Benachrichtigungen
Alles löschen

Pyetje dhe pergjegjie

15 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
2,071 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#499]

Mund te pyetni dhe kush i din pergjegjiet mund te pergjegjen rreth:

-Abdestit
-Si duhet mu fal
-Dovë
kush ka interesim per keto .


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 14/08/2008 10:45 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Une Personalisht kisha pas deshir me dit per te gjithat keto bruna ,po me siguri ka edhe tjer qe kan deshir me dit.
Si te keni mundesi mir eshte te shenoni .

:arrow: :arrow: :arrow: :arrow:


 
Veröffentlicht : 14/08/2008 11:12 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Se pari shkojmë me abdestin:

-
-Themi Bismil-lah dhe në fillim lajmë duart deri tek kyqet.
-Fërkojmë gishtat e një dore me gishtat e dorës tjetër.
-Nëse kemi unazë e lëvizim në mënyrë që të depërtoj uji.

-Fusim 3 herë ujin në gojë me dorën e djathtë, futet uji mir dhe shpërlahet goja mirë.Por në rast agjërimi nuk futet shum ujë me bollek sepse ka mundesi te kalojë në fyt.

-Fusim 3 herë ujë në hundë me dorën e majtë,ata që agjërojnë nuk e thithin fort ujin në mënyrë që të mos depërtojë në fyt.

-Lajmë fytyrën 3 herë. Pjesa e fytyrës që duhet larë është që nga fillimi i flokëve deri në fund të nofullave dhe anash deri tek veshët,duhet që të kemi kujdes që të mos mbetet asnjë vend pa u lagur.

-Lajmë 3 herë krahun e djathtë deri mbi bërryla.Krahun e djathtë e fërkojmë me dorën e majtë në mënyrë që të mos mbetet asnjë vend pa u lagur.

Lajmë 3 herë krahun e majtë në të njejtën mënyrë si krahun e djathtë dhe e fërkojmë me dorën e djathtë që të mos ngeli vend i pa lagur.

-Lagim dorën e djathtë dhe i bëjmë mes'h kokës (mes'h osht me doren e lagur prekim koken prej ballit ose 1/4 e kokës).

-Lajmë veshët. Pjesa e brendshme e veshëve lahet me gishtat tregues ndersa pjesa e jashtme me gishtat e medhenj.

-Me pjesen e jashtme te tre gishtave te mbetur perveq gishtit te madh tregues ferkojmë qafen.Kur fërkojmë qafen gishtat nuk terhiqen poshtë drejt fytit anash drejt fytyres.

-Lajmë këmbën e djatht duke filluar nga gishti i vogël.mesin e gishtave e ferkojmë duke perdorur gishtin e vogël të dorës së majtë.Më pas lajmë këmbën komplet deri te nyja.

-Edhe këmba e majtë lahet njëlloj si këmba e djathtë.

-


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 14/08/2008 11:43 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Këto të gjitha mund t'i gjeni te www.faljaenamazit.com

edhe mund t'i gjeni www.zemra.de te Feja Islame

Mirëpo nese nuk e keni te pakjartë mund të pyetni ne lidhje me faljen e namazit ose nese nuk mund t'i gjeni suret.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 14/08/2008 11:46 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Pershendetje motrushet e mia me vjen mir shum qe jeni pak te interesuara per keto tema .

Sa i perket Jasinit:

Jasin është sureja e 36 me rend në Kur'an dhe i ka gjithsejt 83 ajete.

Me sa kam ndegju une se une nuk jam e shkolluar ne ketë lëmi e as nuk e kam studiuar fenë Islame vetëm se e praktikoj shum Islamin kam lexuar shumë të vjetrit thojnë se Jasini osht zemra e Kur'anit mirëpo mund te themi se e gjith Kur'ani osht jo vetm se Jasini po ashtu nese pak e ke lexuar Jasin ne gjuhen shqipe ose lexoje mund te kuptosh permbajtjen e Jasini ,ketu tek ne kendojnë Jasinin per të vdekurit sikurse qe janë netet e mëdhaja mirë po sa ka Jasini dobi për të vdekurit une nuk e di secili njeri duhet te lutet sa është gjallë per vete mos prit qe kur të vdesesh të luten familjaret per ty .

Në një libër fetare e kam lexu edhe në një takvim se është mirë të këndohet Jasini një të vdekuri në varreza sa ka te vdekur aty qaq sevap ke ti vetëm se e këndon Jasinin pran/ te vdekurve.E di se duhet mi vizituar te vdekurit varreza edhe të këdohet diqka nga Kur'ani qoft Jasin ose ndonjë sure tjeter amo vleren e Jasinit nuk e di.

Se a ka bazë në Islam këndimi i Jasinit për të vdekurit nuk jam e sigurt vetëm se une ku jetoj qdo kush kendon Jasina .Një mund të them se njeriur kur mund të këndoj Jasin pse nuk këndon edhe Kur'an .
Nëse ka dikush njohuri ma teper për Jasinin le të shkruaj


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/08/2008 1:37 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Sa i perket doveve ose sureve ka shum une nuk e di se cilen e din e cilen se din perafersisht dovet per nje namaz janë keto ose te themi shkurt per fillestaret qe deshirojn mu fal

-Subhaneke
-Eudhubil-lahi
-Elfatiha (elhami)
-Kulhuvallahu
-Kueudhu birabil felek
-Kuleudhu birabil nas
-Ina etajna
-Etehijatu
-Salavatet
-Allahume rabbena (dua)
-Duaja e kunutit etj.

keto jan dovet qe pa keto nuk ban te falet e tani ti kur ta pervetesosh namazit ke shum sure qe duhet mi dit mirepo pa keto nuk ban nese te interesoj edhe te tjera une ti gjej


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/08/2008 1:43 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

PO nuk te pasna kuptu mir.

Nëse këndon një Jasin një të vdekuri qoftë të familjes tende apo dikujt tjeter duhesh së pari te këndosh në gjuhën arabe nese posedon jasin ne gjuhën arabe po bon te jetë me shkronja latine por kendimi i Kur'anit siq është pjese e saj sureja Jasin me i vlefshem eshte te kendohet me shkronja arabe e jo me shkronja latine.

POr megjithat se pari duhet te maresh abdest e pastaj ta mbulosh trupin te gjithë sikur ne namaz e pastaj t'ja fillosh me bismilah me kendu suren jasin i ka 83 ajete ne fund kur ta kryesh Jasinin e bënë duan per kend e ke kendu Jasinin ne qdo libër ku osht Jasini ne fund osht edhe duaja edhe u kry nuk ka mo .

Më së miri osht me shku dikund te naj hoxh nje muaj edhe t'i mesosh shkronjat arabe se ma i vlefshem eshte kendimi i Kur'anit me shkronja arabe besoj se per nje muaj mund te fillosh me lexu Kur'an me shkronja arabe.

Nëse don të dish gjithqka per Kur'anin hyn qetu www.kuranifisnik.net ketu ke ajete edhe si kendohet Kur'ani ose thene thjesht shqiptimi i fjaleve kuranore se edhe shqiptimi osht me rendesi se duhet t'i shqiptosh vokalet mir.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/08/2008 3:34 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

po sureja Jasin i ka 83 ajete mos osht shum me postu ketu ti ma mir me gjet dikund


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 20/08/2008 3:39 p.m.
(@gresa)
Beiträge: 2966
Famed Member
 

Selamun Alejkum bruna Moter Edhe une Kisha nje pyetje lidhur me ket Temen...

Moter me largt kishit shkruar qe Jasinin Mundemi me ja kenduar Njerzve te vdekur a po?

E dmth qe qato 83 ajete duhet mej kendu ne qat Koh apo mundesh me ber qdo dit prsh...nga 10 ajete...Apo duhet te gjitha sbashku???

A ka ndonje dit te caktume se qfar dite mej kendu apo sesht me rendesi?

Keto jan pyetjet qe kisha nese kishit mundur me ju pergjigj do tjav dija per nder...Flm shum edhe Kaloni Bukur qdo tmir Ishalla Zoti ju shperbeln me te mir...ty dhe te gjith ata qe na mesojn... :kafe:


CariC N´Veti..!

 
Veröffentlicht : 20/08/2008 7:09 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Sa i perket Jasinit se a eshte i dobishem per te vdekurit nuk jam e sigurt, Jasinin te vjetrit tanë kanë thënë se duhet me ja kendu nje te vdekuri mirepo nuk e di argumentin e plot se a eshte i dobishem per te vdekurit sepse Jasini osht Kur'an sikurse edhe suret tjera , ti mund te kendosh kur te duash Jasinin nese nuk i din shkronjat arabe qe te kendosh edhe sure tjera p.sh kur osht nat e madhe nese nuk i din shkronjat arabe atehere kendoje Jasinin se ekziston Jasini me shkronja latine mirepo dobin e tij per te vdekurit nuk e di . Janë tash hoxhallaret e rinj kam ndegjuar se ata kan thonë nuk ka dobi Jasini per te vdekurit secili duhet te kendojë per vete te lutet per vete .mirëpo mos past dobi per te vdekurit ka dobi per ty se aty permenden fjalet e Zotit.

Ndoshta i nderuari ENES na jep nje pergjegjie me te saktë per Jasinin mirëpo sidoqoft Jasini osht Kur'an bën të këndohet thojnë nje fjal popullore "ma mir pak se hiq" mirë po duhet 83 ajete pernjeher te kendohen se nuk jan shum mund t'i kendosh per 10 minuta.
PO pse e nderuar nuk shkon t'i mesosh shkronjat arabe nuk te duhen as 1 muaj per mi mesu pastaj e këndon edhe Kur'anin jo vetem Jasinin.
Kur te biesh me fjet nese i kendon suret Ihlas,felek, nas edhe Ajetul Kursijen edhe ato jan sikur Jasini ne Kur'an pa keto nuk ban me të zon gjumi mesoj keto sure edhe qdo mbramje kthehesh ne krahun e djatht edhe bon bismilah edhe i kendon.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 21/08/2008 9:59 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

LEXIMI I KUR"ANIT PER TE VDEKURIT

Prof. Dr. Zekeriya Güler*

Transmetohet prej Ma"kil b. Jesarit se Pejgamberi a. s. Ka thënë : “Lexojeni suren Jasin për të vdekurit tuajâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 27/09/2008 12:42 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

(Pyetja Nr. 350) Anonim / Shqipëri / 31-12-2008

Message: Eselemu alejkum. Çfare gjykimi ka per kete person qe ka pranuar fene Islame, ka vazhduar namazin me 5 kohet e tij, ka agjeruar muajin e Ramazanit mirepo i ka len keto te dyja te thuash gati krejt dhe eshte fejuar me nje te krishtere te paster. Une kam lidheje familjare me te e me dhimbset si me keshilloni ju mua ti them atij, Allahu ju ruajte.
/ 5-1-2009

Udhezimi eshte ne dore te Allahut dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte. Detyra e muslimanit, te cilit Allahu i ka dhene miresi dhe e ka udhezuar ne Islam, eshte qe te ftoje te tjeret ne Islam, me qellim qe t'i shpetoje nga zjarri dhe te marre shperblim nga Allahu per kete veper njerezore dhe madheshtore, dhe sigurisht qe njeriu duhet te filloje te shpetoje nga zjarri njerezit qe do me shume, duke filluar nga me te afermit e deri me te larget. Pra, mund te themi se ajo qe mund te besh ti ne lidhje me te afermin tend eshte qe ta keshillosh te mos e lere namazin dhe as agjerimin, asnjehere. Kurse per martesen me te krishtere, kjo eshte diçka e lejuar ne Islam, dhe ne kete rast i del detyre burrit qe te keshilloje dhe te therrase ne Islam gruan e tij, si dhe njekohesisht do t'i duhet te mbaje barren e edukimit te femijeve dhe mesimin e fese atyre, gje te cilet gruaja muslimane e devotshme do ta bente me se miri. Pra, keshillo sa te mundesh, me urtesi e butesi, dhe suksesi eshte ne dore te Allahut.


 
Veröffentlicht : 05/01/2009 8:30 p.m.
(@lindita)
Beiträge: 892
Prominent Member
 

1.Sa vjeçar ka qen Ibrahimi alejhi selam kur All-llahu xh.sh ia dhuroi fëmiun e parë ?

2.Cila nga gratë është shehid i par në Islam ?

3.Pas ikjes nga Mekka Muhammedi s.a.v.s në cilë shpell është fshehur?


Unë stë kërkoj të më duash shumë,
por të paktën çerekun nga sa të dua unë.

 
Veröffentlicht : 08/01/2009 2:55 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

1.Sa vjeçar ka qen Ibrahimi alejhi selam kur All-llahu xh.sh ia dhuroi fëmiun e parë ?

2.Cila nga gratë është shehid i par në Islam ?

3.Pas ikjes nga Mekka Muhammedi s.a.v.s në cilë shpell është fshehur?

1.Ibrahimi a.s ishte në moshën 86 vjeqare .

2.Shpella Sevr


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 08/01/2009 6:15 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

1.Sa vjeçar ka qen Ibrahimi alejhi selam kur All-llahu xh.sh ia dhuroi fëmiun e parë ?

2.Cila nga gratë është shehid i par në Islam ?

3.Pas ikjes nga Mekka Muhammedi s.a.v.s në cilë shpell është fshehur?

Pergjegjeja e dytë është Ummu Ammare gruaja e parë shehid në Islam pastaj shehidi i dytë ka qenë bashkëshorti i saj .


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 09/01/2009 12:54 p.m.
Teilen: