Benachrichtigungen
Alles löschen

Ngritja në këmbë kur mësuesi hyn në klasë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
95 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3540]

Pyetje :
Cili është gjykimi i fesë rreth ngritjes në këmbë për respekt nga ana e nxënësve për mësuesit e tyre?

Përgjigje:
Nuk ju lejohet vajzave që të ngrihen në kembë për mësueset e tyre,ashtu siç nuk ju lejohet edhe djemëve që të ngrihen në këmbë për mësuesit e tyre.
Më e pakta që mund të themi është,se kjo gjë,është shumë e urryer duke u bazuar në thënien e Enesit (radiall-llahu anhu):''
Askush nuk ishte më i dashur në mesin e Sahabeve sesa Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) megjithatë ata nuk ngriheshin në kembë për Profetin,duke ditur mospëlqimin e kësaj vepre.''

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Ai që dëshiron që njerëzit të ngrihen në këmbë përpara tij,ta përgatisi një vend në Zjarr.(Transmeton Imam Ahmedi 1/247 dhe Ebu Daudi 3488)
Kjo përfshin gratë dhe burrat.
All-llahu i ndihmoftë muslimanët në atë çfarë Ai pëlqen,dhe të na largojë nga ajo që Ai urren dhe ndalon dhe të na pajisi me dituri të dobishme dhe vendosjen e saj në praktikë.Ai është më Bujari.

Sheikh AbdulAziz Bin Baz (All-llahu e mëshiroftë)
Fataua Lil-Mudar-risijne Uet-Tul-lab. Faqja 334
__________________


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:09 p.m.
Teilen: