Benachrichtigungen
Alles löschen

I vërteti - (El Hakk)

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
252 Ansichten
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 
[#5018]

“Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione” Junus, 32.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplo

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” Haxh, 62.

I Vërteti në Qenien dhe cilësitë e Tij. Prania e Tij është e domosdoshme. Ai është i përsosur në cilësitë e Tij. Ekzistimi i Tij është nga domosdoshmëritë e Qenies së Tij dhe çdo gjë që ekziston është përmes Tij.

Fjalët e Tij janë të vërteta, veprat të vërteta, takimi më Të është i vërtetë, i Dërguari i Tij është i vërtetë, Librat janë të vërteta, Feja e Tij është e vërtetë, adhurimi vetëm ndaj Tij është i vërtetë dhe çdo gjë tjetër që i takon Atij është e vërtetë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” Haxh, 62

“E ti thuaj: ‘E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë’.” Kehf, 29.

“Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione” Junus, 32.

“Dhe thuaj: ‘Erdhi e vërteta e u zhduk e kota’. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” Isra,


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 11:00 p.m.
Teilen: