Pyetje:
Cili eshte vendimi i Islamit per ato gra, te cilat, ne rast vdekjeje, vajtojne me ze te larte dhe godasin fytyren me pellembe?
Pergjigje:
Goditja e fytyres, grisja e rrobave dhe vajtimi ne raste vdekjesh jane te ndaluara, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thene: "Nuk eshte prej nesh kush i bie fytyres, gris rrobat dhe therret ne dicka qe i perket kohes se injorances (para Islamit)".(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
"Une jam i distancuar nga ato gra, te cilat prej hidherimit vajtojne me ze te larte, presin floket, apo grisin rrobat e tyre." (Buhariu dhe Muslimi).
"Kater gjera ne popullin tim i perkasin kohes se injorances, andaj nuk jane te lejuara:mburria me prejardhjen e familjes, sharja e prejardhjes se dikujt, kerkimi i shiut nepermjet yjeve 1 dhe vajtimi i te vdekurit." (Muslimi).
Per ate gra qe vajtojne me ze te larte, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thene:
"Nese ajo grua qe vajton nuk pendohet para se te vdese, do te ringjallet Diten e Kijametit e veshur me nje fustan dhe kemishe prej katrani".(Transmeton Muslimi).
Detyra e muslimaneve eshte qe, ne raste fatkeqesish, te bejne durim, te shpresojne te shperblimi qe ka perqatitur All-llahu, subhanehu ve teala, per ata qe durojne dhe njekohesisht te pendohen e te largohen prej atyre gjerave qe na ka ndaluar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
All-llahu,subhanehu ve teala, thote: "Pergezoj ata te cilet, kur u ndodh ndonje fatkeqesi, bejne durim dhe thone: Te All-llahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi", (El-Bekare: 155)
Ne nje ajet tjeter, All-llahu, subhanehu ve teala, per te duruarit thote:
"Atyre u takon bekimi dhe meshira e Zotit tuaj e ata jane te udhezuarit". (El-Bekare: 156)
lben Bazi
1 Arabet para ardhjes se Islamit besonin se yjet ishin ata qe e sillnin shiun ne toke.
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"