Në këtë temë mund të parashtroni pytje dhe të debatoni për çështje të ndryshme rreth fesë islame. Ideja me lindi nga një pytje e bërë nga anëtari Esati se ku mund të gjejë Kur'anin.
Këtu e keni një web faqe http://www.albislam.com/kurani/
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Alko pershendetje.
Une doja te dija se c´thote kurani ne lidhje me fete e tjera,sepse po lindin keqkuptime dhe atakime ne tema te tjera
Pres pergjigje qe ta lexojne te gjithe
Me respekte Jola
Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !
Pershendetje Jola.
Per tu pergjigjur ne pyetjen e parashtruar duhet spjeguar historine e librave te shpallur para Kur'anit. Secili shkrim iu dha nje te derguari per kohen
Librat e fundit, te njohura per ne jane
1. Fletushkat e Ibrahimit a.s. (Abrahamit) - qe jane zhdukur tani me.
2. Tewrati-Musait a.s. (Tora- Moisiut)- apo Dhiata e vjeter -qe eshte ndryshuar me kalimin e kohes nga njerezit dhe shkruesit. Jane futur shume histori e izraeliata qe nuk e kane vendin aty, kenge si kantiku qe jane shtuar me vone etj. Si pasoje e kesaj e ka humbur origjinalitetin dhe nuk mund te themi se eshte fjale e Zotit per ato arsye. Keto mund te verehen sepse tregohen nga personi i trete. Poashtu mund te verehen fjale te fuqishme te thena nga Zoti.
3. Zeburi (Davudit a.s.)- qe diçka nga origjinali gjindet ne Dhiaten e vjeter ndersa ne nuk e dijme çka eshte origjinal e çka jo.
4.Inxhili-Isait a.s. (Ungjëlli-Jezusit)-apo Dhiata e re ose Bibla.
Ne Bibel jane perfshire edhe dy librat e mehershem me te gjitha ato histori si dhe jane shkruar ngjarjet qe ndodhen gjate kohes se Profetit Isa (Jezus) nga persona jo deshmitare te atyre ngjarjeve por shume me vone. Si pasoje e shkrimeve te shumta dolen edhe shume Bibla, dhe secila ndryshonte nga tjetra. Poashtu u formuan edhe rryma te shumta si dhe ngaterresa ne mes paleve e qe eshte nje ç'eshtje tjeter kjo.
Bibla fillimisht eshte shkruar ne gjuhen greke apo te pakten ato me te vjetrat qe jane ruajtur kane qene ne ate gjuhe. Isa (Jezusi) siç e dijme ka folur gjuhen arameike, pra gjuhen e folur ne izrael ne ate kohe, mirepo nuk gjindet asnje Bibel e shkruar ne ate gjuhe dhe kjo na sjell deri tek konkludimi se eshte shkruar shume me vone ne gjuhen greke dhe jo sa ishte Isa (Jezusi) gjalle. Tani nga gjuha greke eshte perkthyer ne gjuhen latine shume me vone, dhe duke e ditur se nuk kishte shtypshkronja ne ate kohe, sigurisht qe eshte angazhuar ndonje skrib (shkrues) qe ta shkruante fjale per fjale po e zeme librin e Markut apo te kater librat (Marku,Mateu, Luka, dhe Gjoni,) dhe jane bere dy kopje.
Imagjinoje ta pershkruash nje liber te tere fjale per fjale, sa jane gjasat te mos kalosh ndonje pasazh dhe ta besh pa gabime fare. Tani dikush ka dashur ta kete edhe ai nje kopje dhe prap nga e para, kopje e kopjes tani. Ore te gjata duke shkruar dhe futur çdo shkronje dhe fjale. Kjo kopja i barte tani edhe gabimet e skribit te meparshem + leshimet qe i ben ky skribi tjeter. Te mos flasim per kopjet e mevoneshme pas tyre.
Edhe teologet e krishtere e pranojne se jane diku mbi 50.000 gabime dhe kontradikta qe nuk perputhen. Si pasoje kemi edhe Biblen King Xhejms verzion e cila ka libra me pak se Biblat tjera. Kjo ngase u tentua te hiqen mosperputhjet.
Keto nuk i them nga vetevetja por nga nje Profesor studiues qe quhet
Bart D. Ehman.
Ka mbajtur nje ligjerate ne Stanford qe quhet.
Misquoting Jesus, Stanford Lecture, How Bible Tainted. Gjindet ne You Tube. Po e jap sajtin nese di anglisht.
http://www.youtube.com/watch?v=7cK3Ry_icJo
5. Kur'ani-Muhamedit a.s.- Zoti ne Kur'an na informon se shume fjale i kane ndryshuar ne librat e meparshem ose ua kane nderruar kuptimin fjaleve dhe kjo eshte nje nga arsyet e shpalljes se Kur'anit qe t'i informoje njerezit dhe t'ua terheq verejtjen pasuesve te librave te mehershem (hebrejve dhe te krishtereve) per ato nderhyrje si dhe i fton qe te logjikojne vet dhe te binden. Fton ne kthimin ne origjinal te besimit se nuk ka te adhuruar tjeter veq All-llahut ( vrj- edhe te krishteret arab e quajn All-llah Zotin, hebrejt e quajn Elah) dhe te mos adhurohet tjeter krahas me Ate si: pikture, figure, dru, idhull,etj si dhe te mos thuhet per te se ka bir apo bije sepse larg asaj eshte Ai. Te mos mirren ndermjetes si shenjter etj dhe tu lutemi atyre per ndermjetesim te Zoti sepse eshte gabim. Me nje fjale tregon se eshte vetem nje Krijues i vertete dhe askush nuk mund te ndermjetesoj pa lejen e tij.
112. Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
- Tani, çka thot per pasuesit e librit (te krishteret dhe hebrejt) dhe si duhet polemizuar me ata.
16:125.
Ti thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
29:46.
Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit ne dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
3:113-115
113. Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
114. I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
2:62.
Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët, (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen.
2:109.
Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:113.
Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
2:140.
A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
5:18.
Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i githë çka ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
5:69.
S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudivë, prej sabiinëve, prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
5:82.
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
4:159.
Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre
4:171.
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
5:65.
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
Ketu poshte tregon se per çka jane urdheruar ne libra origjinale pasuesit e tyre
9:31.
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
Keto jane vetem disa nga ajetet qe gjinden ne Kur'an sepse ka shume.
Shpresoj te te mos kem ofenduar me ndonje gje.
Te pershendes. ![]()
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
pershendetje JOLA
mendoj se pasi qe e lexove kete pergjigjeje e ek te qart se perse ne kemi mendime te ndryshme me njera tjetren
dhe e ke te qart se per qka une i kundershtoj fet tjera 😉
drita peshendetje me ironi te lutem mos ma shkrep syrin mua.
Eshte mendimi jot ky nese ti nuk i respekton fete e tjera skam
c´bej une eshte e drejta jote kjo.
Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !
Alko pershendetje flm per pergjigjen qe me the por me sakse te kerkova nje pergjigje te shkurter dhe pricize.Pasi une nuk po di qe te kthej pergjigje pasi une biblen e kam lexuar ne nje moshe te vogel dhe nuk e kam shume te qarte qe te mundem te vazhdoj diskutimin me ty.
dhe kuranin nuk e kam lexuar.
megjithate une mendoj dhe besoj se asnjera fe si katolikja dhe feja muslimane dhe fe te tjera nuk kane per qellim qe te lindin mosmarrveshje , besimi eshte i lire dhe jo me detyrim , por jane njerezit qe i bejne keto dallime.
per mua nuk ka rendesi shume se cfare feje ka njeri apo tjetri une i respektoj ne rradhe te pare si njerez qe jemi.
Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !
Nje mysliman i mire e i devodeshem e ka per obligim te silliet me te gjithe njerzit mire pa dallime se cilit besim i takojn ata,Mekat eshte per myslimanin te ofendoj nje njeri edhe pse ai nuk i takon besimit islam,mekat eshte per myslimanin,te demtoj objektet e besimeve te tjera,eshte e pa pranushme ne islam kjo,
feja ISLAME eshte fe e PAQES,se edhe vet fjala ISLAM ne shqip do te thot PAQE,edhe Muhamedi a.s. ka arrit ti bind njerzit dhe ti kthej ne rrugen e drejt ne rrugen e islamit vetem me sjellje te mira,me kulture te lart,me moral te lart,me sinqeritet te lart me respekt ndaj te tjerve,dhe me dashurin qe ka pas ndaj zotit,se duke e dasht zotin,neve tani zoti na obligon qe te duajm edhe njerzimin.
Po e tregoj nje rast,me Ibrahimin a.s. se Ibrahimi a.s. njihet ne fen islame si nje njeri shume bujar shume doredhenes,edhe per nga rendesie e pejgamberve qe kan pas,shume dijetar te fes islame e rendisin me njehere mbas muhamedit a.s. si pejgamber me nje rendesi te madhe per njerzimin.
Si njeri bujar dhe shume deredhenes,thuhet se Ibrahimi a.s. kurr nuk ka ngren buke pa pas edhe dikend mysafir,edhe kur ka desht me shtru sofren per me ngern buke,ai i ka urdheru disa njerz qe te dalin edhe te ndezin zjarre ne ate vend ,me qellim qe kur te sheh ate zjarre dikush qe ka mbet ne rruge te vjen aty dhe ta ushqej e ti ndihmoj,edhe nje dite keshtu i erdhi nje plak rreth 70 vjet,edhe e shtrojn sofren ( tryezen ) e bukes edhe ulen me ngren buke,por plaku don me fillu me ngren buke ,edhe pejgamberi i thot thuaj bismilahe,
PLAKU ; nuk them une ashtu
IBRAHIMI a.s. : si nuk thua ashtu ,i ke ba 70 vjet edhe kurr ne jeten tende nuk ke then bismilahe.
PLAKU:nuk them, se une nuk besoj,
IBRAHIMI a.s. : po si nuk beson ,kush te ka jap ty jeten,kush te jap ty cdo dite oksigjenin qe e thith,kush te ka dhen ty gjymtyret ,zoti ti ka dhen edhe ti prap nuk i beson,e cka me duhesh i thot ti mua per me te ushqy ,ik humb nga ketu.
edhe keshtu Ibrahimi a.s. e perzuri plakun dhe nuk e la me ngren buke,edhe ne ato momente i zbret nje porosi nga zoti xh.sh. Ibrahimit a.s. edhe i thot o i derguari im,u ngute,u sjelle keq me robin tim,nuk ben ashtu me u sjell me roberit e mij,Une qe 70 vjet e ushqej,me buke me uje me oksigjen,me cdo gje te mire si te gjithe te tjeret qe i ushqej ,edhe ai mua nuk me beson ,ai per mua nuk din qe ekzistoj.ai mua me injoron,por une prap e ushqej cdo dite ,e ti ,nje dark nuk ja dhe me ngren robit tim.bere gabim dhe u ngute shume i tha zoti Ibrahimit a.s. edhe tani Ibrahimi a.s.i urdheroj disa njerz edhe shkuan e kthyen plakun edhe e ushqej me te gjitha te mirat qe kishte.
Prandaj te gjithe jemi rober te zotit dhe te gjithe e meritojm respektin nga njeri tjetri,dhe nje dite te gjithe do te dalim para zotit,si aj qe ka besu,si aj qe nuk ka besu,te gjithe do te japim llogari,e neve nuk kemi te drejt si rober te zotit qe jemi te gjykojm askend ,se nese ne flasim per gjykimin,atehere ju perzihemi zotit ne punet e tij,e me ju perzi Zotit ne vendime nuk guxojm,se ai per neve nuk ka nevoj,por neve kem nevoj per Ate.Ai kurr nuk gabon edhe Ai gjithmone drejt gjykon.

zem-zem Pajtohem me mendimin tend plotsisht ashtu duhet 8)