Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem?
Pyetje: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem?
Përgjigje: Ehlu Suneh i duan dhe i respektojnë gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, të cilat janë njëkohësisht nënat e besimtarëve.
Ata besojnë se gratë e tij në dunja do jenë dhë gratë e tij në Ahiret, në veçanti Hadixheja e cila ishte e para që i besoi Profetit, salallahu alejhi ue selem, e ndihmoi dhe përkrahu me gjithë çfarë zotëronte, ishte nëna e shumicës së fëmijëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe gëzonte një pozitë të lartë tek ai.
Si dhe Aishja, e sinqerta bija e të Sinqertit, për të cilën tha Profeti, salallahu alejhi ue selem: "Mirësia e Aishes ndaj grave të tjera është si mirësia e theridit ndaj ushqimeve të tjera." (Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 198)
Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e meshirofte)
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"