Benachrichtigungen
Alles löschen

U bene me teper se dhjete vite qe i lutem All-llahut, subhan

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
313 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3557]

Pyetje:
U bene me teper se dhjete vite qe i lutem All-llahut, subhanehu ve teala, qe te martohem me nje burre te mire, mirepo deri tani lutja ime nuk eshte plotesuar.
Per kete arsye fillova te mos lutem me, jo pse humba shpresat te pergjigja e All-llahut, subhanehu ve teala, por sepse fillova te mendoj se kjo gje mund te jete per te miren time, pasi All-llahu, subhanehu ve teala, e di me mire se c'eshte e mire e c'eshte e keqe per njerezit.
C'duhet te bej ne kete rast?
A t'i vazhdoj lutjet perseri?

Pergjigje:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thote ne nje hadith te sakte: "All-llahu nuk i pergjigjet lutjes se njeriut nese ai ngutet".
Pra All-llahu, subhanehu ve teala, nuk i pranon lutjet e atij personi, i cili i merzitur nga pritja e gjate, i nderpret ate duke menduar se All-llahu, subhanehu ve teala, nuk do t'i pranoje lutjet e tij.
Vonesa e pergjigjes mund te ndodhe per disa arsye apo shkaqe te vecanta, te cilat mund te jene per te miren e vete lutesit.
Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se vonesa e pergjigjes se lutjes nuk do te thote se All-llahu, subhanehu ve teala, nuk e ka pranuar ate lutje, sic sqarohet dhe ne hadithin e meposhtem:
"All-llahu mund t'ia pranoje lutjen dikujt ne tri menyra te ndryshme: mund t'i pergjigjet lutjes se tij dhe t'ia jape ate qe kerkon, mund t'ia ruaje shperblimin e lutjes se tij per ne Diten e gjykimit, ose mund ta mbroje ate nga nje e keqe". (Sahih; Ahmed).
Andaj, nga ana jone, e keshillojme kete vajze qe te mos ngutet, por te vazhdoje t'i lutet All-llahut, subhanehu ve teala, panderprere edhe nese kjo zgjat per nje kohe te gjate.
Gjithashtu, nese dikush kerkon doren e saj, nuk duhet te refuzoj edhe nese ai eshte i martuar apo eshte me i madh se ajo ne moshe, sepse kjo martese, me ndihrnen e All-llahut,subhanehu ve teala, mund te behet shkak per shume gjera te mira.

Iben Xhibrini


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 2:28 p.m.
 abc
(@abc)
Beiträge: 20
Eminent Member
 

hej po te them pse u lute me u martue me nje djal te mire
pra ti u lute per nje djal te mire po mos harro se edhe ai djali lutet per nje vajze te mire
e ti nashta nuk je ajo qe eshte lut edhe ai djaloshi
nje keshill per ty kure te dalesh me nje djal per me u pelqyer ti ate e ai ty merre nje pasqyre
pra se pari e shikon veten e tani edhe ate djaloshin


 
Veröffentlicht : 10/10/2010 11:52 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

Selam alejkum

A ben me dit kujt po i drejtoheni keshtu me keto fjale ? Se me sa e di une Dijetari Iben Xhibrini ka vdekur motiiiiiii


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/10/2010 1:32 p.m.
Teilen: