ndaj të varfërve, të vejave, jetimëve, apo shtazëve, por i dëbojnë jetimët dhe nuk i nxisin të tjerët që ti ushqejnë të varfrit. Ata tregojn mendjemadhësi ndaj njerëzve, e ndalojn mirësin, dhe i kërkojn mangësit dhe mëkatet e të tjerëve ndërsa të vetat i injorojnë.

Të gjithë këta dhe të ngjajshmit me ta do të dënohen në varre për mëkatet e tyre, në bazë të asaj se sa të mëdha apo të vogla ishin ato. Për arsye se shumica e njerëzve janë kështu, shumica e banorëve të varreve do të dënohen, dhe ata që do të kenë sukses janë të pakët.

Jasht varrit është vetëm dhe, por brenda është dëshpërim dhe dënim.

Jashtë ka mundësi të jetë dhe copa gurësh, ndërsa brenda është shkatërrim dhe bela, që zihet me zhgënjim dhe mërzi sikurse kazan, dhe askund për të shku, kur atyre më nuk i jipet ajo që e dëshiron dhe e dojn shumë.

Në këtë botë ka mësime për të cilat nuk ka nevojë për këshilla të mëtejshëm.

Që bëjnë thirrje: O banorët e tokës, ju jeni përqëndruar në ndërtimin nmbretërisë e cila se shpejti do të kaloj, dhe ju e keni lënë anash mbretërinë në të cilin do të kaloni shpejt. Ju keni ndërtuar shtëpia në të cilat të tjerët do të banojnë dhe do të kënaqën, dhe ju i keni lënë anash shtëpiat për të cilat nuk ka banor tjerë përveç juve.

Ky është vendi ku do të jetosh dhe do të përshëndetesh me punën dhe rraskapitjen. Kjo është se qka është me rëndësi, njëri prej kopshteve të Xhenetit apo njëri prej dhomave të dënimit në Xhehenem...


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 30/09/2009 11:21 a.m.
 abc
(@abc)
Beiträge: 20
Eminent Member
 

me falni por ne shum fjal qe i keni shkruar ketu nuk jeni duke e than drejtesin
jam musliman edhe une por une nuk jam kunder jo muslinanve siq qenki ju duke i injoruar ashtu
se edhe ata jo muslimanet jan ndoshta edhe ma te mire se do musliman
pra jam i knaqur qe jam musliman por nuk pajtohem thenjes se veq muslimanet shkojn ne xehnet
se ne xehnet shkojn veq njerzit qe jan kam zemer mire dhe dhe i takon zotit ti perzgjedh
pra edhe prej feve tjera
sipas do qe thojn dhe e komentojn kuranin dhe ata duke folur njerzit ashtu edhe une e kuptoj se ne njerzit qe jan ne ket bote pa deshiren e tyre jan veq per me hjek dhe me u denu nga zoti
sa per denimin nga zoti qysh thojn nje grup i njerzve qe e komentojn kuranin
eshte pak e veshtir qe tju besohet
po due me than se per me kuptue ate qe lutem per allahun pra ne arabishte beso qe pak kush e din se per qka jan tu lut
se per me dite qe jan tu lut ma se pari duhet me dite arabishten e me kuptu se qka thon e qka luten
pra kemi te drejt me u lut ne gjuhen toh dhe ne gjuhen ton me e dite se qka eshte e lejuar e qka e ndaluar si musliman
se edhe ajetet e kuranit qe jan ardhur ne tok nuk kan qen ne gjuhen arabe qe flitet sot
pra lutja dhe falenderimi per allahun eshte ma e fort dhe eshte me gjith shpirtin kur lutemi dhe dim se per qka po lutemi dhe per qka po e falenderojm allahun pra kesaj i thon falenderohu allahut shqip dhe me gjith zemer


 
Veröffentlicht : 09/10/2010 10:34 p.m.
Teilen: