![]()
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Se e fiton shperblimin e let nese agjeron ne koh te dimrit esht dita shum e shkurt
po ashtu nata eshte ma gjate mundesh me shrytzu per namaz dhurim lutje
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

Dimri, mejdan i bindjes dhe adhurimit ndaj Allahut
I mençur është ai që i frikësohet Zotit të vet, e mposhtë epshin e tij dhe punon për jetën pas vdekjes.
Besimtarë të nderuar! Ja, na erdhi stina e dimrit. Është e pamohueshme se shumica e njerëzve e urrejnë stinën dimërore për shkak të ftohtit, borës, acarit dhe karakteristikave tjera që ka kjo stinë. Por, mos të harrojmë se dimri ka ca veçori dhe dobi që nuk i kanë stinët tjera.
Dimrit në gjuhën arabe i thonë "Esh-Shitau" dhe përmendet një herë në Kur'an dhe atë në ajetin e dytë të sures El-Kurejsh.
Ndërsa në Sunenin e Tirmidhiut shënohet hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. që thotë: "Fitimi i lehtë është agjërimi gjatë dimrit."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) një ditë u tha shokëve të tij: "A dëshironi t'ju tregoj për fitimin e lehtë (pa ndonjë mund të madh)?" Gjithsesi – i thanë ata. "Është agjërimi gjatë ditëve dimërore" – u përgjigj sahabiu i nderuar Ebu Hurejre r.a.
Atëherë, a thua përse agjërimi gjatë dimrit qenka fitim i lehtë? Për shkak se ditët janë të shkurtra dhe koha është e ftohtë, andaj besimtari e ka shumë më lehtë të agjërojë dimrit sesa në ditët e nxehta të verës.
Ibn Rexheb El-Hanbeli ka thënë: "Qëndrimi në namaz gjatë netëve dimërore është i barabartë me agjërimin gjatë ditëve të nxehta verore."
Hz Omeri r.a. kishte thënë: "Dimri është fitim për njerëzit që e adhurojnë Zotin me sinqeritet (abid)."
Kurse Imam El-Bejhekiu ka shënuari hadithin e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshim mbi të) që ka thënë: "Dimri është pranverë për besimtarin, netët e tij janë të gjata e ai i kalon në ibadet (namaz, lexim etj.), ndërsa ditët e tij janë të shkurtra e ai i kalon duke agjëruar."
Tregohet se sahabët r.a., gëzoheshin pa masë me ardhjen e dimrit dhe i shfrytëzonin në maksimum ditët dhe netët e tij. Por në të njëjtën kohë, i nxitnin dhe i inkurajonin edhe të tjerët të shfrytëzonin këtë stinë.
Abdullah ibn Mes'udi r.a., thoshte: "Mirë se na vjen dimri, në të zbresin mirësi e begati të shumta, zgjatet nata për adhurim dhe shkurtohet dita për agjërim."
Po ashtu edhe Hasan el-Basriu thoshte: "Sa kohë e mirë dhe e përshtatshme për besimtarin është dimri, netët e tij të gjata i shfrytëzon në adhurim, kurse ditët e shkurtra në agjërim (vullnetar)."
Kur vinte dimri, njëri prej njerëzve të mirë thoshte: "O dashamirë të Kur'anit, u zgjat nata për të lexuar Kur'an, andaj lexoni atë, u shkurtua dita për agjërimin tuaj, andaj agjëroni."!
Vëllezër dhe motra!
Nëse nuk keni mundësi të agjëroni ashtu siç agjëronte Davudi a.s., atëherë agjëroni të hënën dhe të enjten! Nëse nuk mund të agjëroni as këto ditë, atëherë agjëroni ditët e bardha që janë ditët: 13, 14 dhe e 15-të e çdo muaji hënor, sepse agjërimi në këto ditë ka vlerë dhe rëndësi të madhe.
Meqenëse kemi hyrë në stinën dimërore, atëherë kemi rastin më të mirë që me punë dhe angazhime të lehta të fitojmë sevape dhe shpërblime të mëdha nga ana e të Madhit Zot dhe është një mundësi shumë e mirë për të shlyer borxhet tona që kemi ndaj Allahut të Madhërishëm. Po ashtu gjatë netëve dimërore, kemi rastin më të volitshëm për të bërë sa më shumë namaz të natës, sepse kemi kohë që një pjesë të natës të pushojmë kurse pjesën tjetër t'ia kushtojmë Krijuesit tonë, Allahut të Lartësuar. Pa dyshim çështja e dimrit është e habitshme për atë që e shijon ëmbëlsinë e adhurimit. Allahu i Gjithëmëshirshëm i ka përshkruar në Librin e Tij veçoritë e banorëve të Xhennetit, prej tyre është edhe ajo që Zoti thotë në Kur'an: "Ata qenë të cilët pak flinin natën."
Tregohet se Ebu Hurejra r.a., natën e ndante në tri pjesë: Një të tretën për namaz, një të tretën për gjumë dhe një të tretën për dituri (për të përsëritur hadithet e Pejgamberit s.a.v.s.)." Kështu vepronte edhe imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë).
Na është transmetuar se Muadh ibn Xhebeli r.a. kur ishte në prag të vdekjes filloi me qajtë. E pyetën: A po qanë nga frika për vdekjen? Tha: Vallahi nuk po qaj se kam frikë vdekjen, e as nga lakmia për dynjanë tuaj, por po qaj nga malli për etjen e madhe në ditët e nxehta (agjërimin gjatë verës) dhe për namazin (nafile) gjatë netëve të dimrit." Njëmend kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse në ibadet ka kënaqësi të madhe shpirtërore, e këtë mund ta dijë vetëm ai që e përjeton.
Abdullah ibn Vehb ka thënë: "Çdo gjë ka vetëm një kënaqësi, kurse ibadeti (adhurimi i Zotit) ka tri kënaqësi:
E PARA: Kur je duke e bërë atë;
E DYTA: Kur e kujton atë dhe
E TRETA: Kur e merr shpërblimin për të."
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të) ka thënë: "Puno për këtë botë (dynjanë) sikur nuk do të vdesësh kurrë, dhe puno për botën tjetër (ahiretin) sikur do të vdesësh nesër."
Atëherë të shfrytëzojmë kohën që na ka mbetur për të adhuruar Krijuesin tonë, sepse ditët janë tri, e djeshmja që ka kaluar dhe nuk kthehet më; e sotmja që duhet shfrytëzuar në vepra të mira; dhe e nesërmja që nuk e dimë se a do ta presim apo jo?!
E lus Allahun Fuqiplotë që t'na jep forcë dhe vullnet për ibadet! O Allah, na dhuro sinqeritet në punë dhe na i prano veprat tona. Ti me të vërtetë dëgjon dhe i përgjigjesh lutjeve tona. Amin
mesazhi.com shkruar nga Enes Koshi
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€