Benachrichtigungen
Alles löschen

A lejohet vendosja e gurëve mbi varr?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
75 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3538]

Pyetja:A lejohet vendosja e një pjese prej hekurit apo ndonjë simbol mbi varrin e të vdekurit duke shkruar mbi të ajete të Kur'anit dhe emrin e të vdekurit,lindjen e tij dhe vdekjen e tij?

Përgjigje:

Nuk lejohet të shkruhet mbi varrin e të vdekurit ajete të Kur'anit dhe asgjë tjetër,as në hekur e as në mermer,as në derrasa e as në asgjë tjetër sepse ka ardhur në hadithin që e transmeton Xhabiri [radjiAllahu anhu] nga i Dërguari [alejhiselam]:
''Ka ndaluar i Dërguari [alejhiselam] të zbukurohet varri,të ulet mbi të dhe të ndertohet mbi të''.(Transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij).
Ndërsa e kanë shtuar Tirmidhiu dhe Nesaiu me zinxhir të vertetë:
'Dhe të shkruhet mbi varr'',është e ndaluar.

Dijetari:Abdul Aziz bin Baz ( Allahu e meshiroftë )
Përktheu:Lulzim Kabashi


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:06 p.m.
Teilen: