Pse njerëzit janë të humbur?
Arsyeja kryesore që njeriu është i humbur, është se ai i jep më shumë rëndësi mendimit të tij sesa udhëzimit të shpallur nga Allahu, gjithashtu ai preferon të ndjekë nefsin “Unin” e tij në vend të urdhërave të Zotit të tij.
E, dihet që shijet dhe ndjenjat e një personi varen nga dëshirat dhe preferencat e tij.
Njerëzit besimtarë kanë shijet dhe ndjenjat e tyre, siç na e ka shpjeguar i Dërguari, sal’allahu alejhi we selem, në një hadith të saktë: “Janë tre gjëra, kushdo që i ka ato, ka gjetur ëmbëlsinë e imanit (besimit): Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur për të se çdo gjë tjetër, kur dikënd e do vetëm për hhir të Allahut dhe kur urren kthimin në kufër (mohimin), pasi Allahu e shpëtoi prej tij, ashtu siç e urren hedhjen në zjarr”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit kur pranon Allahun për Zot të tij, Islamin për fe të tijën dhe Muhamedin, sal’allahu alejhi we selem, për të Dërguarin e tij.
Kurse në rastin e njerëzve, ndjekësve të kufrit, të risive dhe të dëshirave, shijet dhe ndjenjat e tyre janë në përputhje me epshet dhe dëshirat e tyre.
Shejhul Islam Ibn Tejmijje
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"